Cilët janë shpikësit e objekteve që përdorim në jetën e përditshme?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në shkurt ishte ditëlindja e Levi Strausit, babait të pantallonave xhins, i cili lindi më 26 shkurt 1829. Ne po ju prezantojmë edhe me shpikës të tjerë të objekteve që përdorim në jetën e përditshme, emrat e të cilëve nuk janë bashkëngjitur me shpikjet e tyre...

1. Stilolapsi: Lazlo Biro

Shpikësi hungarez, së bashku me vëllanë e tij, Giorgin, e prezantuan këtë shpikje revolucionare në panairin ndërkombëtar të Budapestit, më 1931 dhe morën patentën për të në 1938-tën. Biro ia shiti patentën Marsel Bich-it në vitin 1945 dhe shumë shpejt, stilolapsi u bë produkti kryesor i shoqërisë së tij, Bic.

2. Shiriti ngjitës transparent (natërbani):

Riçard Gërlei Drju

Drju, që punonte në ndërmarrjen 3M në Shën Pol, Minesota, shpiku një ngjitës transparent prej celofani në vitin 1925. Vetëm disa vite më parë, ai kishte shpikur një ngjitës jo të tejdukshëm, kur po përpiqej të gjente një mënyrë që t’i ndihmonte bojaxhinjtë të lyenin me dy ngjyra të ndryshme dy faqe muri që ishin ngjitur.

3. Furça e dhëmbëve:

Uilliam Adis

Sipërmarrësi anglez, lindur në vitin 1734, besohet se ka shpikur furçën e parë të përdorur në masë, në vitin 1780. Legjenda thotë se ai

Një makinë pa shofer e Google-it është përfshirë në një përplasje me një autobus në Kaliforni. Shoqëria teknologjike ka pranuar të paktën pjesërisht përgjegjësinë për aksidentin që ka ndodhur më 14 shkurt. Mendohet se ky aksident ka ndodhur ndërkohë që shoqëria po testonte 24 nga makinat e saj të pajisura me sensorë dhe kamera, afër zyrave qendrore të firmës në Silicon Valley. Në raportin e firmës thuhet se makina po përpiqej të sillej rrotull disa thasëve me rërë, me një shpejtësi prej 3 km/orë kur u përplas me autobusin që po udhëtonte me 24 km/ orë. Makinat e Google- it kanë bërë më shumë se një dyzinë përplasjesh, por në shumicën e rasteve kanë e mori idenë e furçës së dhëmbëve duke parë se si fshinin një dhomë me një fshesë.

4. Basketbolli: Xhejms Neismith

Loja e famshme e ka origjinën te një nevojë e doktorit kanadez Xhejms Neismith. Në vitin 1891, ky profesor fizkulture po përpiqej të mbante klasën e vet aktive gjatë një dite me shi dhe shpiku lojën që ne njohim të gjithë.

5. Leukoplasti:

Wrl Dikson

Gruaja e këtij punonjësi të firmës Xhonson&Xhonson shpesh pritej me thikë kur bënte punët e shtëpisë dhe ai nuk gjente garzë të zakonshme për ta vënë mbi plagën e saj. Kështu, ai vuri disa garza, të alternuara në një rrotull ngjitëseje dhe kështu, u shpik leukoplasti.

6. Syzet bifokale: Benxhamin Frenklin

Një nga baballarët themelues të SHBA- së, Benxhamin Frenklin, ishte një shpikës i shkëlqyer. Një nga shpikjet e tij ishin edhe syzet bifokale, të krijuara për njerëzit që vuanin edhe nga miopia, edhe nga hipermetropia. Shpikja e tij lindi nga nevoja, sepse ai vuante nga të dyja këto probleme në moshë të shtyrë.

7. Rrjeti botëror i internetit (World Wide Web-www): Tim

Bërners-Li

Shkencëtari britanik i kompjuterave, Tim Bërnërs-Li është shpikësi i Rrjetit Botëror të Internetit. Ai u shpall kalorës nga mbretëresha Elisabetë II në vitin 2004 për shpikjen e tij historike, pa të cilën nuk do ta mendonim sot ekzistencën tonë.

8. Kanoçja prej teneqeje: Piter Duran

Tregtari britanik ka meritën për idenë e ruajtjes së ushqimit duke përdorur kanoçe prej teneqeje. Patentën e ka marrë në vitin 1810, gjë që do të thotë se kjo shpikje është mbi 200 vjeçare.

9. Termometri: Galileo Galilei

Astronomi, fizikani, inx- hinieri, filozofi dhe matematicieni i famshëm italian thuhet se ka shpikur termometrin në vitin 1593. Një talent i vërtetë!

10. Super ngjitësja:

Harri Kuver

Kur punonte si kimist për firmën Eastman Kodak, Kuveri dhe kolegu i tij, Fred Xhoiner, shpikën super ngjitësen (ngjitësen e fortë). Kjo shpikje, për të cilën morën patentën në vitin 1958, u shit në fillim me emrin “Eastman 910”.

11. Letra higjienike:

Xhozef Gajeti

Megjithëse letra higjienike, në një formë apo në një tjetër, është përdorur që prej shekullit të 2-të p.e.s, ajo që ne përdorim tani është krijuar nga përpjekjet e Xhozef Gajetit, i cili e hodhi në treg shpikjen e tij në vitin 1857.

12. Zinxhiri i rrobave:

Uajtkomb Xhadson

Xhadsoni ishte një shpikës pjellor, me mbi 30 patenta shpikjesh në emër të tij, ku më i famshmi është zinxhiri i rrobave. Ai e shpiku atë në vitin 1890, pra, zinxhiri ekziston që prej 125 vjetësh.

13. Ajri i kondicionuar:

Uillis Karrier

Është e vështirë ta imagjinosh jetën pa ajrin e kondicionuar dhe për këtë duhet të falënderojmë Uillis Karrierin, që shpiku kondicionerët në vitin 1902. Ndërmarrja e tij me emrin Carrier Corporation, vazhdon të jetë një ndër prodhueset më të mëdha të kondicionerëve në botë.

14. Rripi i sigurisë në makinë: Nils Bohlin

Rripi i sigurisë me tri pika është një aksesor i domsodoshëm në shumicën e makinave moderne. Për këtë shpikje ne i detyrohemi një ish-punonjësi të firmës Volvo, Nils Bohlin, që doli në penson në vitin 1985 dhe pas vdekjes, u vendos në Tempullin e Famës së Shpikësve të vendit të tij.

15. Frigoriferi: Uilliam Kallen

Kalleni ishte një shpikës me shumë talente, fizikan, kimist dhe agronom. Ai bëri demonstrimin e parë të ftohjes artificiale në vitin 1756, në Edinburg, Skoci.

16. Fshesa me korent:

Hubert Sesil Buth

Fshesa me korent është shpikur nga puna e inxhinierit britanik, Hubert Sesil Buth. Të gjitha versionet moderne të kësaj pajisjeje të nevojshme elektroshtëpiake janë bazuar në shpikjen e Buthit, të vitit 1901.

17. Fshirëset e xhamit të makinës: Meri

Anderson

Më në fund, një shpikëse grua! Në vitin 1903, Andersonit iu dha patenta e parë për fshirëset e xhamit të makinës. Mekanizmi i saj ishte një levë brenda makinës që kontrollonte lëvizjen e një shtize të gjatë prej llastiku në anën e jashtme të xhamit.

18. Mausi (miu) optik:

Riçard Fransis Lion

Lioni, një student i universiteteve të Kaltehut dhe të Standfordit, mbahet si shpikësi i miut optik në vitin 1981, ndërkohë që punonte për firmën Xerox.

19. Televizori mekanik:

Xhon Logi Berd

Berdi është shpikësi i televizorit mekanik. Ai e demonstroi shpikjen e tij për herë të parë në 26 janar 1926. Berdi i votua në vendin e 44-t në listën e BBCsë ndër 100 shpikësit më të mëdhenj britanikë, bazuar në një votim të gjerë popullor në vitin 2002.

20. Televizori elektronik: Filo

Fernsuorth

Vetëm një vit pasi u zbulua shpikja e televizionit mekanik, shpikësi amerikan, Filo Fernsuorth, zbuloi në vitin 1927, prototipin e parë të televizionit elektronik, me përdorimin e tubit të videokamerës. Kur ishte adoleshent, ai e kishte vizatuar këtë mekanizëm në orën e kimisë.

21. Tastiera QWERTY: Kristofer Lathem

Shouls

Shpikësit amerikan Shouls dhe shokut të tij, Semuel Sule, iu dha patenta për një makineri për numërimin e faqeve në vitin 1864. Të dy më vonë bashkëpunuan me Karlos Glidenin për të bërë një makinë shkrimi, për të cilën morën patentën në vitin 1868. Ajo përfshinte tastierën QWERTY, që e përdorim edhe ne sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.