Shishqebap me peshk në zgarë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit - 300 gramë fileto salmoni

- 400 gramë fileto peshku tjetër (ton, merluc, etj.) pa hala Për marinadën - 250 gramë pana - 2 limona jeshilë - 2 thelbinj hudhra - disa fije shafrani - pak spec djegës, kripë, piper Përgatitja Në një tas, përzieni mirë panën, lëngun e një limoni, thelpinjtë e hudhrës së shtrydhur, shafranin, specin djegës, kripën dhe piperin. Pritini filetot e peshkut në kube të mëdha, vëreni peshkun në tas, mbulojeni me një plastmas dhe lëreni të marinohet të paktën 3 orë në frigorifer. Pastaj kullojini copat e peshkut nga marinada dhe futini në 4 shishqebapë, të cilët mund t’i vini mbi zgarë, ose në zgarën e furrës për 10 minuta, duke i kthyer rregullisht. Më pas, nxirrini. Ngroheni marinadën e lëngun e limonit tjetër për 3 minuta në furrë dhe pastaj lyeni me to shishqebapët e peshkut. Shërbejini të ngrohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.