Çfarë dini për grimin?

Intervista - - TEST -

1. Nuk ka problem nëse bini për të fjetur pa e hequr grimin. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Cili nga produktet e mëposhtme kozmetike i tërheq rrezet e diellit në buzët tuaja? a. Balsami i buzëve b. Lapsi i buzëve c. Shkëlqyesi i tejdukshëm i buzëve d. Buzëkuqi opak 3. Manikyri mund të lërë njolla në thonj. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Edhe produktet kozmetike antialergjike mund të shkaktojnë alergji. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Sipas disa ekspertëve, cili produkt duhet ndërruar çdo tre muaj? a. Rimeli b. Buzëkuqi c. Pudra

6. Cili nga veprimet e mëposhtme mund të nxisë shumimin e bakterieve në produktet kozmetike? a. Përdorimi edhe nga njerëz të tjerë. b. Ekspozimi ndaj dritës ose nxehtësisë. c. Përdorimi i grimit kur keni infeksion në sy. d. Të gjitha më sipër.

7. Disa buzëkuqe që prodhohen në SHBA, përmbajnë plumb. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Disa produkte grimi që prodhohen nëpër botë, kanë nivele të larta të plumbit. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. OBSH-ja i aprovon produktet kozmetike para se ato t’i shiten publikut të gjerë. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Një prodhues produktesh kozmetike detyrohet të raportojë për dëmtimet e shkaktuara nga produktet e tij. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Cili nga dëmtimet e mëposhtme ndodh më shpesh nga produktet kozmetike? a. Reaksione alergjike ndaj kremit-pudër. b. Dëmtim i thonjve nga thonjtë artificialë. c. Gërvishtja e syve me furçën e rimelit.

12. Në SHBA, një prodhues që thotë se një produkt kozmetik ka efektet pozitive të një ilaçi, mund të thyejë ligjin. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Nuk ka të dhëna të sigurta që e lidhin përdorimin e produkteve kozmetike me kancerin. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Rimeli mund të futet në sy kur flini, ndaj në mëngjes, mund t’ju kruhen sytë, t’i keni të skuqur, me korne të gërvishtur, ose edhe me infeksion. Sigurohuni ta hiqni grimin para se të shkoni në shtrat.

2. Përgjigjja e saktë është c- ja.

Shkëlqyesit e tejdukshëm të buzëve ofrojnë mbrojtje të paktë dhe mund të tërheqin rrezet ultravjollcë të diellit në buzë. Nëse doni që buzët tuaja të duken si të lagura, në fillim aplikoni një buzëkuq opak dhe mbi të, shkëlqyesin. Përdorni një balsam buzësh me faktor mbrojtës të paktën 30.

3. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Manikyret, sidomos ato me ngjyrë të errët, mund të shkaktojnë njolla në thonjtë e duarve dhe të këmbëve e t’i lënë ato me ngjyrë si të verdhë, ose të çngjyrosur. Thonjtë me njolla mund të rriten dhe të priten gradualisht, por kjo mund të dojë muaj.

4. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Fakti që një produkt është antilaergjik nuk do të thotë se ju nuk do të pësoni alergji ndaj tij. OBSH- ja nuk ka standarde për përdorimin e termit “antialergjik”, kështu që prodhuesit e produkteve kozmetike nuk i japin llogari askujt. Çdo produkti mund t’i vihet etiketa “antialergjik”, pavarësisht përbërësve që ka dhe asnjë prej tyre nuk është i garantuar që nuk shkakton një reaksion alergjik.

5. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Për shkak të rrezikut të infeksionit të syve, ju mund të mos përdorni grimin e syve, përfshi këty rimelin, lapsin dhe tonin e syve për aq kohë sa përdorni produktet e tjera kozmetike. Produktet në formë të lëngshme, ose kremoze mund të grumbullojnë baktere më lehtë, kështu që disa ekspertë këshillojnë zëvendësimin e rimelit çdo tre muaj. Nëse rimeli thahet, mos shtoni ujë ose pështymë për ta lagështuar, sepse mund të fusni edhe baktere.

6. Përgjigjja e saktë është d- ja.

Furçat, sfungjerët dhe gishtat grumbullojnë baktere dhe mikrobe të tjera nga lëkura, kështu që, nëse i ndani me të tjerët, mund të merrni edhe bakteret e tyre ( Lagia e furçave me pështymë i përkeqëson gjërat). Ekspozimi i tepruar në dritë, ose në nxehtësi mund të dëmtojë konservuesit që luftojnë bakteret, kështu që mos i lini produktet e grimit në një makinë të nxehtë. Gjithashtu, mos i përdorni kur keni infeksion në sy, si konjuktivit. Hidheni produktin që përdornit kur zbuluat infeksionin.

7. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Megjithëse disa buzëkuqë përmbajnë një sasi të vogël plumbi, ata janë për përdorim të jashtëm, kështu që ju mund të gëlltisni vetëm sasi të vogla të tij. Federata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit ( FDA) ka nxjerrë përfundimin se nivelet e plumbit në buzëkuqë nuk janë të rrezikshëm për shëndetin.

8. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Produkti tradicional i grimit që quhet khol ( pluhur i zi që përdoret më shumë në Lindje) përmban një sasi të konsiderueshme plumbi. Ai nuk lejohet të përdoret në prodhimin e produkteve kozmetike në Evropë, por mund të blihet nëpërmjet internetit. Disa tipe grimi për sytë kanë etiketën me termin “khol” për të treguar ngjyrën, por produkti nuk përmban khol.

9. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Një prodhues kozmetik mund t’i shesë produktet pa aprovimin e OBSH- së. Kjo e fundit nuk i aprovon produktet kozmetike, ose përbërësit e tyre, me përjashtim të përbërësve shtesë me ngjyra, që duhen testuar për sigurinë e tyre.

10. Përgjigjja e saktë është b- ja.

OBSH- ja nuk u kërkon prodhuesve të produkteve kozmetike të japin informacion për dëmet e shkaktuara nga produktet e tyre dhe nuk kërkon tërheqjen e tyre nga tregu, megjithëse mund t’i kërkojë prodhuesit ta bëjë këtë gjë. Produkti mund të hiqet nga tregu vetëm nëse OBSH- ja provon në gjyq se është i rrezikshëm, ose se thyen ligjin.

11. Përgjigjja e saktë është c- ja.

Dëmtimi më i zakonshëm nga grimi është gërvishtja e syrit me furçën e rimelit. Kjo mund të shkaktojë një infeksion të syve nëse nuk trajtohet dhe infeksionet mund të shkaktojnë plagë në kornenë e syrit, rënie të qerpikëve, bile edhe verbëri. Për të evituar këtë lloj aksidenti, mos e aplikoni rimelin kur jeni duke i dhënë makinës, ose nëse jeni në lëvizje.

12. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Në SHBA përdoret një term për këto lloj produktesh “Cosmeceutical” ( cosmetic+ farmaceutical - produkt kozmetik me efektet e një ilaçi), pra, që zbukuron dhe trajton një problem. Megjithatë, FDA- ja e klasifikon një produkt ose kozmetik, ose ilaç, në bazë të qëllimit të përdorimit të tij. Ajo nuk njeh asnjë kategori që është kombinim i të dyjave. Një shoqëri që deklaron si ilaç një produkt të cilin FDA- ja e ka klasifikuar si kozmetik, mund të thyejë ligjin federal të këtij vendi.

13. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Sipas specialistëve, “nuk ka të dhëna të sigurta që sugjerojnë se përdorimi i produkteve kozmetike, ose ekspozimi ndaj përbërësve në to gjatë përdorimit të tyre normal, shton rrezikun e kancerit”. Megjithatë, disa produkte nuk janë testuar si duhet, prandaj nevojiten më shumë studime në këtë drejtim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.