Gruaja e dytë u dashurua me djalin tim

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar) Pse nuk vij edhe unë te biznesi dhe të filloj të mësoj?

- Po deshe hajde zemër, por kam frikë se mos lodhesh.

- Po kur të lodhem, push

oj. - Mirë. E kështu ajo vinte te puna dhe i vumë një tavolinë te zyra e djalit që ta mësonte mbi menaxhimin. Tani ajo u kompletua dhe unë atë kisha si qëllim, që ajo të mos mërzitej e të kishte të plotësuar çdo nevojë. Ajo më jepte fuqi që të përballoja çdo vështirësi. Pra, po shkonte gjithçka mirë.

- Hë si dukesh, po mëson ndonjë gjë? - e pyeta një natë.

- Zemër, me atë mësues që më ke vënë ti, unë mësoj si të ndërtoj një raketë.

- I ka ngjarë babit apo jo? - i thashë.

- Po, zemër, ai është kopja jote. Je me fat që ke një djalë të tillë.

Kaloi një kohë e gjatë dhe ajo ia mori dorën mirë punës. Punonte me djalin tim dhe dukej se shkonin mirë. Një rast i rrallë që njerka të shkojë mirë me fëmijët, por ja që gjithmonë ka ndonjë kleçkë. Djali kishte arritur të lidhej me disa biznesmenë turq që e kishin ftuar në Turqi për të vizituar biznesin e tyre.

- Duhet të shkoj dhe unë, - tha nusja.

- Ja, shkojmë të tre! - i thashë unë.

- Por... ata kanë sjellë vetëm dy ftesa. Mirë, shko ti zemër me djalin tënd.

- Ç’thua baba? Duhet të jemi ne të dy, për ty nuk kanë sjellë ftesë.

- Mirë, - thashë si gjithmonë. Në fakt më erdhi pak keq.

- Herë tjetër shkojmë bashkë, zemër. – më qetësoi si gjithmonë ajo.

Ata ndenjën një javë. Pastaj erdhën turqit në biznesin tonë. Kudo i shoqëronin nusja me djalin, unë isha në plan të dytë. Edhe pse u mërzita pak, e dija se rinia është një hap më para se unë gjithmonë. Mirëpo në disa raste turqit kur flisnin me ta, u drejtoheshin sikur të ishin një çift bashkë dhe jo me mua. “Ah, pleqëri, mendova, po filloj të dyshoj te djali e te nusja! Eh, sa keq qenka të plakesh, fillon e mendon idiotësira”.

Ia hoqa vetes këtë mendim dhe e mora si punë të përbashkët të të dyve që biznesi ynë të ecte para. E në fakt, ashtu ishte; biznesi po ecte përpara me në krye ata të dy.

Megjithatë, këto dyshime nuk po më largoheshin, por po më shtoheshin. Ata të dy e kalonin gjithë ditën bashkë e kishte raste që rrinin edhe natën vonë. Unë nuk është se nuk merresha me biznesin, por isha mësuar ta bëja gjithçka vetëm. Një natë ajo u vonua shumë. Kur u largova unë për të takuar një biznesmen tjetër me të cilin kisha takim për një marrëveshje i lashë në zyrë të dy duke punuar dhe kur mbarova, mendova se do ta gjeja në shtëpi.

- Ku je moj zemër? - e mora në telefon.

- Ja, po pi një kafe me djalin tënd.

- Në fakt, është bërë si djali yt, se gjithë ditën me të rri.

- Zemër, nuk je mirë? - tha ajo. – pse më dukesh i shqetësuar?

- Unë mirë jam, por më mirë flasim kur të vish në shtëpi.

Ajo nuk vonoi dhe erdhi menjëherë. - Zemër, çfarë ke? - Çfarë kam unë? Atë që nuk e ke ti! Tani i ke vënë syrin djalit tim ë? U ngope me mua e tani do të marrësh atë?

- Zemër ke pirë? Ç’janë këto fjalë? Ç’është kjo akuzë?

- Atë do të ma thuash ti. Gjithë ditën i je qepur djalit tim e tani po i qepesh edhe natën.

- Këto që po thua janë një idiotësi. Po ta dinte ai se ti mendon kështu...

- Ja, ta thërrasim edhe atë tani. – mora telefonin dhe i thashë djalit të vinte. Ai erdhi menjëherë sepse mendoi se çfarë më kishte ndodhur.

- Babai yt mendon se ne jemi të dashuruar. Ja, pse të ka thirrur!

- Ç’janë këto fjalë baba? Ke pirë gjë?

Ai dukej shumë serioz dhe mua m’u duk se po i fajësoja pa faj, kështu që e zbuta bisedën. Por vetëm për djalin tim e bëra këtë se në vazhdim ende më rrinte në mendje çdo moment ky mendim, andaj i kërkova nuses të shkonte tek e motra për disa ditë. Doja ta largoja e të shihja a mund të rrinin larg njëri-tjetrit. Ajo në fillim nuk deshi, por unë gati e detyrova. Kaloi një javë e nuk i telefonova. As ajo mua. Kur sh- kova në zyrë, pashë disa dokumente që ajo i kishte firmosur para dy ditësh.

- Si i firmosi ajo këto dokumente? - e pyeta djalin.

- E thirra unë, se ishin urgjente.

- Po mua, pse nuk më the?

- Që të mos dyshoje, ja pse!

Në fakt, mua dyshimi m’u shtua edhe më.

- Mos e thërrit më pa e ditur unë.

Unë përsëri nuk e mora një kohë të gjatë në telefon. Ajo e kuptoi atë që doja të bëja dhe më mori vetë një ditë. U takuam dhe biseduam, por edhe unë nuk i tërhoqa akuzat e mia. Edhe ajo vetë kuptoi se nuk mund të rrinte me mua përderisa unë dyshoja, kështu që e ndava. Ishte apo nuk ishte e vërtetë atë nuk e mora vesh, por unë besoj shumë te vetja, prandaj e di se 80 për qind ajo donte të lidhej me djalin tim...

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.