Distancë e etur

Intervista - - POSTA -

Ato që shpirtin ma ushqenin gjithmonë... Të kërkoj në ëndërr, më ndiz një fanar, Të kërkoj në këngë, ku notat kumbojnë, Ku të të gjej ty, o dashuria ime e parë?!

Luljeta Gj. Pashollari Një distancë më mban të etur Nuk është diell as shkretëtirë... Një burim kujtimesh, mbetur E unë kurrë në të s’kam pirë! Një distancë më mban të etur Në boshllëkun që le ti Një burim prej lotësh, mbetur Unë në të nuk mund të pi! Një distancë më mban të gjallë Më jep frymën në këtë botë Një burim i mbushur mall Etjen time s’shuan dot Një distancë më mban pa vdekur Largësia “unë dhe ti” Pranë burimit rri i etur Çfarë të pi, lotët e mi!?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.