Bija ime!

Intervista - - POSTA -

Atë ditë të pashë të mërzitur, të heshtur, edhe pse ëndrrën për pak minuta kishe prekur, fjala, buzëqeshja, ledhatimi, t’u neveritën më shumë se mjerimi. Unë përsëri të putha në sy e në ballë, kuptova që kishe më shumë se një hall, në dhjetëra lodra e personazhe të ftohta, mungonte lëvizja e frymës së ngrohtë. Nuk e kuptoja ç’kisha bërë, një engjëlli pa legjione i bëhet çasti ferr, bija ime, s’mund të të lë në vend të huaj, as të dëgjoj nga ty fjalët: Po vuaj! Bujare e vërtetë me ecje elegante, ty të magjeps lindja dhe perëndimi i diellit, dëgjo pakëz me zë të lartë e të qartë, si vullkani i etshëm për liri, duhet të kesh dashuri!

Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.