PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Burrat e cilës krahine shqiptare i trajtojnë më mirë gratë? Nevi.

- Mendoj se korçarët janë më të mirët, se unë kështu e kam. Është shumë i sjellshëm, nuk bën siç bëjnë burrat shqiptarë në përgjithësi. Ka respekt për femrën, me pak fjalë. Ndaj them se kjo krahinë i ka më të mirët. Anila.

- Malësorët i trajtojnë më mirë, krahina e Burrelit. Duken të ashpër në pamje të parë, por janë shumë të sjellshëm dhe janë shtylla e shtëpisë, punëtorë dhe të përgjegjshëm ndaj familjes. Luljeta.

- Përmetarët jane burra per shtepi. Ashtu do e zgjedh burrin tim. Bina

- Më thoni a jeni dakord që të ndërtohet këndi i lojërave te liqeni, apo kemi probleme të tjera më të mëdha se ky? Merita.

- Jam kundra këtyre lloj ndërtimeve, një park kemi të shkretin, pse të mos e ruajmë si natyrë; të kemi një vend ku të thithim pak ajër të pastër?! Por them se ajo rrëmujë që u bë ishte e tepruar. Duhet të bëjmë grevë për papunësi, për bukën e gojës, për njerëz që po vrasin veten nga skamja dhe mjerimi. Lola.

- Si ju duket reagimi i parlamentarëve tonë? Uh se harrova, po fjalori i kryeministrit? E lodhura.

- Ne nuk kemi më parlament, por dallaverexhinj, të njëjtën gjë them dhe për kryeministrin. Unë i shoh seancat e tyre për të qeshur, sado që në fund dëshpërohem shumë kur shoh se çfarë fjalori kanë, se si i trajtojnë hallet tona. Luftojnë për karrigen e tyre dhe asgjë nuk bëjnë për ne. Linda.

- Një pyetje qesharake kam: A bëni thashetheme dhe për çfarë konkretisht? Grifsha.

- Kur jam me shoqen e ngushtë bëjmë vetëm për meshkujt me thënë të drejtën, se si sillen, si janë etj. Për femrat, nuk para bëjmë. Besa.

- Aman, çfarë pyetjeje! E ku ka shqiptar që nuk bën thashetheme. Ne grupi ynë i marrim gjithë nëpër gojë kur jemi në kafe, e kemi hobi me thënë të drejtën hahah. Sonja.

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- Zgjidh atë që është i dyti e me të cilin ke rënë në dashuri pas të parit sepse po ta doje vërtetë të parin, nuk do të dashuroheshe me të dytin. Më beso në këtë që po të them. Ndodh, nuk është diçka e jashtëzakonshme. Ela.

- A besoni në shoqatat jo fitimprurëse? Mua më duket sikur pas tyre ka pisllëqet më të mëdha që ekzistojnë. Kush nga ju ka patur ndonjë të mirë prej tyre? S’e kuptoj një herë çfarë të mire kanë? Ada.

- Me thënë të drejtën, kur nuk besoj më te politikanët tanë që dalin aty hapur, si mund të besoj te shoqatat të cilat siç e keni shprehur edhe vetë, duket sikur fshihen pas buzëqeshjeve dhe fjalëve të tyre boshe. Një komshia ime kishte shumë probleme dhe e dërgova te një shoqatë me shumë emër, që ta ndihmonin. Ata jo që nuk e ndihmuan, por dhe donin ta përdornin për qëllimet e tyre të pisëta. Ndaj jam me ju. Mirko.

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Jam kundër mbajtjes së armës, ne jemi popull shumë gjaknxehtë, nuk kemi ne mentalitetin apo qetësinë e duhur për të mbajtur armë. Reagojmë edhe për budallallëqe, nuk jemi në atë stad. Në rastet më ekstreme do ishte mirë të mësonim karatenë, të paktën ta paralizonim dikë që mund të na bëhej sulmues apo të tentonte të na bënte keq. Sajmiri.

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

- Artistët fitojnë lekë sepse atje i vlerësojnë më shumë, sidomos tallavaxhinjtë haha. Shqiptarët ngaqë i merr malli për muziken shqiptare, çfarëdo që të dëgjojnë shqip, e vlerësojnë dhe e shijojnë në maksimum. Iliri.

- Ata që studiojnë këtu shumë dhe nuk çajnë përpara, jashtë gjithmonë zënë vend dhe bëhen me emër madje sepse atje vlerësojnë punën, inteligjencën dhe sinqeritetin, ndërsa në Shqipëri u japin krah vetëm atyre që e kanë xhepin të ngrohtë. Rina.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Akoma nuk je ndarë nga ai moj vajzë? Po do të martohesh edhe ti një ditë, si do të ndiheshe po të merrje vesh që bashkëshorti yt ka një lidhje?! Vera.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Ai shoku ju dashuron dhe duke parë që ju nuk i përgjigjeni siç dëshiron ai, atëherë është kthyer në armikun tuaj, ndaj largojeni nga vetja. Ai nuk është më shoku yt i ngushtë, por armiku, më dëgjo mua. Vagabondi.

- Janë shtuar shumë “artistët”, po kush quhet i tillë, ato që nuk dinë të lidhin dy fjalë ama nxjerrin bythë e gjoks apo ato që janë vërtet artistë, por që janë zhdukur nga ekranet tona?! S’e kuptoj këtë gjë, është çështje marketingu apo këtë kategori do populli të shohë? Emigranti Gjermani.

- Epo, ato po bëjnë lekë dhe sidomos ato që janë të bëra me silikonera dhe bëjnë striptizë në vend të këngës. Bëjnë një tekst me 4 rreshta dhe vetëm sepse përdridhen dhe në tekst kanë fjalën “butty butty”, fitojnë me miliona. Është bërë muhabeti bythë me pak fjalë! Laura.

- Si do ta përcaktonit apo silleshit me motrën tuaj nëse ajo bëhet xheloze për lumturinë tuaj? E trishtuara.

- Do ta merrja mënjanë dhe do t’i flisja hapur se ku e ka hallin që bëhet xheloze, do mundohesha të kuptoja se çfarë e shtyn të ketë këtë lloj ndjesie. Nuk është normale që motra të bëhet xheloze, por sot kanë ardhur ditë të këqia dhe nuk po njohim dot më vetveten, jo më motrën. Është për të ardhur keq. Elona.

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? Lida.

- U pëlqen sfida meshkujve, u pëlqen të mundohen pak në lidhje me një femër. Kështu bien më shumë në dashuri e dëshirojnë më shumë një femër, ndaj edhe bëjnë një zgjedhje të tillë. Kot nuk thonë “paç fatin e kurvës”. Përfundimisht, meshkujt janë budallenj, edhe pse jam vetë mashkull e pranoj këtë gjë. Kristo.

- Im shoq më ka tradhtuar sistematikisht me të njëjtën femër dhe unë e mora vesh vetëm tani, pas dhjetë vjetësh. Ju, do të ndaheshit apo do ta falnit? Ndihem shumë e lënduar. Dalida.

- Do ta ndaja dhe nuk do ta falja kurrë më, përderisa e ka bërë këtë gjë sistematikisht. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. Askush nuk ndryshon, ndaj largohu nga ai. Vera.

- A do ta shisnit dinjitetin tuaj për një vend pune? Nëna pa përkrahje.

- Çdo gjë e ka një zgjidhje, ndaj nuk do të shkoja gjer në këtë pikë. Do ta gjeja një punë se s’bën, ndryshe do ikja jashtë shtetit dhe do të kërkoja azil, ama veten nuk do ta shisja kurrë. Silva.

- Në cilën fushë të jetës do të donit të kishit më shumë sukses? Andi.

- Në punë, nëse do kishe punën e mirë dhe fushat e tjera do të funksionin shumë mirë, do të vinte sigurisht edhe paraja. Nga papunësia sot janë ndarë shumë çifte. Eri.

- Do të martoheshit sepse ai ka lekë dhe të ofron gjithë rehatinë e botës, edhe pse nuk ka dashuri? Nadia.

- Me këtë kohë që ka ardhur, sigurisht që do të martohesha. Është bërë jeta llogari. Dashuria një vit shtyhet, pastaj ç’do hamë, apo zemren e njëri-tjetrit?! Ledi.

- Më mirë një femër e urtë apo pak e egër? Garipi.

- Më mirë një garipe, si ju garip haha. Janë më të mira dhe më të dashura se këto të urtat. Këto të urtat janë si qengji që pi qumësht te dy nëna. Nuk ke ç’i do fare.

- A mund të ndërtohet demokracia nga ish-komunistët? Cili është shkaku kryesor i prapambetjes tonë si vend? Denisi.

- Sepse drejtohemi nga fëmijë komunistësh, duhet akoma punë të ndërtohet vendi ynë dhe të pastrohet nga e kaluara. Duhet të kalojnë edhe katër breza që të kemi demokraci 100 % të vërtetë. Niku.

- I dashuri më ka kërkuar që të lë kursin e kërcimit vetëm nga xhelozia. Ju, si do të vepronit po të ishit në vendin tim? Unë e kam pasion kërcimin. Arjeta.

- Unë po të isha në vendin tënd do vazhdoja kërcimin me pak orë më shumë ama. Po të dëshironte, mund të vinte të kërcente edhe ai me mua, ose përndryshe i bëj gati pasaportën dhe rrugë të mbarë do kishte nga unë. Jam e pastër me veten dhe nuk lejoj të më ofendojë me xhelozinë e tij. Elle.

- Kjo puna e tatime-taksave më duket pa lidhje fare. Unë jam rrobaqepëse, për çfarë më shërben kasa? Më kanë mbyll dyqanin, me këtë ha bukë... Zonja.

- Pa lidhje mund ta quash ti, e dashur zonjë, por kudo ka taksa dhe tatime. Çdo degë ka tatime të ndryshme, problem është që këtu tatimet janë të njëjta si për ty që nxjerr bukën e gojës, si për atë bosin që nxjerr milionat. Aty jam me ty, siç të vjedh shteti, po ashtu bëj dhe ti. Mbylle dyqanin dhe puno në të zezë. Bashkimi.

- Nëse do të mbyllej Facebooku përgjithmonë, si do të ndiheshit? Ana.

- E vërteta është që jam mësuar tashmë me të dhe do mërzitesha, është një mënyrë shumë e mirë komunikimi dhe të mban të lidhur me njerëzit e tu kudo që ndodhen në botë. Mund të thoni se ka dhe mënyra të tjera, po si Facebooku nuk është asnjë. Mara.

- Nëse një vajzë të vë kushte për t’u ndarë nga prindërit kur i propozon për martesë, si do të vepronit ju? Djali anonim.

- Si do të veproja? Po ja, në momemtin që kam vendosur të jetoj me vajzën, do bisedoja dhe do të gjenim një zgjidhje. Kur tjetri më vë kushte pa shikuar më tutje, atëherë ai person nuk është për mua. Nuk them t’i mbaj në shpinë gjithë jetës, por dhe t’i heq fare nga jeta ime s’do lejoja asnjë njeri në botë të më kërkojë një gjë të tillë. Beni.

-Në fakt unë mendoj se do ia them vetë i pari. “Dua të jetojmë më VETE dhe të mos presësh ndihmë nga dy pleqtë e mi”. Nardi.

- A do të shkonit kollovar te shtëpia e nuses? Klajdi.

- Ashtu siç kanë ardhur tashmë kohët, jo një herë, por edhe dy, edhe tre herë do veja kollovar. Këtu shikojmë si të rehatohemi në jetë, nuk duhet të shikojmë mendime të prapambetura njerëzore. Jeta është e shkurtër të mendoj unë se çfarë thotë njëri apo tjetri. Aveniri.

- Pse janë më xhelozë ata që tradhtojnë sesa ata që janë drejt e drejt? X vajzë

- Epo, është e qartë pse janë, sepse janë tradhtarë. Është si puna e hajdutit, që ruhet nga të gjithë sepse është mjeshtër në vjedhje. Ashtu edhe tradhtari bëhet xheloz se është vetë ai që ka bërë pisllëqe dhe mendon që të gjithë janë po si ai. Prandaj edhe janë më xhelozë. Këtë mendoj unë, mbase dhe nuk jeni dakord... Leta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.