Isha sëmurë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Isha shtatzënë

- Kunata ime ka parë në ëndërr sikur isha shtatzënë 7 muajshe me një djalë. Ç’do të thotë? - Ëndrra nuk ka lidhje me ju. Ajo tregon që kunata juaj ka plane për jetën e saj. Ndoshta këto plane ajo mund t’i bisedojë me ju dhe ju do t’ia miratoni ose në njëfarë mënyre do ta mbështesni. Kjo është ëndërr pozitive për atë, sepse shtatzanitë janë plane të suksesshme në përgjithësi, por kjo ëndërr ndikon pozitivisht edhe te ju.

Varre dhe fantazma

- Kam parë në ëndërr sikur isha me ishshokët e 9- vjeçares dhe papritur m’u shfaqën varre. Duke ecur, m’u shfaq një person si ajër, si fantazëm, pak a shumë me ngjyrë blu të hapur. Ai vrapoi të më kapte, ndërkohë që unë vrapoja ngadalë në disa shkallë. Sa donte të më kapte, unë bërtita dhe më doli gjumi. Pres një shpjegim se jam i shqetësuar. - Diçka ju lidh me të kaluarën; një ngjarje, persona ose dhe thjesht keni nostalgji sepse ish- shokët përfaqësojnë të kaluarën tuaj. Varret e fantazma kanë përsëri lidhje me të kaluarën tuaj dhe me mbylljen tuaj në vetvete. Diçka ju mundon dhe ju pengon të ecni përpara në jetë. Këtë gjë e dini vetëm ju, sepse kaq mund të kuptojmë nga ëndrra juaj. Dimë t’ju themi se, sado që e kaluara ju përndjek, ju përsëri arrini t’i ikni, pra, në thelb, dëshironi të ecni përpara. Por nëse dëshironi të ecni përpara, do t’ju duhet shumë vullnet dhe vendosmëri për të mos e kthyer më kokën pas. Jeta është tani, këtë gjë kini parasysh dhe do t’ia dilni mbanë. - Shihja në ëndërr sikur isha shumë e sëmurë me temperaturë dhe i kërkoja mamit të më dërgonte në spital, por ajo nuk pranonte. Temperatura filloi të më rritej dhe nisi të më dhimbte edhe koka mbrapa. Pas pak, pashë babain tim të vdekur që po më dërgonte në spital. Ju lutem, më tregoni, çfarë do të thotë? - Nëse nuk keni patur ndonjë siklet shëndetësor në ato ditë ose në ato momente kur po flinit, një ëndërr e tillë paralajmëron që ta kini më shumë kujdes veten tuaj. Ka shumë mundësi të keni patur dhimbje koke gjatë natës, ndaj e keni parë një ëndërr të tillë. Edhe shfaqja e babait tuaj që nuk jeton më, tregon pikërisht këtë gjë, që duhet të keni kujdes me shëndetin, pasi mund të kaloni ose keni kaluar ndonjë grip. Ju uroj shëndet!

Ish-i dashuri u nda

- Kam parë në ëndërr sikur ish-i dashuri im u nda nga e fejuara. Çfarë do të thotë kjo, a do të ndahet vërtet? Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. - Jo, ish-i dashuri juaj nuk do të ndahet nga e fejuara. Ëndrra juaj tregon dëshirën tuaj që ai të ndahet vërtet, pasi ai djalë ju ka ngelur merak. Vajzë e dashur, një ëndërr e tillë nuk është e mirë për ju, sepse tregon gjithashtu se jeni e fiksuar pas tij dhe ndërkohë, jeta po ju ikën kot duke menduar për të kaluarën. Jetoni jetën tuaj dhe hidheni pas të kaluarën. Në momentin që do të shikoni përpara, do të keni njohje të reja edhe më të bukura.

Vajza ime

- Quhem Dea. Në ëndërr pashë sikur unë me një shoqe po pinim kafe dhe po diskutonim, nuk e di për çfarë. Po në atë moment, vajza ime u çua në këmbë dhe tha: “Mami, unë bëhem si ti, por nuk flas si ti”. Në ato momente unë u ula në gjunjë, e shtrëngova në bel dhe fillova të qaja aq shumë sa po më digjnin sytë. Pastaj pashë veten duke kaluar në disa dhoma me njerëz dhe unë ecja duke e mbajtur kokën poshtë. - Një ëndërr e tillë tregon se ju keni disa rezerva në lidhje me tipin tuaj dhe te va- jza e vogël shikoni cilësi dhe vese tuajat. Ndoshta thellë në nëndërgjegjen tuaj kjo gjë nuk ju pëlqen. Do t’ju pëlqente që vajza juaj të ishte shumë më e mirë se ju dhe të arrinte në jetë ato gjëra të cilat ju nuk i arritët dot. Pra, vajzën e shikoni si realizimin e ëndrrave tuaja në njëfarë mënyre, ama duhet të keni kujdes, sepse fëmijët duhet të lihen të lirë të zgjedhin çfarë duan të bëhen në jetë, nuk mund t’u imponosh diçka që e keni pëlqyer ju dhe që ndoshta vajza nuk e pëlqen. Ne prindërit mund t’i lëndojmë fëmijët pa e menduar. Këtë e them duke u nisur nga fundi i ëndrrës suaj, që qani dhe që ju djegin sytë. Ju e adhuroni vajzën tuaj, ama kini parasysh të mos ia zini frymën duke u treguar shumë posesive me të. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.