Si t’i ngre vithet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë 28 vjeçe, që ushtrohem shumë për të patur fizik të bukur, ama kam një problem, nuk bëj dot ushtrime me pesha, sepse më dhemb shumë mesi. Unë dua ca ushtrime për tonifikimin e vitheve, për t’i ngritur pak, por pa pasur nevojë të përdor pesha sepse më kanë thënë që vetëm me pesha arrin rezultate të mira.

Mario, instruktor: - E nderuar 28 vjeçare, nuk janë të domosdoshme peshat për të arritur rezultatin pozitiv që dëshironi ju. Sigurisht që edhe peshat kanë një rol shumë të rëndësishëm, por në rastin tuaj, që keni probleme me mesin, është mirë t’i evitoni ato. Në këtë përgjigje, unë po ju ilustroj me figurë disa ushtrime për vithet, që ta keni më të lehtë për t’i ushtruar. Mjafton që secilin nga këto ushtrime ta bëni nga 25 herë dhe është njësoj sikur t’i keni bërë me pesha.

Ushtrimi nr. 1. Siç jeni në këmbë, me gjunjët pak të përthyer, përkuluni sikur të jeni duke u ulur në karrige dhe kur ngriheni, njërën këmbë ngrijeni nga ana e jashtme, siç e shikoni në figurë. Bëjeni këtë ushtrim 25 herë për secilën këmbë.

Ushtrimi 2. Shtrihuni në dysheme me kurriz (është figura 2, sipas radhës) dhe siç jeni në atë pozicion, ngrijini vithe për nga lart dhe ulini avash afër dyshemesë, por jo plotësisht. Bëjeni edhe këtë 25 herë.

Ushtrimi 3. Siç jeni në këmbë, si në figurë, përkuluni siç ju thashë më sipër, sikur të jeni duke u ulur në karrige, por me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave tuaja dhe përkuluni si në figurë. Bëni ulje e ngritje drejt në këmbë, 25 herë.

Ushtrimi 4. Shtrihuni në dysheme si në figurë dhe hapini këmbët siç e shikoni. Bëni hapje dhe mbyllje të gjunjëve deri në 25 herë.

Të gjitha këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që të keni vithe të tonifikuara dhe në formë më të bukur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.