A trashëgohen hemorroidet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam probleme me hemorroidet. Kam patur edhe në të kaluarën, por tani kam më shumë. Kam përdorur injeksione për largimin e dhimbjes dhe disa medikamente që më kanë thënë se e qetësojnë zorrën, por përsëri asgjë. Ju lutem, më thoni nga se vjen ky problem me hemorroidet, a është i trashëguar? E ka patur babai im, ndaj ju pyes. Faleminderit dhe me respekt për ju.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: - Hemorroidet janë zgjerime të enëve të gjakut në zonën fundore të zorrës, në anus. Mund të jenë të brendshme dhe të jashtme (kur ato shihen me sy ose preken nga i sëmuri). Hemorroidet kanë lidhje me trashëgiminë, pra, të sëmurët kanë një predispozicion gjenetik.

- Përsa u përket hemorroideve, shumë e rëndësishme është dieta dhe një jashtëqitje e rregullt (një herë në 24 orë njeriu duhet të ketë jashtëqitje). Përsa u përket ushqimeve, duhen evituar të skuqurat, pikantet, pijet alkoolike dhe duhani. Në momentet e acarimit duhet të bëni një vizitë te mjeku specialist pasi duhen parë çfarë lloj hemorroidesh janë, me tromb ose pa tromb, pasi në bazë të kësaj, ndryshon edhe mjekimi. Pra, me pak fjalë, ju duhet një vizitë e hollësishme dhe ekzaminime për të nxjerrë diagnozën e saktë dhe për të marrë mjekimin e duhur. një zgjidhje më racionale të rastit tuaj. Gjithsesi, nëse do të kisha një panoramë më të qartë të analizave dhe të ekzaminimeve të tjera, do ta kisha më të lehtë për të vlerësuar gjendjen tuaj funksionale të tiroides në këtë moment. Vetëm kur të sigurohemi që tiroidja është me funksion normal (sigurisht që ju po mjekoheni me barna për të normalizuar funksionin e shtuar) vetëm atëherë mund të vazhdoni më tej për zgjidhjen përfundimtare në heqjen totale të gjëndrës tiroide. Të shkuara. Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.