Mjekët më kanë thënë të heq tiroiden

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Elona, 32 vjeçe, nga Tirana. Prej tre vjetësh vuaj nga sëmundja e tiroides. Doktorët më thonë se është sëmundja e Bazedovit dhe më kanë rekomanduar të marr një mjekim përfundimtar me jod radioaktiv ose me operacion. Problemi është se unë kam një fëmijë të vogël 1 vjeç, ndaj i kam shtyrë këto procedura, por gjendja ime vazhdon të jetë jo e mirë. Çfarë më sugjeroni ju momentalisht?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: - E nderuar Elona, duke ju falënderuar për pyetjen tuaj interesante, doja t’ju vija në pah faktin se sëmundja e Bazedovit është një sëmundje jo e rrallë e gjëndrës tiroide, në bazë të së cilës qëndron vetëshkatërrimi i gjëndrës tiroide nga sistemi imunitar i personit që e mbart sëmundjen. Kjo njihet ndryshe si sëmundje autoimune, pra, sëmundje që vjen nga probleme të mbrojtjes imunitare. Duke vazhduar sqarimin për këtë sëmundje, ju informoj se herët a vonë ajo çon në prishje të funksionit të gjëndrës tiroide që me pak fjalë, do të thotë se tiroidja kalon në një gjendje tjetër prodhimtarie dhe kryesisht, në shtim të prodhimit të hormoneve të saj ose siç quhet në gjuhën mjekësore, hipertireozë. Meqenëse është sëmundje që prek moshat e reja, edhe kujdesi duhet të jetë më i madh, në aspektin që duhet të ndërhyhet shpejt me barna, në mënyrë që të mos kemi rëndim të kësaj sëmundjeje dhe shfaqjen e disa komplikacioneve të saj. Nuk po ndalem te shenjat klinike të sëmundjes, por duke i dhënë shpjegim pjesës së dytë të pyetjes tuaj, pra, nëse do ishte më mirë të bombardohej me jod apo të operohet, do të thoja që vendimmarrja i takon mjekut që ju ndjek. Gjykimi rreth terapisë përfundimtare do të varej nga shumë faktorë, nga gjendja e përgjithshme, nga dëmtimet e syve dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese apo jo.

- Parimisht, kjo sëmundje nuk preferohet të bombardohet me jod radioaktiv për shkak se marrja e jodit mund të çojë në rëndim të problemeve të syve dhe kjo do të sillte për pasojë një sëmundje të dytë më të rëndë se e para. Njëkohësisht trajtimi me jod radioaktiv do të sillte shkatërrim përfundimtar të tiroides për arsye se tiroidja e sëmurë me këtë sëmundje “mezi pret” të thithë çdo lloj jodi që vjen nga jashtë, qoftë ky “i mirë apo i keq”. Personalisht, ndërhyrjen kirurgjikale do ta konsideroja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.