Është e rrezikshme heqja e nishaneve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Albana, dua të di nëse mund të largohen nishanet. Kam në faqe një nishan që duket sikur po zmadhohet, është në ngjyrë kafe të errët dhe përveç kësaj, ka dhe dy qime në të. Më kanë thënë që heqja e nishaneve është e rrezikshme. A është e vërtetë?

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: - Heqja e nishaneve mund t ë bëhet për arsye estetike dhe për arsye mjekësore. Nëse një nishan shfaq ndryshime të tilla si: konture të çrregullta, ndryshime të ngjyrës ose madhësisë së nishanit dhe nishani është asimetrik, duhet t’i drejtoheni mjekut dermatolog për të bërë një kontroll me dermatoskop për të marrë informacione më të detajuara rreth gjendjes së nishanit. Nëse pas kontrollit vihen re elementë të dyshimtë, heqja e nishanit me rrugë kirurgjikale është e detyrueshme dhe nishani i hequr dërgohet për analizë histopatologjike.

- Nëse nishani është normal, bëhet heqja për arsye estetike me rrugë kirurgjikale ose me lazer. Procedura e heqjes së nishanit me lazer nuk mundëson bërjen e biopsisë së nishanit dhe përdoret vetëm në rastet e heqjes së nishanit për arsye estetike. Pra, nëse një nishan është normal, heqja e tij nuk paraqet asnjë problem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.