Ju pyesni mjeku përgjigjet Mund të kesh sinusit në sy?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Agroni, ju për- shëndes. Jam një djalë në moshë të re. Pas disa shqetësimeve që kisha herë pas here me dhimbje koke që zgjasnin shumë, një patolog më tha se dyshonte mos kisha sinusit në sy. A është e mundur kjo gjë? S’e kam dëgjuar asnjëherë...

Dr. Agron Islamaj, neurolog: - I nderuar lexues, së pari do ju thoja që nuk di të ketë sinusit në sy, pasi sinuset janë disa gropa që ndodhen në kafkën e kokës e konkre- tisht, në nivelin e ballit (frontale), si dhe në nivelin e faqeve (maksillaret). Ato mund të pezmatohen ose sëmuren në rast të një infeksioni që vjen nga dhëmbët, ose nga mikrobet e ardhura me rrugë të tjera, si për shembull nga gjaku etj.

- Ka edhe sinusit që mund të ketë shkak alergjik, për shembull, nga poleni i luleve, nga ushqimet e ndryshme ose nga shkaqe të tjera, që mund të jenë në stinët e ndryshme të vitit, siç mund të ndodhë edhe në rastin tuaj e që mund të shoqërohet me dhimbje koke, kullim hundësh etj. Për këtë ka mjekime të posaçme, por unë do t’ju këshilloja të konsultoheshit me një mjek specialist (otorino-laringolog), i cili jo vetëm që do t’ju ndihmonte për zbulimin e shkakut, por edhe do t’ju jepte një mjekim sa më efikas, që ky shqetësim të mos ju përsëritet më. Pra, mos qëndroni me dyshimet e patologut, por vizitohuni konkretisht për gjendjen tuaj që të zbulohet shkaku dhe të mësohet se çfarë është konkretisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.