Si të kujdeseni për veten sipas shenjës së horoskopit?

Intervista - - HOROSKOPI -

Saturni është ende në shenjë dhe ju jeni shumë të ndërgjegjshëm për ndikimin që keni te të tjerët. Kjo nuk do të thotë se ju abuzoni me të, por e dini se ç‘mund të kërkoni ose jo. Do t’ju bëjnë propozime për projekte profesionale që duken mjaft interesante, por që janë jashtë punës që bëni aktualisht. Ju takon juve të organizoheni për t’i përballuar me sukses, ose të refuzoni. Afërdita në shenjën e Ujorit është pozitive për lidhjen tuaj. Partneri/ja do të bëjë përpjekje të vërteta në këtë drejtim.

Marsi është në shenjën e Akrepit deri më 12 mars dhe ndikimin e tij do ta ndiejnë më shumë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Kështu, do të ndiheni plot forcë të brendshme, vendosmëri e energji, cilësi që do t’ju shërbenin për të filluar projekte të guximshme. Kështu, mund të shkruani një libër, të rishkruani CV-në tuaj, të hapni një faqe interneti, të merreni me vizatim, me tango apo salsa. Ju keni etje për gjëra të reja dhe e ndani gëzimin e jetës me njerëzit që ju rrethojnë. Humori sarkastik që keni, relakson atmosferën rrotull jush.

Ju karakterizon paqja e brendshme dhe, megjithëse përgatiteni përsëri të përballoni trazira të ndryshme në jetën tuaj, dini si të bëni, ditë pas dite, përpjekjet e nevojshme që gjithçka të shkojë mirë. Ju do të gjeni forcë për të përballuar gjithçka, megjithëse kjo duket e vështirë tani. Kështu, do të guxoni të kapërceni disa frikëra apo ankthe dhe kjo do t’ju lejojë të realizoni synime që i mendonit prej kohësh. Guxoni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë, mos i bëni të gjitha gjërat vetëm.

Plutoni ju shtyn të bëni përparime në të gjitha fushat dhe ju do të perceptoni ndryshimet që janë bërë në Pengojeni veprimin plakës të kohës, rinovohuni dhe ndihuni të freskët, duke pasur si udhërrëfyes planetin e shenjës suaj. Disa hapa të thjeshtë, duke u bazuar te shenja juaj, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim...

(Vijon nga numri i kaluar)

Peshorja

Herën tjetër, kur të shkosh për të blerë rroba, kujtohu të blesh një palë xhinse që do të nxjerrin në pah të pasmet e tua. Është e vërtetë, gratë e shenjës tënde bëjnë gjithçka që të tjerët të vlerësojnë të pasmet e tyre! Mëso pra t’i nxjerrësh në pah me mënyrën më të mirë të mundshme. Bëj që buzët e tua të duken të freskëta dhe të fryra duke zgjedhur shkëlqyesin e duhur dhe do të shohësh si do të ndryshojë menjëherë fytyra jote. Zgjidhi me kujdes rrobat që vesh. Bëji të gjithë të befasohen me një pamje më të sofistikuar dhe më moderne. Joshja dhe sjellja jote plot finesë kanë qenë gjithmonë pika jote e fortë. Mëso t’i nxjerrësh ato në pah sa herë të jepet mundësia.

Mëso më në fund të zgjedhësh miqtë e tu! Mbaj rreth vetes këshilltarët e duhur, të cilët të kanë vërtet për zemër dhe lëri mënjanë ata që bëjnë lajka.

Akrepi

Ti je shenjë uji dhe e di mirë se elementi ujë të bën të ndihesh e freskët dhe e gjallëruar. Bëj pra dush sa herë të kesh mundë- si! Mëso të bësh maska bukurie për fytyrën dhe për flokët. Ndrysho edhe parfum. Të gjithë kemi një parfum të preferuar, të cilin nuk e heqim nga trupi, por edhe ai do ndryshuar nganjëherë. Mëso të bësh zgjedhjet e duhura. Lëri mënjanë të brendshmet prej pambuku të bardhë dhe provo të veshësh të brendshme të zeza, të kuqe dhe rozë, mbase edhe tanga, pse jo? Ato do të të bëjnë të ndihesh seksi, sado e lodhur të jesh. Mëso të shpërndash puthje. Dukesh më seksi dhe pasionante kur puth dhe përqafon, në vend që t’i përshëndesësh të tjerët me një “çao” të thjeshtë!

Shigjetari

Rri në shtëpi, mbyll televizorin e laptopin dhe relaksohu të paktën një herë. Kushtoju kujdes këmbëve, sepse aty përqendrohen vështrimet e burrave dhe ti, si mesdhetare që je, duhet të dish çfarë ushqimesh të hash, që të mos shtosh dhjamë pikërisht në këtë vend.

Bëje buzëqeshjen tënde të parezistueshme, duke përdorur produkte për zbardhjen e dhëmbëve, ose këshillohu me një dentist. Mëso të kërcesh. Nuk ka nevojë të kërcesh vazhdimisht napolonin; ka edhe kërcime të tjera seksi dhe të lehta. Provo, për shembull, samba... Bëj edhe miq të rinj dhe tregoju të gjithëve se je popullore!

(Vijon numrin e ardhshëm) jetën tuaj që prej vitit 2008. Pa Plutonin nuk do t’i kishit kapërcyer kurrë pengesat tuaja të brendshme. Vazhdoni, ai do të jetë aty edhe për një kohë të gjatë. Ju mund të rigjallëroni lidhjen tuaj, por mos iu riktheni një marrëdhënieje që ka marrë fund tashmë. Një miqësi e vjetër do të rishfaqet në skenë dhe ju do të ndiheni mirë.

Mërkuri dhe Afërdita janë ende në shenjë dhe ju do të ndiheni mirë në vetvete. Nëse jeni beqarë, komplimentet do të bien si shi dhe kjo ju do t’ju kënaqë. Në rrjetet shoqërore popullariteti juaj do të shtohet dukshëm. Kjo miklon egon tuaj dhe shton besimin tuaj në vetvete. Në çift, partneri/ja do të flasë për të ardhmen; lëreni të shprehet. Ju shpenzoni shumë, bëni kujdes.

Dielli dhe Neptuni në shenjë do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet me seksin e kundërt, qoftë kjo në çift, në punë, në familje, etj. Ju do të zbuloni me saktësi se ç‘kanë ata në mendje dhe të përfitoni për t’u thënë se çfarë dëshironi ju. Lëreni intuitën tuaj të caktojë momentin e duhur për të bërë diçka të tillë dhe fjalët e duhura gjithashtu. Nëse keni një frymëzim artistik, mos e shtyni për më vonë, tani është momenti për të nxjerrë gjërat që mbani brenda. Në punë jeni pak konfuzë, por është atmosfera e përgjithshme e tillë, nuk është faji juaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.