Taulant Balla përballet me Blushin me SMS

Intervista - - AKTUALITET -

Dje na mbërritën në redaksi SMS-të e telefonit të përdorur nga Taulant Balla… Po botojmë këtë javë vetëm disa prej tyre, më aktualet:

Taulant Balla - Edi Rama: Shef, ia kam futur Blushit sa krahu, i gjeta numrin e telefonit dhe po i shkruaja në emër të një goce 20 vjecare. E kam degjeneruar fare shef, ia kam nxjerë bojën, se ai e meriton. Po të çoj gjithë sms-tw që kam këmbyer me të. Ai e hëngri sa krahu që unë isha femër dhe mund të themi pa frikë që mund të ketë rënë në dashuri me mua. Ça idioti ëë, shef...?! Prite kur të bëjë një roman tjetër tani me titullin “Kandidatja”... Ja, lexoji mesazhet:

Taulant Balla: Përshëndetje, zoti Blushi, jam një vajzë rreth të 20- ave dhe dua të të them se zoti Edi Rama është më seksi sesa ju.

Ben Blushi: Ok, këtë mund t’ia thuash vetë Edit, zonjushë. Me sa po më lë të kuptoj, edhe ju duhet të jeni ndonjë alamet femre me 2 metra shalë dhe me cica të mëdha.

Taulant Balla: Po, patjetër që jam e tillë, por juve nuk mund t’jua hedh as qurrat sepse unë jam vetëm e Edit.

Ben Blushi: Çfarë zarbe besnike, uauu më keni impresionuar zonjushë! Po a nuk mendoni zonjushë që Taulant Balla është më seksi sesa Edi?

Taulant Balla: Taulanti është njeriu më i bukur në planetin Tokë, është arsyeja pse jetojnë shumë femra në planet. Taulanti është krenaria e Partisë Socialiste; po të mos ishte ai, PS-nw do tae kishte marrë lumi.

Ben Blushi: Edhe unë ashtu mendoj si ju zonjushw, Taulamti është motivi i duhur për të dalë bark.

Taulant Balla: Së pari, ti Beni ke një inat të thellë sepse Taulanti është nga Librazhdi dhe ka një tufë femrash në Paskuqan që e simpatizojnë. Taulanti ka një tatuazh mbrapa shpine çka tregon se liria nga mami dhe babi, këtij njeriu nuk i është cënuar ashtu si të ështe cënuar ty. Taulanti nuk e tradhton nënën parti dhe as Edi Ramën, sepse e ka si plakën e vet.

Ben Blushi: Më vjen keq që jeni keqkuptuar, zonjushë e dashur, nuk kam asnjë kundërshtim, madje po mendoj që edhe unë e kam Taulantin dhe Edin si gjyshen e stërgjyshit nga ana e katragjyshit të hallës së babit.

Taulant Balla: Balla ka për t’jua treguar vendin me inteligjencen e tij, penwn e tij te mprehtw dhe fjalën e tij elokuente që nxjer nga goja.

Ben Blushi: Edhe unë kësaj i ruhesha dhe kisha frikë nga statuset që bën Balla në Facebook. Kjo është gjëja që më tremb më shumë në jetë, zonjushë.

Taulant Balla: Më bëhet shumë qejfi që ju trembeni, ju e meritoni të tromakseni. Tani jam e qetë, po iki të debilohem me shpresën se mund të takoj Edin.

Ben Blushi: Gjithë të mirat, femër seksi me dy metra shalë.

PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaks-in e vërtetë, është e rastit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.