Ermal Fejzullahu: Jam penduar që kam abuzuar me...

Intervista - - AKTUALITET -

Ermali është nga ata personazhe që çdo intervistë e kthen në bisedë tepër të sinqertë dhe të ngrohtë. Kjo, sepse ai është vetvetja, ndaj publiku e ka dashur dhe vazhdon ta dojë shumë. Edhe pse ndodhet për disa ditë pushimi te miku i tij në Zvicër, teksa shijon atë gotën e verës, Ermali na përgjigjet edhe në këtë intervistë. Për ta zbuluar më shumë se kaq, si edhe mjaft detaje nga bashkëpunimi i tij i fundit me Kidën në këngën “Mi Amore” që u kthye menjëherë në hitin e momentit, lexoni më poshtë…

Mia Buci: - Ermal, më përshkruaj të lutem ambientin ku ndodhesh dhe gjithçka që të rrethon momentalisht...

Ermal Fejzullahu: - Momentalisht, jam në Zvicër, në Grenshen. Ndodhem në shtëpinë e mikut tim Dritonit, i rrethuar nga familja e tij dhe duke pirë nga një gotë verë. (Buzëqesh)

- Cila është rutina jote zakonisht?

- Këto ditët e fundit e kam ndryshuar rutinën. Kudo që të ndodhem; si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit, sapo zgjohem, bëj vrap. Pastaj, dita fillon me takime pune, në studio dhe kur jam i lirë, rri me fëmijët. Përndryshe, bëhem gati dhe shkoj për të kënduar në vendet ku jam i ftuar.

- “Mi amore” të sjell në një bashkëpunim me Kidën. Çfarë e bën të veçantë vetë Kidën dhe bashkëpunimin me të?

- Ka qenë një bashkëpunim interesant! Kida është këngëtare e re në moshë mirëpo mjaft e suksesshme. Për vetë faktin që ka qenë bashkëpunim i “çuditshëm” për publikun, e kam ditur se do të kishte sukses.

- Pse e titulluat këngën kështu?

- Titulli “Mi Amore” është vënë për shkak se kjo ishte pjesa që mbahej mend më tepër nga njerëzit. Për të mos e komplikuar, e kemi lënë këtë titull.

- Je i kënaqur me të gjitha zgjedhjet që ke bërë deri tani? Çfarë do të kishe dashur ta kishe bërë ndryshe?

- E vetmja gjë që do të kisha dashur ta ndryshoj në jetë, është abuzimi që kam bërë me ushqimin. Për të gjitha të tjerat, e falënderoj Zotin.

- Thonë se fëmijët e përmirësojnë martesën dhe e komplikojnë divorcin...

- Fëmijët janë gjëja më e shenjtë në shtëpinë tonë. Divorci nuk ka qenë temë në shtëpinë time dhe nuk besoj se do të jetë ndonjëherë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira dhe të shëndosha që kemi.

- Bashkëshortja jote, Ariana, është një fashioniste e vërtetë, ndërkohë që ti je më i thjeshtë në këtë drejtim. Apo nuk janë punë burrash këto të modës?

- ( Qesh) Po, sigurisht, femrat janë më të apasionuara pas garderobës. Mua më pëlqejnë gjërat më të thjeshta. Gjithmonë kam konflikt me Arianën për garderobën se ajo ka dëshirë që unë të vishem ndryshe. Në klipin e fundit kam bërë si ka thënë ajo dhe më kanë komplimentuar më tepër. - Çfarë të relakson? - Relaksi më i mirë është kur jam pranë fëmijëve të mi.

- Çfarë do të të pëlqente të bëje në një ditë me shi?

- Të them të drejtën, vetëm fle. (Qesh)

- Gjesti më romantik që Ariana ka patur kënaqësinë të shijojë prej teje?

- Të të them të drejtën, nuk jam tip romantik. Kemi tre fëmijë të vegjël dhe duhet të jemi gjithmonë të organizuar. Megjithatë, ndonjëherë, ndonjë dy ditësh, ikim në vendet që na pëlqejnë më tepër. (Buzëqesh)

- Pasi folëm për dashurinë, le të flasim për paratë… Do të bëje një këngë për to?

- Më duket një gjest shumë i ulët të bësh këngë për paratë.

- Si janë raportet e tua me paranë dhe kursimin?

- Punoj shumë, jetojmë mirë. Jam ekonomist, nuk shpenzoj shumë në garderobë dhe kam dëshirë të investoj për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre...

- Blerja e fundit, cila ka

( Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.