Kida: Aty ku ndodh krimi...

Intervista - - MUZIKE -

Kujtojmë që Mc Kresha ishte partneri i saj i parë në këngë, me bashkëpunimin “Rikthejm na”, derisa Kida vendosi të rikthehej këtë herë me Ermal Fejzullahun në bashkëpunimin që numëron brenda një jave, mbi 3 milion klikime. Ajo renditet ndër emrat e këngëtareve më të klikuara kohëve të fundit dhe me të drejtë, sepse i ka të gjitha ato që kërkon tregu sot: Pamjen tërheqëse, vokalin, qëndrimin dhe çfarë është më e rëndësishme, ka shumë stil. Dikush do të thoshte që është një femër e nxehtë, por le të flasim me gjuhën e saj në duetin më të fundit “Mi amore” (Dashuria ime) dhe të themi se, Kida është thjesht, “amore” (dashuri)!

Mia Buci: - Kida, të të pyes fillimisht, si i ke marrëdhëniet me policët e qarkullimit rrugor? Të bëjnë tolerime?

Kida: - S’kam asnjë përvojë të keqe me policët, shumë mirë jemi. (Buzëqesh)

- … dhe vijmë te “Mi Amore”, bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun, që ish- te një surprizë e këndshme për publikun. Mendon se qëlluat në shenjë?

- E kanë pritur shumë mirë deri tani dhe kemi marrë shumë lëvdata.

- Pasi pyeta Ermalin se si ishte të bashkëpunoje me Kidën, nuk mund të rri pa ta bërë edhe ty këtë pyetje… Çfarë të veçante kishte bashkëpunimi me Ermalin?

- Ermali është shumë funn (ka humor), aq funn saqë nganjëherë xhirimet zgjasnin shumë më shumë. (Qesh)

- Si është të menaxhosh Kidën? Cilat janë kushtet e fshehura që ti do patjetër të të plotësohen?

- Kida s’ka kërkesa të shumta. Mund të them që jam shumë e thjeshtë dhe aspak e komplikuar. (Buzëqesh)

- Në pamje të parë, e parë nga të tjerët, n j ë këngëtare duket se nuk bën aspak një jetë monotone apo të mërzitshme, për shkak të angazhimeve të shumta. Çfarë mund të kthehet në monotone për një këngëtare?

- Hëm, ndoshta me ndejt pa koncerte do të ishte shumë monotone dhe unë s’dua ta përjetoj atë monotoni.

- Përveç koncerteve, çfarë të pëlqen t’i shijosh tjetër Tiranës?

- Frutat e detit në disa restorante i bëjnë shumë të mira.

- Di që ti, edhe rrepon. Ke mjaft material në studio që nuk i ke publikuar? Po pret për momentin e duhur apo i druhesh reagimit të publikut?

- Po, kjo është e vërtetë, edhe unë rrepoj. (Buzëqesh) Jo, nuk kam frikë, por kur të jetë vendosur, edhe atë e bëj. S’e kam problem!

- Je me mendimin se ëndrrat e mëdha realizohen me hapa të vegjël?

- Step by step (hap pas hapi) është rruga më e sigurt.

- Dielli dhe deti… çfarë ndjesie të japin?

- Më kujtojnë se erdhi koha e pushimeve. (Buzëqesh)

- Më mirë shprehesh përballë një gote vere apo përballë detit? - Përballë detit! - Bën pjesë tek personat që rimendohen disa herë përpara se të marrin një vendim apo je e prerë?

- Po, ndonjëherë kërkoj ndihmë dhe mendohem.

- Diçka për të cilën nuk e ke patur të lehtë të vendosësh?

- Hëm… nuk po më kujtohet ndonjë gjë.

- Çfarë bën kur nuk je me humor të mirë? - Dëgjoj muzikë. - Nëse do të ishe një zile alarmi çfarë tingulli do të doje të kishe?

- Tingullin e valëve të detit. (Buzëqesh)

- Cili është krimi yt dhe cili, partneri yt në krim?

- Akullorja dhe shoqja ime e ngushtë (qesh), aty ndodh krimi!

- Cila gjykon se ka qenë pika jote e fortë për të patur sukses? - Vetëbesimi. - Muzika të jep sukses, famë, të ardhura, fansa dhe më tepër vëmendje... Çfarë të merr? - Ndoshta privatësinë. - Ku qëndron magjia e muzikës për ty?

- Te puna e Zzap & Chriss! Ata e kuptojnë botën time.

- Kanë qenë ndonjëherë problem apo të kanë shqetësuar bërrylat që ekzistojnë mes kolegëve?

- Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk më ka rastisur që dikujt t’i tregoj bërrylat!

- Je e aftë të përballosh çdo lloj sfide që mund të të dalë përpara?

- Askush s’është, por me ndihmën e familjes, po!

- Çfarë e ke patur të vështirë te njerëzit me të cilët ke bashkëpunuar deri tani?

- S’kam pas vështirësi fare.

- Një vajze të bukur si ti, sigurisht që nuk i kanë munguar ofertat, por cila është oferta të cilës i ke thënë “jo” dhe cila është ajo që e pret e që nuk do ta refuzoje?

- Nuk jam marrë me këtë gjë fare, por do t’i vijë koha edhe asaj... (Qesh)

- Nëse të pyes në je singëll dhe më thua po, nuk do ta besoja...

- Singëll, singëll jam... (Buzëqesh)

- Mezi e pret apo i druhesh momentit kur të dashurohesh me dikë?

- Edhe kësaj do t’i vijë koha... (Qesh)

- Cili është koncepti yt për dashurinë? - Të duash dhe të të dojë. - Nëse një mashkull të zhgënjen, e fal? - Varet nga zhgënjimi! - Çfarë ngjyre mendon se ka shpirti yt? - Të bardhë! (Buzëqesh) - Të gjithë ne ruajmë një mori me kujtime të bukura nga e kaluara… Ti, cilat do të veçoje?

- Takimi me njerëzit që ma bënë ëndrrën realitet.

- Më thuaj dy personat më të rëndësishëm në jetën tënde… - Mami dhe babi! - Nëse do të bëje një tatuazh, çfarë do të bëje dhe në cilin vend të trupit?

- Kam në kurriz një tatuazh që tregon pak se si jam unë.

- Çfarë rrjedhe ndjek një ditë e jotja, kur nuk ke koncert? - Punë në studio! - Pas çdo arritjeje, kë ndjen nevojën të marrësh të parin në telefon?

- Jo, s’kam nevoja të tilla. I’m cool ( jam shumë mirë)! (Buzëqesh)

- Kënga që të pëlqen ta dëgjosh me zë të lartë aktualisht? - “Talk” nga Rihana. - Kida, Enca dhe Era Istrefi janë këngëtaret e reja me më stil, ndërkohë që Era tanimë po njeh edhe sukses ndërkombëtar. Është ky një ndër synimet e tua?

- Suksese kolegeve të mia! Të gjitha e kemi synimin ndërkombëtar! (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.