Adelina dhe Afërdita, në shtrat me…

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pse, thoni ju, do humbiste kohë Samanta për ta kopjuar lukun e fundit të Rihannës? Jo, sigurisht që nuk do t’ia lejonte vetes që këtë ta bënin më përpara koleget e saj. Dhe ia arriti që të ishte e para në fakt. Ajo që shihni në foto është veshja e modifikuar “alla Rihanna” të cilën Samnta e kishte veshur në koncertin e saj të fundit në një nga klubet e natës në Ti- ranë bashkë me Skivin. Por që të mos dilte fare copy-paste, pantallonat që kishte veshur Rihanna, Samanta i kishte zëvendësuar me një fund, ama detajet lënë të kuptohet gjithçka. Sa u përket atyre, Samanta është kujdesur që të mos ketë shumë ndryshim nga origjinali, në mënyrë që të mos i mbetej qejfi koleges ndërkombëtare dhe ta akuzonte që ia kishte shëmtuar veshjen.

Me sa dimë ne, njëra nga vajzat është e lidhur prej kohësh, ndërsa tjetra ende nuk ka bërë publike ndonjë lidhje, pas ndarjes nga Rolandi, ish- i dashuri i këngëtares Anjeza Branka! Por ja që me sa duket, çudira ndodhin me këto dy vajza, pasi dy shoqet nuk ndajnë bashkë vetëm krevatin, por edhe mashkullin! Ne u interesuam dhe arritëm të mësonim diçka interesante. Djali që ndodhet në krevat me dy këngëtaret, quhet Orges Qato dhe ka realizuar deri tani disa këngë dhe klipe. Nuk e dimë saktësisht llojin e marrëdhënies që djali në fjalë ka me Adelinën dhe Afërditën, por dimë që i njëjti person posedon edhe foto personale, hot të këngëtareve të tjera, përfshirë këtu edhe Dafina Zeqirin. Ne e kuptojmë synimin e djalit i cili përveçse për kënaqësi, mund ta bëjë këtë edhe për vëmendje, por ajo që nuk arrijmë të kuptojmë është se cili është qëllimi i dy shoqeve që ndajnë të njëjtin mashkull! Apo, kjo është tendenca e fundit e VIP-eve tona dhe ne qenkemi shumë mbrapa bote?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.