Albana Osmani kap… Hollivudin?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Një nga lajmet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këto ditë është se Hollivudi po realizon një film që do ta tregojë Shqipërinë si kurrë më parë dhe për këtë, “meritat” i takojnë Lazaratit. Por lajm mbi lajmin është se pjesë e këtij projekti do të jenë sigurisht edhe disa aktorë shqiptarë, përfshi këtu Ermal Mamaqin, Jonida Vokshin dhe Albana Osmanin e cila do të ketë rol kryesor dhe oferta i është bërë në mënyrë fare të rastësishme, gjatë kohës që ka qenë duke pirë një kafe me një mike. Me sa duket, portreti i moderatores ka qenë ai që u ka tërhequr vëmendjen regjisorëve. E entuziazmuar për këtë ngjarje të bukur në jetën e saj, ajo shprehet se as që e kishte ëndërruar ndonjëherë një gjë të tillë, por ja që ndonjëherë ëndrrat e tejkalojnë edhe realitetin. “Ajo që më emocionon më tepër është se ky film do të përshkruajë një pjesë të kalvarit që ka kaluar Shqipëria. Kësaj radhe, do të tregohet një Shqipëri e vërtetë ashtu siç është, me gjithçka që ka kaluar në vitet ’90 e gjithashtu do të tregojë se ka njerëz këtu që luftojnë për ideale dhe për një vend më të mirë”, vazhdon Albana. Mendohet se filmit do t’i bashkohet edhe Blerim Destani si dhe emra të disa prej aktorëve më të njohur rusë, ndaj në pritje të konkretizimit të këtij projekti, mbani frymën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.