A do ta ndërronte Tiranën Enca?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ajo udhëton shumë, sheh shumë, por sa më shumë udhëton dhe sheh vende të reja, aq më tepër bindet se Tiranën nuk do ta ndërronte me asnjë vend tjetër në botë. Këngëtaren Enca Haxhia duket se në koncertin e fundit që ka patur jashtë Shqipërisë, e ka marrë shumë malli për Tiranën… aq shumë saqë këtë dashuri e ka shprehur edhe në një status në faqen e saj të Facebook-ut: “Sa më shumë udhëtoj, aq më shumë e kuptoj që s’do ta ndërroja Tiranën me asnjë qytet në botë”, thotë Enca, e dehur nga dashuria për Tiranën. Aktualisht, këngëtarja e “Call me Goddess” duket sikur ka rënë paksa në qetësi përsa iu përket lajmeve provokuese, pjesë e të cilave ishte në mënyrë të pandërprerë. Por mos mendoni se Enca është kaq e heshtur. Ajo vazhdon të jetë ajo vajza bombë e cila në fund të marsit pritet të vijë me hitin më të ri, “Dreq” çka do të sjellë me siguri më shumë lajme provokuese. Tani, një gjë e dimë me siguri, që ajo që kjo vajzë di të bëjë shumë mirë, është të vjedhë vëmendjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.