Ermal Fejzullahu: Jam penduar që kam abuzuar me...

Intervista - - AKTUALITET -

(Vijon nga faqja 3) qenë?

- Blerja e fundit? Një çokollatë, që e bleva dje. ( Qesh)

- Për çfarë të ka vlejtur paraja në jetë?

- Paranë është mirë ta kesh mirëpo asnjëherë nuk kam dëshirë që paraja të më bëjë për vete. Shëndetin nuk e blen paraja, shëndeti është primar. Edhe harmoninë familjare, po ashtu, nuk e blen dot me para.

- Cila ka qenë këshilla më e mirë e mamasë dhe cila, ajo që të ka dhënë babi?

- Çdo sukses në jetë, çdo gjë pozitive që kam mundur ta bëj, është meritë e prindërve të mi. Ata më kanë rritur më së miri dhe u kam borxh tërë jetën.

- Ëndrra që të ka mbetur pa realizuar...

- Të gjithë kemi ëndrra, por unë jam i kënaqur me jetën. Ëndrra ime është që fëmijët e mi të shkollohen në Harvard.

- Nëse dikush të lëndon, merr hak?

- Nuk i dua padrejtësitë. Hak jo, por nuk ua harroj njerëzve asnjëherë, as të mirën, as të keqen!

- Nëse të bie telefoni, kush shpreson të jetë?

- Ndonjëri prej fëmijëve, sepse ma bëjnë ditën më të bukur. (Buzëqesh)

- Nëse troket dera, kë dëshiron të shohësh kur ta hapësh?

- Gëzohem kur vijnë familjarët dhe njerëzit që i dua.

- Një lajm që do të të bënte vërtet të lumtur në këto momente?

- Nëse dikush do të më thoshte që më ka gjetur një ilaç për udhëtimin me avion, duke qenë se e kam fobi. E kam fjalën për ndonjë ilaç që të vë në gjumë direkt. (Buzëqesh)

- Të gjithë e kanë një gjë që dinë ta bëjnë më mirë se të tjerët. Ti, ku e mendon veten si më të mirin?

- Nuk mendoj që të gjithë e bëjnë një punë më së miri. Mendoj se gjithmonë mund të bëjmë një punë edhe më mirë. Unë kam dëshirë të dal triumfues në çdo garë.

- Çfarë vlerëson te një mik dhe çfarë, te një armik?

- Te miku i mirë vlerësoj çdo gjë pozitive. Armiq, nuk kam! Ndoshta dikush më ka mua, por jo haptazi.

- Pse është krijuar idea sikur Ermali është i turpshëm përpara kamerave?

- ( Qesh) Të gjithë ma thonë. Në fakt, në jetën reale jam shumë më ndryshe. Jam më i hapur, shumë energjik dhe me humor, kurse përpara kamerave ndihem më i shtangur!

- Një moment kur e ke parë veten ngushtë...

- Ka shumë momente! Më kujtohet njëherë në Durrës; kam ikur për të kënduar, salla ishte plot dhe organizatori nuk e kishte sjellë fare foninë dhe orkestrën! Aty u ndieva shumë keq!

- Cila është gjëja së cilës i trembesh më shumë në jetë?

- I trembem shumë të ardhmes së fëmijëve! Dëshiroj që të edukohen dhe të arsimohen.

- Nëse fëmijët do të të thoshin: “Bab, dua të futem në shou bizz”, çfarë do t’u thoje?

- Nuk do të kisha pasur dëshirë të futeshin në shou biz sepse nuk është jetë me rregull, je gjithmonë larg dhe në rrugë. Mirëpo, asnjëherë nuk do t’u imponohesha.

- Ne të gjithë rritemi e maturohemi me kohën që kalon… Ty, çfarë të ka mësuar jeta së fundmi? - Jeta është shumë e bukur për ata që dinë ta jetojnë.

- U bënë kohë që nuk dëgjojmë për Bulzën dhe shumë nga ata që e njihnin gjatë kohës që ajo ishte studente në Tiranë, pyesin se ku është...

- Bulza është martuar me Vetonin dhe kanë një vajzë të mrekullueshme, Stinën. Aktualisht, po jetojnë në Amerikë.

- Ermal, po të të pyesja se çfarë duhet për të qenë i lumtur, si do të më përgjigjeshe?

- Për të qenë i lumtur, mendoj se duhet të kesh harmoni në familje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.