Xhimshiti: Italia, një piacë e vështirë!

Intervista - - SPORT -

Ndonjëherë ëndrra kthehet në realitet dhe ti je pjesë e së vërtetës edhe pasi hap sytë, e në momente të tjera “makthi” përkthehet në përditshmërinë tënde. Të rrallë janë personat që i kanë provuar të dyja këto gjendje e në të vërtetë askush nuk do të donte, por rasti i Berat Xhimshitit është i tillë. Metamorfoza e tij në pak muaj ka qenë e madhe dhe e tashmja ka ndryshuar shumë. 23vjeçari shtatlartë ishte pjesë e Zyrihut duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të ekipit dhe thirrja në Kombëtaren ishte një ëndërr e realizuar për të. Kualifikimi pastaj ishte si “qershia mbi tortë”. Por, në momentin e tij më të mirë ëndrra kthehet në “makth”. Shqipëria bie në grup me Zvicrën dhe këta të fundit “hakmerren”. Mbrojtësi del i pavlefshëm për ekipin e tij dhe detyrohet të zgjedhë të ardhmen. Në janar, shtatlarti shkon tek Atalanta, një hap i mirë në karrierën e tij, por akoma nuk po luan asnjë minutë. Në një rrëfim për “Intervistën”, Xhimshiti flet për këtë moment jo të mirë dhe tregon se ku e gjen forcën e tij...

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Berat... çfarë po bën?

Berat Xhimshiti: - Hej, kënaqësi dhe faleminderit për intervistën. Sapo bëra një dush se mbarova stërvitjen.

- Një ndryshim 360 gradë ka ndodhur në jetën tënde...

- E vërtetë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. - E parashikoje? - Jo, kurrë. Kanë ndodhur shumë gjëra në shumë pak kohë. - Për mirë apo për keq? - Nuk di për cilën etapë e keni ju...

- Nga grumbullimi me Kombëtaren deri tek Atalanta...

- Po filloj me gjërat e mira... (Qesh) Për mua, afrimi me Shqipërinë ishte një ëndërr e bërë realitet. Kur kam luajtur për Shqipërinë, kam përjetuar emocionet më të mëdha që mund të përjetojë dikush. Ishte si një mrekulli për mua dhe qershia mbi tortë ishte kualifikimi për në Evropian.

- Për të kaluar te gjërat negative... Si e prite largimin nga Zyrihu?

- Të them të drejtën, ka qenë zhgënjim shumë i madh. Jam rritur dhe kam dalë nga akademia e Zyrihut. Kam luajtur të paktën për 3 vjet si titullar dhe në fund më nxorën të pavlefshëm për ekipin. S’e kuptova... nuk më dhanë një shpjegim të mirëfilltë. Jam i zhgënjyer nga mënyra se si u sollën dhe më lanë pa ekip.

- Po pastaj, çfarë ndodhi me karrierën tënde?

- Mora disa oferta, por preferova të rrezikoja dhe vendosa të shkoja tek Atalanta. - Zgjedhja e duhur? - Mendoj se kam ngritur një shkallë tjetër të lartë në karrierën time. Të luash në Serinë A nuk është pak.

- Por në të vërtetë, ti nuk po luan...

- E vërtetë. Akoma nuk kam gjetur hapësirat për të bërë debutimin tim. - Ka ndonjë arsye? - Ka shumë konkurrencë. Pastaj, nuk është e lehtë të përshtatesh menjëherë me një kampionat që ka shumë më shumë cilësi sesa kampionati helvet.

- A ke biseduar me trajnerin se kur do të jetë momenti yt?

- Jo, por besoj se do t’ia arrij shumë shpejt.

- Je penduar zgjedhjen që bëre?

- Jo, aspak. Është sezonin im i parë këtu dhe nuk dorëzohem. Do t’ia dal për të treguar vlerat e mia sportive.

- A ndihesh i rrezikuar për thirrjen me Kombëtaren në Evropian?

- Të them të drejtën, po.

për

Futbollisti në dashuri... Ndihem i rrezikuar, pasi nuk po luaj rregullisht.

- Ke biseduar me De Biazin?

- Jemi vazhdimisht në kontakt. - Çfarë bisedoni? - Më pyet për shëndetin tuaj. ( Qesh) Janë biseda shumë konfidenaciale.

- Sa do të arrijë Shqipëria në këtë Evropian?

- Besoj se do të jetë surpriza e turneut.

- Mendon se do ta kesh emrin në listën e të ftuarve?

- Shpresoj.

- A mund ta shprehësh me një fjalë dashurinë për të dashurën? - Forcë. - Interesante... pse? - Sepse më ndihmon dhe më shtyn përpara në momentet e mia më të vështira. - Keni në plan ta zyrtarizoni lidhjen tuaj? - S’e kemi menduar akoma. - Si shkon raporti me të? - Për mrekulli. - Dhe... pse flet me ndrojtje për të? - Sepse më pëlqen ta mbaj për vete jetën time private.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.