Feliksin e braktis edhe Pilari

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Feliksi befasohet kur kupton se i ati është gati për të zbuluar të vërtetën në lidhje me të kaluarën e tij, ndaj përpiqet ta shmangë këtë çështje. Ai nis të flasë keq për Brunon, duke e akuzuar se e ka marrë Palomën nga apartamenti i saj i bukur, për ta çuar të jetojë në varfëri.

Pilari e mbështet të birin dhe nuk pranon të dëgjojë akuzat e ish-burrit të saj, por Sezari është i vendosur për ta zbuluar të vërtetën. Ai tregon se Feliksi e rrëmbeu Paulinën e porsalindur dhe e flaku atë në një kazan plehrash...

Feliksi pranon se e ka rrëmbyer ai Paulinën

Në fillim, Paloma nuk arrin dot ta besojë se i vëllai është i aftë të bëjë një mizori të tillë. Feliksi hiqet i habitur dhe i zemëruar duke thënë se nuk e kupton se për çfarë është duke folur i ati, por shumë shpejt nis të dalë në shesh e vërteta, se si Brunoja e ka gjetur rastësisht beben, ndërkohë që po shkonte në shtëpi për të përgatitur funeralin e së shoqes dhe të birit. Feliksi vazhdon të këmbëngulë se e gjitha kjo është një gënjeshëtr, ndaj Brunoja sjell si dëshmitare Marsian. Kjo e fundit, tashmë e frikësuar kur gjendet përballë Pilarit e Sezarit që në të kaluarën e kanë futur në burg, mohon ta ketë parë Feliksin natën kur lindi Paulina.

Nga ana tjetër, pastori, që dikur ka qenë pronar i barit e pohon se ka qenë Feliksi ai që ka ardhur atë natë dhe ka pyetur për Palomën. Versionet e pastorit dhe të Marsias nuk përputhen dhe Feliksi vazhdon të shpresojë se do t’i shpërtojë së vërtetës, por Sezari ka një provë të fortë në dorë. Ai tregon copën me të cilën ka qenë mbështjellë Paulina dhe thotë se sipas analizave të bëra nga policia, shenjat e gishatve të gjetura në të, janë të Feliksit.

Feliski e humb durimin dhe rrëfen para të gjithëve se ai vërtet e vodhi fëmijën sepse ajo do të përbënte një rrezik për trashëgiminë, se ai gjithmonë e ka urryer Palomën për arsye se ajo ishte e preferuara e të atit.

Paloma, e tërbuar nga fjalët e tij të fundit, sulet ta qëllojë, duke i thënë se për fajin e tij ka humbur vitet e fëmijërisë së së bijës dhe një pjesë të shpirtit të saj...

Pilari përzë Feliksin nga

shtëpia

Pilari i kërkon Feliksit që të mbledhë bordin drejtues të spitalit dhe të japë dorëheqjen si president. Atij nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të pranojë, duke qenë se ka qenë pikërisht e ëma që ia ka dhënë atë post.

Atilio i tregon Feliksit rezultatet e auditimit të periudhës së presidencës së Sezarit, që tregojnë se shumë para kanë kaluar në llogarinë e Alinës, por tashmë Feliksi nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

Në mbledhjen e bordit, Feliksi jep dorëheqjen dhe Pilari propozon që si president të rikthehet Sezari. Sikur të mos mjaftonte kjo, Pilari e përzë Feliksin nga shtëpia dhe i kërkon të mos kthehet kurrë më. Feliksi dëshpërohet, tani që i vetmi person që e ka mbështetur gjithmonë, tashmë i ka kthyer shpinën dhe mundohet ta bindë që të mos e bëjë këtë, por Pilari i urdhëron punonjësit ta nxjerrin me forcë nga shtëpia.

Nikoja i kërkon Silvias që të merret ajo me çështjen ligjore të blerjes së shtëpisë. Silvia kontakton me Brunon dhe i kërkon të bëjë një vlerësim të shtëpisë së tyre...

Feliksi e akuzon Sezarin si

hajdut

Eroni i dorëzon Sezarit prokurën që bën të mundur që të gjitha pasuritë e tij të mbeten në emër të Alinës, pas vdekjes së tij. Sezari, i kënaqur me punën e avokatit, i premton një vend të mirë pune sapo të rimarë në dorë drejtimin e spitalit.

Sezari ia merr Alinës dokumentin nga duart dhe e fut në kasafortën e tij, duke i thënë se kur të ketë vërtet nevojë për këtë dokument, duhet t’i kërkojë çelësin e kasafortës. Xhonatani e ndihmon të atin të bëjë gati valixhet, duke u bërë kështu i vetmi që nuk i ka kthyer krahët Feliksit.

Nga ana tjetër, Kordelia e kalon natën me Herbertin. Pilari vjen të takojë doktorin dhe Kordelia fshihet, nga ku dëgjon rrëfimin e Pilarit se ka qenë Feliksi ai që vite më parë e ka hedhur Paulinën në një kazan plehrash.

Feliksi nga ana e tij i lutet së ëmës që të kthehet në shtëpi, por ajo nuk lëshon pe. Atëhere ai i kërkon Glauses që të rrijë për ca kohë në shtëpinë e saj, por kjo e fundit nuk pranon, duke i thënë se për sa kohë qe president, ai nuk ia rriti rrogën.

Amarilisi i tregon Brunos se si kanë shkuar gjërat dhe i kërkon që të përcaktojë një vlerë më të madhe sesa realja për shtëpinë. Në spital, në momentin e fundit kur Sezari po bëhet president, në sallë hyn Feliski me dokumentet që provojnë se gjatë presidencës së tij, Sezari vodhi shumë para nga spitali, për t’i hedhur në llogari të Alinës... akuzat e Feliksit. Të gjithë kanë mbetur pa fjalë, por kur Luteroja dhe Herbertin shikojnë shumat e mëdha të tërhequra nga Sezari, nuk dinë ç’të thonë. Ky i fundit thotë se është e vërtetë se i ka tërhequr ato shuma, por jo për t’i vjedhur dhe se kishte ndërmend t’i kthente. Megjithatë, Sezari tërhiqet dhe ia lë Luteros në dorë që të zgjedhë presidentin e ri. Ai thotë se tashmë do të punojë thjesht si mjek, që të kalojë me shumë kohë me gruan dhe me djalin e tij.

Kur del nga spitali, Sezari nis të rrahë Feliksin në sytë e të gjithëve, duke i thënë se këtë duhet ta kishte bërë qëkur ai ishte fëmijë. Paloma dhe Pilari ndërhyjnë në kohë për të shuar sherrin mes tyre.

Në mbledhje, të gjithë votojnë që të jetë Paloma presidente e spitalit. Ajo pranon me kushtin që zëvendës president të bëhet Luteroja. Alina përpiqet ta provokojë Sezarin kundër Palomës, duke i thënë se ajo ka planifikuar gjithçka vetëm për t’i zënë vendin. faturën spitalore që duhet të paguajë Amarilisi. Paloma e siguron se fatura e Feliksit nuk ka qenë e rregullt dhe se Amarilisit i takon të paguajë shumë më pak se aq, gjë që do ta rregullojë ajo.

Feliksi takohet me Nidon, i cili i ofron një vend për të ndenjur. Feliksi i prpozon Nidos që të hakmerren me Sezarin dhe se mënuyra më e mirë për ta bërë këtë është t’i rrëmbejnë gruan që dashuron.

Pilari i rrëfen Xhixhit se e tërheqin dy meshkuj shumë më të rinj që po i vijnë rrotull, njëri në spital dhe tjetri, shoferi i saj, Mazieli.

Feliksi takohet me Marsian, e cila i rrëfen se para se të lindte Valdirenen, ka humbur një fëmijë dhe meqenëse nuk mund të punonte më si balerinë, një shoqe i gjeti një punë për t’i dhënë gji fëmijës së dy mjekëve, Feliksit. Ky i fundit kishte edhe një vëlla më të madh, që quhej Kristian.

Një ditë, ndërsa qëndronte me dy fëmijët pranë pishinës dhe po kujdesej për Feliksin, Kristiani ra në pishinë dhe u mbyt. Për këtë arsye, Pilari bëri të pamundurën për ta futur në burg. Kur doli nga burgu, ajo nisi punën si prostitutë... Feliksit i kujtohet si nëpër mjegull se sa mirë ndihej kur ishte pranë Marsias dhe e përqafon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.