Vasundra ia merr Kushin Ragnit

“Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Koshalia përpiqet ta bindë Prakashin që të shkojë në shtëpinë Raxhvanxh dhe ta ndihmojë Alekun të kuptojë se tashmë ka krijuar një familje dhe se duhet ta pranojë atë. Sakshi përpiqet ta provokojë Alekun kundër Anmolit dhe Ragnit, por ndërsa Sakshi flet keq për Ragnin, Aleku i bërtet dhe i kërkon të ikë. Sakshi nuk e lejon Kushin të shkojë në dhomën e Alekut. Kushi dhe Aleku ndiejnë mall për njëri-tjetrin, por Aleku vazhdon të mos i flasë, duke i mbajtur inat për faktin që ajo e gënjeu. Nga ana tjetër, Aleku bëhet xheloz ndërsa sheh Anmolin, duke luajtur i lumtur me Kushin dhe me Tamanën. Ragni e siguron Kushin se Aleku do ta falë shumë shpejt. Malti nis të dyshojë se është shtatzënë dhe shkon në spital për të bërë analizat, por atje do të përballet me Sakshin…

Sakshi e sëmur qëllimisht Kushin

Ragni e Guni përgatisin mëngjesin dhe gjatë kësaj kohe, Sakshi mëson se Kushi është alergjike, ndaj nuk humbet kohë dhe hedh pikërisht përbërësin alergjik në ushqimin e saj. Kushi fillon të hajë, por i nisin problemet me frymëmarrjen. Të gjithë shqetësohen nga kjo situatë dhe Sakshi nis të justifikohet, për të dalë e pafajshme. Ajo shkon t’i çojë ushqimin Alekut, por ai i bërtet sërish. Sakshi provokon Alekun kundër Kushit dhe e këshillon atë të mos i flasë më së bijës. Ragni, Kushi, Tamana dhe Anmoli bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë që Sakshi përpiqet të gjejë një mënyrë se si të shkojë për ta takuar Tarunin në burg. Kushi shkon në dhomën e Alekut, por ai nis t’i bërtasë, duke e mërzitur shumë vajzën. Ragni mundohet ta ngushëllojë. Prakashi e këshillon Alekun ta dojë Kushin, po aq shumë sa ka dashur Sadnën...

Prakashi bisedon me Ragnin e shqetësuar për të gjitha ngjarjet e fundit dhe e siguron atë se do të ketë gjithmonë mbështetjen e tij. Sakshi e bind Vasundrën që të shkojë ajo t’i marrë vajzat nga shkolla, ndërkohë që në të vërtetë, shkon të takojë Tarunin në burg. Taruni lumturohet kur sheh se Sakshi nuk e ka kuptuar qëllimin e tij të vërtetë dhe përballë saj, hiqet sikur është shumë i trishtuar. Ragni kalon nga shkolla e vajzave dhe shikon se ato janë të vetmet që kanë mbetur para portës sepse Sakshi nuk ka ardhur t’i marrë. Kështu, ajo i merr vajzat dhe shkon në shtëpi e zemëruar me papërgjegjshmërinë e Sakshit. Kjo e fundit, kur shkon në shkollë, nuk i gjen vajzat, por në vend që të tregojë të vërtetën, e nxit Vasundrën kundër Ragnit, duke i thënë asaj se Ragni i ka marrë vajzat, që të mos i merrte ajo. Ragni i tregon Vasundrës të vërtetën për Sakshin, por Vasundra nuk i beson dhe e urdhëron atë t’i qëndrojë larg Kushit. Ajo i thotë Sakshit se tashmë, Kushi është vetëm përgjegjësia e saj. Sakshi lumturohet që edhe një herë tjetër doli e fituar.

Aleku vendos t’i largohet Kushit

Aleku vazhdon të jetë në një gjendje shumë të rëndë emocionale ndërsa mendon për të bijën. Kjo e fundit është tashmë e detyruar të flejë në një dhomë me Sakshin, e cila e frikëson, duke i folur në lidhje me shpirtrat. Ragni këndon një ninullë për Tamanën, e përlotur, ndërsa mendon se Kushi tashmë nuk është më pranë saj. Por Ragni nuk e përballon dot dhimbjen dhe shkon te Kushi, të cilën e gjen duke qarë në errësirë. Ragni e merr me vete Kushin dhe trembet kur sheh se asaj i është ngritur temperatura. Sakshi vazhdon të provokojë Vasundrën kundër Ragnit dhe nuk e lejon Tamanën të takohet me Kushin.

Ragni i lutet Sakshit të mos e lëndojë Kushin. Ajo e bind Aleku të shkojë të takojë Kushin dhe meqenëse Aleku nuk pranon të takohet me të bijën në dhomën e Sakshitr, Ragni e merr këtë të fundit me vete në tempull. Ragni lutet që Kushi të shërohet sa më shpejt. Ndërsa Aleku kujdeset për Kushin, Sakshi vjen dhe i thotë atij se në qoftë se Kushi qëndron me të, atëherë ajo do të rritet duke u bërë një njeri me probleme mendore, siç është ai. Aleku dëgjon Ragnin duke folur me Anmolin në telefon për të dhe preket shumë nga të gjitha këto. Atëhere, duke besuar plotësisht se kjo është më e mira për Kushin, Aleku vendos t’i largohet asaj, që ajo të rritet e shëndetshme.

Malti mëson se Sakshi është shtatzënë

Vineti befasohet kur mëson se është bërë anëtar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë së tij. I lumtur nga kjo, ai nis të festojë me miqtë e tij, pa e vënë re se ka pirë shumë. Malti shkon në spital për të bërë analizën dhe atje vë re nga larg Sakshin. E habitur, ajo pyet infermieren se pse ka shkuar Sakshi aty dhe infermierja i tregon se Sakshi ka ardhur për një kontroll, pasi është shtatzënë. Sakshi tensionohet kur Malti e pyet atë në lidhje me shtatzninë dhe përpiqet ta fshehë raportin e saj, por Malti e konfirmon edhe një herë nga mjekja këtë lajm. Ragni mundohet ta bindë Alekun të shkojë në shkollën e Kushit për Festën e Baballarëve.

Ndërsa kthehet nga festa, Vineti aksidentalisht godet një njeri me makinë dhe ikën me të shpejtë. Malti vjen në shtëpinë Raxhvanxh për të treguar se Sakshi është shtatzënë, por kjo e fundit i ka marrë masat për të mos e lejuar këtë…

Sakshi i bën shantazh Maltit

Ndërsa qëndron përballë Maltit, Sakshi i bën shantazh asaj duke i treguar videon e aksidentit të Vinetit dhe i thotë se nëse do të hapë gojë në lidhje me shtatzaninë e saj, atëhere edhe ajo do të tregojë se shkaktar i atij aksidenti ka qenë Vineti dhe se ai është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos mbajtur përgjegjësi për çfarë ka ndodhur. Ragni dyshon se Malti po i fsheh diçka, por kjo e fundit, tashmë nuk mund ta tregojë të vërtetën. Vineti ndihet fajtor që u larguar nga vendi i aksidentit dhe Malti përpiqet ta qetësojë. Kushi lumturohet kur Aleku sh-

Ragni shqetësohet për ndryshimin e

Alekut

Malti, bashkë me Sakshin, shkon në spital për të vizituar të aksidentuarin, ku Sakshi nuk e humbet rastin për të vazhduar shantazhin e saj. Aleku i kërkon Ragnit të mos e detyrojë më atë që të afrohet me Kushin.

Kur Malti ikën, gjoja i aksidentuari heq fashat dhe shihet se në fakt ai është Axhai, i cili është maskuar si pacient për ta ndihmuar Sakshin t’i bëjë shantazh Maltit. Aleku nis punën si kamerier në një lokal akulloresh, por duke qenë se nuk është në gjendje ta bëjë siç duhet punën e tij, menaxheri i kërkon që të largohet.

Kushi ndihet keq për Ragnin, të cilën Aleku e qortoi për shkak të saj. Në përpjekje për t’u shpëtuar shantazheve të Sakshit, Malti arrin të fshijë videon nga celulari i saj dhe përpiqet t’i tregojë të vërtetën Ragnin, por ndalet kur Sakshi i tregon se kjo nuk ishte kopja e vetme e videos. Ragni është shumë e shqetësuar për sjelljen e ashpër të Alekut ndaj të tjerëve dhe mendon se si mund ta rikthejë atë në normalitet...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.