Shëndeti mund të dallohet nga... këmbët

Intervista - - SHENDET -

1. Këmbët e ftohta

Nëse i keni këmbët gjithmonë të ftohta, një arsye mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem që mund të shkaktohet nga duhanpirja, presioni i lartë i gjakut, apo sëmundjet e zemrës. Këmbët mund të jenë të ftohta edhe për shkak të dëmtimit të nervave nga diabeti. Shkaqe të tjera të mundshme janë hipotiroidizmi dhe anemia. Është patologu ai që mund të kërkojë shkaqet e këtij problemi. Sigurisht, jo patjetër mund të ketë një problem, sepse ju mund t’i keni këmbët e ftohta edhe pa arsye.

2. Dhimbje në këmbë

Kur të dhembin këmbët gjatë gjithë ditës, mund ta kenë fajin këpucët (8 në 10 gra ankohen për shkak të këpucëve me taka), por nëse nuk vishni taka, atëherë dhimbja mund të shkaktohet nga ndonjë krisje e kockës. Arsyeja mund të jetë një seancë shumë e fortë fizkulture, apo sporte që ndikojnë te këmbët, si basketbolli apo vrapi në distanca të gjata. Rreziku shtohet nëse kocka është dobësuar për shkak të osteoporozës.

3. Gishta këmbe të kuq,

të bardhë ose blu

Sëmundja e Reinodit mund të bëjë që gishtat e këmbëve të bëhen të bardhë, pastaj blu, më pas të kuq dhe në fund të rikthehen në ngjyrën e tyre natyrale. Shkaku është një ngushtim i papritur i enëve të gjakut, që quhet vazospazmë. Kjo mund të shkaktohet nga stresi, ose nga ndryshimi i papritur i temperaturave, por nuk ka pasoja të mëtejshme. Ndryshimi i ngjyrës mund të shkaktohet edhe nga artriti reumatoid, sëmundja e Sjogren-it dhe problemet me tiroiden.

4. Dhimbje në thembër

Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis. Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu, mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti. Shkaqe më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, tumor, apo thyerje.

5. Tërheqja zvarrë e

këmbëve

Nganjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën e ecjes, si bërja e një hapi më të madh, ose tërheqja e lehtë e këmbëve. Shkaku mund të jetë një humbje e ngadaltë e ndjesive në këmbë, shkaktuar nga dëmtimi i nervit periferik. Afro 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin. Dëmtimi i nervit mund të shkaktohet edhe nga infeksioni, mungesa e vitaminave dhe nga alkoolizmi. Në shumë raste, askush nuk e di se cili është shkaku i dëmtimit të nervit. Shkaqe të tjerë të mundshme për tërheqjen e këmbëve përfshijnë probleme me trurin, shtyllën kurrizore, ose muskujt. kërish, por ajo mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe nga çrregullime të tretjes, ose nga disa infeksione. Nganjëherë, kjo është e trashëguar, pa ndonjë shkak të dukshëm.

7. Enjtje e këmbëve

Kjo zakonisht është një gjendje e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi shumë kohë në këmbë, ose nga udhëtimet e gjata me avion. Nga ana tjetër, nëse këmbët qëndrojnë të enjtura për shumë kohë, kjo mund të jetë shenjë e një problemi mjekësor serioz. Shkak mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem me sistemin limfatik, ose një trombozë. Edhe çrregullimet në veshka, apo tiroidet joaktive, mund të shkaktojnë enjtje. Nëse ju keni një enjtje të tillë, duhet të shkoni te doktori.

8. Djegie e këmbëve

Ndjesia e djegies në këmbë është e zakonshme te diabetikët me një dëmtim të nervit periferik. Ajo mund të shkaktohet edhe nga mungesa e vitaminës B, myku, sëmundjet kronike, një qarkullim gjaku jo i mirë në këmbë, ose nga hipotiroidizmi.

9. Plagë që nuk shërohen

Plagët në lëkurë që nuk shërohen, janë një shenjë e diabetit. Diabeti mund të ndikojë në ndjeshmërinë e këmbëve, në qarkullimin e gjakut dhe në shërimin e plagëve, kështu që edhe një plagë e thjeshtë mund të bëhet problematike dhe të mos shërohet. Këto plagë gjithashtu bëhen fole infeksioni. Diabetikët duhet t’i lajnë, t’i thajnë këmbët e tyre dhe t’i kontrollojnë për plagë çdo ditë. Plagët që shërohen ngadalë mund të shkaktohen edhe nga probleme të qarkullimit të gjakut, si nga sëmundja e arteries periferike.

10. Dhimbje në gishtin e

madh

Përdhesi është një shkak i njohur i dhimbjes së papritur në kyçin e gishtit të madh, bashkë me skuqjen dhe enjtjen. Osteoartriti është një tjetër fajtor që shkakton dhimbje dhe enjtje. Nëse kyçi është si i ngrirë, shkak mund të jetë hallux rigidus, një ndërlikim i artritit, ku kocka del si majë. Në fund, nga ky problem mund të vuajnë edhe atletët, sidomos ata që luajnë në sipërfaqe të forta. Kjo shkaktohet nga një dëmtim i ligamenteve që rrethojnë kyçin.

11. Dhimbje në gishtat e

vegjël

Nëse ju ndjeni sikur jeni duke ecur në mermer, ose ju dhemb shputa e këmbës dhe kjo dhimbje shtrihet te gishtat, ju mund të keni neuromën e Mortonit, një trashje e indeve rrotull nervit, zakonisht, ndërmjet gishtit të tretë dhe të katërt. Kjo ndodh 10 herë më shpesh te gratë, sesa te burrat dhe shkaktohet nga një dëmtim ose presion i madh në gishtat e këmbëve.

12. Kruarje

Kur lëkura e këmbëve është si me luspa dhe të kruhet, shkak mund të jetë infeksioni me myk. Kruarje mund të shkaktojë edhe një reaksion ndaj substancave kimike, ose produkteve që përdorni për këmbët, që quhet dermatit i kontaktit dhe që shoqërohet me skuqje dhe tharje të lëkurës. Nëse lëkura që kruhet është e trashë dhe si me puçrra, shkak mund të jetë psoriaza, një problem imunitar. Kremërat mjekësore mund të lehtësojnë simptomat.

13. Gishta të përthyer

Ky deformim i gishtave mund të shkaktohet nga këpucët e ngushta që shtrëngojnë gishtat e këmbëve, ose nga një sëmundje që dëmton nervat, si diabeti, alkoolizmi, ose çrregullimet nervore. Gishtat përkulen nga poshtë duke marrë formën e kthetrave. Kjo gjendje mund të përmirësohet duke bërë ushtrime tërheqjeje të gishtave, por ju mund të keni nevojë për këpucë speciale, ose për ndërhyrje kirurgjikale.

14. Ngërçi

Një dhimbje e papritur, e mprehtë në këmbë është shenjë e një spazme të muskulit, apo ngërçit dhe mund të zgjasë nga disa sekonda, në disa minuta. Shkaku më i zakonshëm është stërlodhja e muskulit. Shkaqe të tjera përfshijnë qarkullimin e gjakut, çhidratimin, mungesën e kaliumit, magnezi t , kalçiumit apo vitaminës D. Rolmund të luajnë edhe ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë shtatzanisë, ose çrregullimet e tiroides. Nëse ngërçet janë të shpeshta dhe të forta, duhet të shkoni te doktori. Ushtrimet e forcës mund të ndihmojnë në rastin e lodhjes së muskujve.

15. Njollë e zezë

Ne mendojmë se kanceri i lëkurës shkaktohet nga rrezet e diellit dhe zakonisht, nuk i kontrollojmë këmbët për njolla të pazakonshme. Megjithatë, një melanomë, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, mund të zhvillohet edhe në zona që nuk janë të ekspozuara ndaj diellit rregullisht. Ajo mund të shfaqet edhe nën thua, ku mund të duket si njollë e zezë.

16. Zverdhje

Thonjtë e këmbës tregojnë shumë gjëra për shëndetin e trupit në përgjithësi. Një infek- sion mykotik zakonisht shkakton trashje dhe zverdhje të thonjve. Kjo mund të shkaktohet edhe nga një sëmundje e fshehur, si limfedema (enjtje e lidhur me sistemin limfatik), probleme të mushkërive, psoriaza ose artriti reumatoid.

17. Thonj të kthyer nga

lart

Nganjëherë, një dëmtim i thoit ose ekspozim i shpeshtë ndaj tretësve me bazë nafte mund ta bëjë thoin konkav (të lugët). Megjithatë, kjo mund të shkaktohet edhe nga mungesa e hekurit në trup.

18. Thonj të bardhë

Dëmtimi i thoit, ose një sëmundje tjetër në trup mund të shkaktojë njolla të bardha në thua. Nëse një pjesë, ose i gjithë thoi shkëputet nga mishi, ai mund të duket i bardhë dhe kjo mund të shkaktohet nga një dëmtim, infeksion i thoit, ose nga psoriaza. Nëse thoi është i paprekur dhe pjesa më e madhe e tij është e bardhë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një problemi më serioz, si sëmundje e mëçisë, e veshkave, probleme me zemrën, etj. Flisni me doktorin tuaj për këtë.

19. Thonj me valëzime

Thonjtë që duken me valëzime në sipërfaqe mund të shkaktohen nga një çrregullim i rritjes së thoit në shtratin e tij. Kjo gjë prek gjysmën e njerëzve që vuajnë nga psoriaza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.