Aksidentet e sikletshme që ndodhin në seks

Intervista - - INTIMITET -

Do të flasim këtu për aksidentet më të shpeshta që ndodhin në seks dhe që i kemi provuar të gjithë nga një herë. Hajde tani, mjaft u skuqe dhe përballu me të vërtetën...

Dihet që seksi është zbavitës dhe i paparashikueshëm. Përveçse eksitues dhe me plot cilësi të tjera që e bëjnë të zërë vendin e parë në diskutimet e njerëzve (për disa kohë ia zuri vendin kriza, por tani seksi është përsëri në vend të parë), një nga veprimet më të lashta të njerëzve, nganjëherë mund të shkaktojë aksidente dhe siklet. Meqë gratë e kanë merak hijeshinë dhe koketërinë, kur vjen momenti që të përballen me këto gjëra, ose futen në panik, ose fillojnë të qajnë, ose fillojnë të vishen shpejt e shpejt dhe ia mbathin vrapit të turpëruara në drejtim të panjohur, por sigurisht, larg “përbindëshit” që i ka shkaktuar gjithë këto të këqija. Kështu pra, e dashur grua anonime, meqë ne jemi në anën tënde dhe i kuptojmë ndjesitë e çdo gruaje, themi që sot të prekim këtë temë delikate, që djeg, sikletos dhe bën të ndihet në trup çdo grua në një moment apo në një tjetër të jetës së saj, me qëllim që të largojmë pikërisht këtë ndjesi turpi. Merr frymë thellë, sepse do të të nevojitet.

1. Dëmtime të vogla

Fillojmë me aksidentet më të lehta dhe më të thjeshta, që janë dëmtimet e vogla. Nga njëra anë, koka që godet me forcë murin, pikërisht në momentin kur partneri është duke u dhënë me mish e me shpirt pas seksit, nga ana tjetër, një rrëzim në momentin kur je duke u hedhur si panterë dhe për fat të keq, gjendesh si yll deti poshtë krevatit, flokët e kapur diku nën një bërryl (po pate vënë zgjatime, e pësove!). Nuk ka të paguar shikimi i burrit kur sheh një tufë të madhe flokësh të shkëputet nga koka, megjithëse mund ta dijë që janë fallco. Të gjitha këto mjaftojnë të të shkaktojnë të nxira, ndonjë krisje brinje ose ndonjë enjtje. Kërkojmë falje, por ka edhe më keq!

2. Periodat

Vazhdojmë me diçka më të rëndë dhe më të vështirë për t’u përballuar. Duhen edhe tre ditë të të vijnë periodat, gjë që do të thotë se mund ta shijosh ende seksin. Por, i ke bërë llogaritë pa hanxhinë dhe, ja ku shfaqen ngadalë-ngadalë njollat e para të gjakut! Gjëja më tragjike është se ekziston edhe errësira, të cilën ti e preferon dhe në momentin që bëni seks, askush nga të dy nuk vë re se ju ka ardhur një... vizitor i paftuar! Sigurisht, sapo të hapësh dritën do të shohësh se në shtrat (apo diku tjetër) është bërë një kasaphanë e vërtetë, ku numri i viktimave është i panjohur. Mos u trondit dhe mos bjer në panik. Ndërro çarçafët, bëni edhe një banjo dhe gjithçka në rregull. Nëse partneri vazhdon të jetë i shokuar... do t’i kalojë. Në fund të fundit, është diçka njerëzore.

3. Mungesë nishani

Në rregull, kjo mund të duket shumë qesharake, por mirë apo keq ka ndodhur shumë herë dhe sigurisht, me pasoja katastrofike. Nëse nuk e ke kuptuar ende, flasim për momentin e ejakulimit, kur partneri është duke shpërndarë “produktin” e vet në të gjitha drejtimet e mundshme. E keqja është se kur themi në të gjitha drejtimet, e kemi fjalën për të gjitha drejtimet, edhe në fytyrën tënde. Në këtë rast, të lutemi të mos fillosh të bërtiturat dhe sharjet, nuk e ka fajin ai i shkreti. Thjesht do të ishte mirë të bëje një bisedë me të rreth temës së... nishanit. Nëse nuk

Në rregull, ti je seksi dhe lojcake, këtë e dimë. Problemi është që të bësh më shumë kujdes me lodrat seksuale që përdor, sepse, për fakt, të keq, ekziston gjithmonë mundësia e ngecjes... brenda. Në këtë moment, do të theksonim edhe një herë rëndësinë e lubrifikantit. Në realitet, nuk ka asgjë më keq sesa të ngecë diçka brenda teje, ti të panikosh, të përpiqesh me të gjitha mënyrat dhe të mos e nxjerrësh dot. Në këtë rast ekziston një mundësi e madhe që të përfundosh në spital. Aty vërtet do të ndjehesh në turp, por ditën tjetër, ti do të përbësh thjesht një incident qesharak, mbase një histori për t’u treguar nëpër korridore. Harroje dhe vazhdoje jetën tënde normalisht. Nuk je as e para, as e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.