Tmerri i stërvitjes “SHEBENIKU 80”!

Intervista - - MËKATE -

Shebeniku 80 ishte një nga stërvitjet më të forta ushtarake, për të cilën kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, ishte shprehur: “Ja, këtu do t’i shohim bythëpambukët e Tiranës!”. Në këtë stërvitje do të merrnin pjesë shumë reparte ushtarake dhe mua m’u caktua detyra e shoqëruesit të Shtabit të Përgjithshëm të Elbasanit. Nisja u bë nga Elbasani me të gjithë armatimin ushtarak drejt malit të Gjinarit, në një dimër plot dëborë e akull. Ecnim atyre maleve në kolonë për një e në heshtje të plotë, por tektuk dëgjoje edhe ndonjë fjalë.

Natën e parë fjetëm në mes të dëborës, në malin e Gjinarit, ndërsa nga mëngjesi pa gdhirë mirë, u nisëm në drejtim të Librazhdit. Gjatë rrugës, autokolona kishte ndalur, mbasi sipas asaj që na thanë me radio, një nga kaf- shët e ngarkuara kishte rënë në një greminë. U nisa për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur, por rrugës dëgjova dialogun e dy rezervistëve, njëri me banim në fshat e tjetri në qytet. I thotë fshatari:

- Po ç’bëni o njerëz! E këputët gomarin, që ia keni vënë të gjitha armët!

Qytetari aq desh dhe bërtiti me sa kishte në kokë: - O shokë, zbulova se gomari im paska një shok!

Duke ecur rrugës, pashë një rezervist pa ndjenja më poshtë, pa arritur te gremina, mbasi bataloni nga batalioni kishin distancë të madhe. Në atë kohë aq të keqe, një pjesë të rrugës e bëra vetëm, por u ndodha para një lukunie ujqërish që ulërinin në një faqe mali jo shumë larg meje. Ç’të bëja? Kisha vetëm dy pistoleta, një luftarake të tipit TT dhe një tjetër gjurmëlënëse, ndaj e pashë më të arsyeshme të qëlloja në ajër me raketëhedhësen, mbasi kisha dëgjuar se ujku trembet nga drita dhe ashtu veprova. Qëllova në ajër me sytë nga ujqërit, për të parë se ç’do bënin dhe mbusha menjëherë pistoletën tjetër që ta kisha gati, por ujqërit u larguan dhe ashtu, me pistoletë të mbushur në dorë, vazhdova rrugën. Papritur, në një distancë afërsisht 150 metra dallova një hije që ecte dhe mendova se ishte ujk, mbasi në borë, edhe pse është natë, dallohet. Kështu, qëllova me pistoletën luftarake, por në atë kohë dëgjova një zë që më tha:

- Kujdes ore, se po na vret!

Iu afrova dhe pashë se ishte njëri që kishte mbetur mbrapa nga shokët.

- Shpejt, - i thashë, - bashkoju shokëve, se për pak të vrava.

Më në fund, mbërrita te gremina ku kishte rënë kafsha me armatim. Pritëm sa nxorëm armatimin dhe u nisëm në një sheshfushim. Në këtë vend, avionët ushtarakë bombardues do të qëllonin me bomba mësimore, por ky ishte një sekret që nuk e dinte askush dhe të gjithë duhet të besonin se në atë vend, do të bëhej një luftë e vërtetë.

Kështu, menjëherë u hap lajmi se avionët serbë po na bombardonin. Pas kësaj, shihje frikacakë, po edhe djem trima që zinin pozicionet, por ajo që më bëri përshtypje jo vetëm mua, por të gjithëve qe një gollobordas, i cili, i frikësuar, duke besuar se ajo që po ndodhte ishte e vërtetë, nxori thikën dhe preu fytin e tij!

Dhashë alarm duke qëlluar shtatë herë me pistoletë e mbas meje filluan të qëllonin edhe të tjerë. Menjëherë i vura dorën te fyti duke i ndaluar gjakun, se i dilte si bagëtisë kur e therin. Kështu, derisa mbërritën mjekët. Pastaj trasmetuam me radio që të vinte urgjent helikopteri, por për shkak të kohës së keqe, helikopteri mbërriti në Librazhd. Si përfundim, e zbritën të plagosurin me barrela në Librazhd e prej andej e çuan në Spitalin Ushtarak.

Djali shpëtoi nga vdekja, por nuk mund të fliste më dhe për veprimin që kishte bërë, u dënua me tre vjet burg. isht që pranova si qengj i butë. Isha unë ai që kisha pirë e vrarë! Ishte normale që njerëzit të trembeshin nga pija ime.

U takuam me Matildën pas një jave, ditën e parë të saj të pushimit. Ishte vajzë e këndshme. U takuam e folëm edhe shumë herë të tjera dhe në vendosëm të bashkëjetojmë. Ndër vendimet që mora me Matildën ishte se nëse do pranonin prindërit e djalit që kisha vrarë, unë do t’u jepja si pension çdo muaj dyqind euro.

- Dakord, më tha ajo, nëse ty të vret më pak ndërgjegjja...

Pas kësaj, i thashë babait që do të jetoja me Matildën dhe i kërkova të gjente njerëz e t’i çonte në fshatin tim të prindërit e K., për t’u thënë atë që kisha menduar. Ata prindër tashmë të plakur, edhe pse i ndihmonin fëmijët e tyre, kishin njëqind sëmundje dhe sigurisht, për të shkuar në spital duhen para.

I dërgova paratë tim eti që t’ua çonte së pari për një operacion që i duhej bërë në këmbë nënës së djalit dhe tashmë, kam një vit që u jap çdo muaj shumën e caktuar. Shpresoj t’ua lehtësoj të paktën vuajtjen fizike atyre prindërve.

M.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.