Vrava një njeri, shkatërrova jetën time, prisha dasmën e vëllait

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

Aty kishim fjetur në mes të rrugës bashkë me shokun tim, derisa dikush na ka gjetur në rrugë e kish lajmëruar policinë. Të nesërmen, ...

në komisariat kemi marrë vesh se ç’kishim bërë.

Kështu, unë u bëra kriminel për një pesë minutësh. Bashkë me shokun tim i kishim marrë jetën një bashkëmoshatari. O Zot, edhe tani rri e mendoj si duhet të kenë qenë ato çaste për atë të mjerin. U bënë shtatëmbëdhjetë vjet që sa herë mbyll sytë për të fjetur, pamja e parë që më shfaqet është një trup i pajetë që duhet të jetë i K.- së që vramë ne. Më pas i kthehem jetës sime po aq mjerane, jo vetëm për faktin që bëra dhjetë vite burg, por sepse tashmë e kam mësuar se ç’kam bërë...

Një javë pas vrasjes që kishim bërë, im vëlla do të martohej dhe në shtëpi do na vinte gjeraqina që e kishim zgjedhur vetë, por nuk ishte e shkruar që të këndonim për të ashtu siç e meritonte ajo vajzë.

Pas dy muajsh, kur prindërit e mi erdhën e më takuan në burg, më thanë si kishin rrjedhur ngjarjet. Në shtëpinë e K., ishte bërë ceremonia mortore e në shtëpinë tonë kishte pushuar kënga. Edhe nusja jonë kishte ardhur në zi, pa nxjerrë zë askush. Dy javë pas ngjarjes familja e viktimës u kishte kërkuar prindërve të mi të largoheshin nga fshati.

- Më fal që po të them këto fjalë, po nuk duroj dot t’ju shoh, ndërkohë që im bir është në tokë, - i kish thënë babai i të vrarit, babait tim. Im atë i kishte kërkuar pak kohë sa të gjente një vend ku të fuste kokën.

- Të kuptoj lum vëllai, të kuptoj që ke hall të madh, po a më jep vetëm tri javë kohë që të iki, - ish përgjigjur babai.

- Dakord, - ishte përgjigje shumë e shkurtër, por shumë e hidhur për ba- bain tim, megjithëse fajin ia kisha unë e jo ai.

Ndërkohë që im atë po përpiqej të gjente një vend për të ikur nga fshati, gjyshi kishte kaluar një krizë në zemër dhe ndërsa e çonin në ambulancën e fshatit, kishte vdekur. Një javë pas gjyshit vdiq edhe gjyshja, kurse unë isha bërë tri herë kriminel. Ata nuk vdiqën nga mosha, por nga hidhërimi e helmi që u futa unë në gjak.

Pas varrimit të dy prindërve, brenda një jave im atë kishte gjetur shtëpi në Elbasan e kishte ikur brenda afatit që kishte caktuar me bashkëfshatarin e tij.

- Do të të japë kohë, kërkoji të të falë edhe ca ditë, - i ishin lutur të gjithë, - ai është burrë i mirë, nuk është delenxhi.

- Jo, im bir është shkaktari i vuajtjeve të tij, i ferrit të tij... I ka ikur djali njëzet e tre vjeç e unë ti rri në sy! - ua kishte prerë im atë duke ikur nga fshati. Edhe sot e kësaj dite ai nuk është kthyer kurrë më atje.

Ndërsa mua gjykata më dha katërmbëdhjetë vjet burg nga te cilat bera vetem dhjete. Prindërit e mi nuk paguan avokat, vetëm atë avokat që të cakton shteti dhe ai ishte i lodhur. E bëra burgun dhe ai i shkretë është i vështirë, por për mua ka qenë më e vështirë të mendoja se ç’kisha bërë.

Tashmë, im vëlla që është në Itali, më ka ndihmuar, më ka gjetur një punë dhe unë jetoj pranë tij. Muajt e parë kunata më ndihmoi shumë, por unë përpiqem t’u rri sa më larg. Më duket sikur ua “infektoj” edhe fëmijët me burgun tim.

Babai më ka gjetur një vajzë nga anët e mia dhe jam takuar me të këtu në Itali. Ma çuan numrin e saj me mesazh dhe unë e mora një të dielë në darkë.

- Mirëmbrëma, jam M.. Këtë numër ma ka dhënë im atë e më tha se mund të flas me Matildën.

- Po, Matilda jam, mirëmbrëma, mirë je ti? - nga zëri m’u duk vajzë e ëmbël.

- Para se të zgjasim muhabetin, nuk e di a të kanë treguar që unë kam bërë katërmbëdhjetë vite burg se bashkë me shokun tim kam vrarë një djalë? - e pyeta menjëherë se nuk desha t’i krijoja iluzione tjetrës se po fliste me një engjëll.

- Po, më kanë thënë, por mua më kanë thënë që nuk e ke bërë me paramendim, - dhe heshtja u nder në telefon mes nesh.

- Në fakt, kam qenë i pirë, edhe sot nuk e kujtoj dot atë që kemi bërë atë natë, por desha të ta them që në fillim, që të mos tregohem burracak, - i thashë, ndërkohë që kisha dëshirë të vazhdoja të flisja e ta takoja, por edhe frikë njëkohësisht.

- Mendoj se m’i kanë thënë të gjitha për ty dhe unë ua kam dhënë vetë numrin që të ta jepnin ty.

- Atëherë, a mund të takohemi? - e pyeta dhe zemra sa s’më doli nga kraharori.

- Sigurisht, nëse ti do që të më takosh, ama pa pije alkoolike! - tha dhe sigur-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.