Privilegj?!

Intervista - - POSTA -

Ç’m’u desh t’i hipja atij vagoni E të ndeshem me një botë Ju lutem njerëz, më ndihmoni Të them atë që s’shkruaj dot! Të them atë që s’shkruaj dot Një makth, shpirtit gjatë e gjerë Në një vagon hyra më kot E pashë aty një botë të tërë!... Njerëz të lodhur, me thasë ngarkuar Në sytë e tyre shkruante “uri” Ndër ‘ta dalloje të moshuar Për fat të keq, edhe fëmijë... Një foshnje thithte të nënës gji Ç’faj të ketë, ku ka gabuar Ne dimë të themi, “eh, fat-zi” S’ke ç’i bën e ka të shkruar! Por në ç’deftera vuloset fati Në ç’duar akull edhe në ç’bojë Njerëz të ngjashëm midis tyre Në emërtim veç janë njësoj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.