PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje. Jam Marseli nga Korça, kam 3 vjet i fejuar, por problemi këtu është se mua më rri mendja tek e fejuara e parë. Mendoj për të fejuarën e parë dhe qaj për këtë vajzë. Kam 3 vjet që jam ndarë prej saj, por nuk e harroj dot. Kam marrë vesh që është martuar e ka edhe një vajzë, i kam dërguar gjëra për vajzën dhe për atë e kam ndërmend ta ndihmoj përsëri që ta bëj për vete. E dua shumë dhe nuk di si të veproj. Ju, çfarë më këshilloni? Mos vallë po bëj gabim që më rri mendja tek ajo?

Antonios Last: - Ça mendon, t’i prishësh familjen asaj, kur ajo ka edhe vajzë? Bën mirë t’i rrish larg, shiko të fejuarën tënde, mos e lër pas dore, duaje dhe respektoje se do humbasësh edhe këtë që ke.

Viola Ervi: - Marsel, do bëje shumë mirë nëse tregohesh i sinqertë me të fejuarën që ke tani, por ti a je i sigurt që ish-e fejuara të do siç e do ti? Unë të kuptoj shumë mirë si ndihesh, por bëji gjërat me pjekurinë më të madhe, sepse do lëndosh njerëz që ndoshta nuk e meritojnë. Shpresoj ta gjesh një zgjidhje dhe të jesh i lumtur.

Dalina Bardhi: - Tregoji të fejuarës ndjenjat që ke për atë tjetren që nesër pasnesër të mos vuajnë për budallallëqet e tua edhe fëmijët që do të sjellësh në jetë. Se, po të jetë pak inteligjente e fejuara jote do të dijë vetë si ta menaxhojë situatën, pavarësisht dhimbjes që do të provojë. Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund.

Pley Boy: - Zgjohu, se je në gjumë, prano realitetin e mos kujto gjërat e mira që ke kalu me ish-in, por dhe të këqiat se po të kishit kaluar mirë, s’do ndaheshit, trap.

Marsia Vlorë: - Po për të fejuaren ak- tuale a ke menduar ndonjëherë? Si do të ndihej ajo po të ishte në vendin tuaj?!

Liridona Dona: - Është e lehtë të japësh një mendim, por tepër e vështirë ta përjetosh vetë, ndaj mendimi im është që çdo gjë e ka koha në dorë, jeta do ndryshojë, gjithçka e krejt pa kuptuar ti do ecësh në drejtimin tënd, ajo në drejtimin e saj, ndaj mos e mundo veten, zemra nuk komandohet.

Enka Hyko: - Kur e doje kaq shumë, pse e le? Bëji hyzmetin kësaj që ke se ajo ka familjen e saj.

Aida Cara: - Një gjë pyes unë se pse s’e deshe ti sa e pate në krah? Pse iku ajo te tjetri? Kjo tregon se je një k... nga mendtë si një, si 20 të fejuara me pasë.

Ardjana Anajdra: - Mendoj që ti mor djalë, je hala në gjumë. Zgjohu dhe jeto jetën me të fejuarën e lene të kaluarën mbrapa. I thonë një shprehjeje: nëse personin e parë e ndërron me të dytin, zgjidh të dytin se po ta doje të parin, nuk do ta ndërroje me të dytin. Mendoj se ti duhet thjesht t’i bësh vetes një leksion e të vish në planetin Tokë sepse qenke në qiell me mendje.

Petros Guri: - Do bësh mirë të rrish larg dhe të kontrollosh ndjenjat e afshet e tua, se është shumë vonë për këtë që mendon. Ndryshe do t’i bësh lëmsh të gjithë, bashkë me mendjen tënde. Mendimi im është.

Angel Mimi: - Po ç’të duhet ajo tani? çdo njeri kur martohet ka mbaruar punë dhe ti martohu dhe mbaro punë dhe shih familjen tënde.

Dritan Kumanaku:

-Ndahu edhe me

A jeni dakord me vizitat e VIP-ave dhe intervistat që u bëjnë personave të dënuar me burgim, për VRASJE? Pse po na i servirin si krenarinë e Kombit? Lina

- A ju kanë zhgënjyer ndonjëherë prindërit dhe a keni arritur t’i falni një ditë? I dëshpëruari nga familja.

- Çfarë është festa e 8 Marsit për ju, si e konceptoni, duhet festuar apo protestuar? Më vjen keq kur shoh femra që tërbohen fare këtë ditë, s’e kuptoj! Bashkimi.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- A u besoni lidhjeve nëpërmjet gazetës apo internetit? Xhelozja e Nardit

- Në ditët e sotme, e dashur, mund të bësh lidhje në çdo lloj mënyre, njerëzit s’kanë kohë të dalin dhe të njihen nga afër dhe kërkojnë nga gazetat dhe interneti. Nuk është aspak e keqe kjo gjë, jeta ka ecur përpara dhe nuk duhet të gjykojmë se zakonisht atëherë kur gjykojmë, na e sjell jeta dhe bëjmë po ne të njëjtën gjë. Gerta.

- A ekziston sot dashuria e njerëzve pa interes për shokun, mikun, vëllain, nënën etj. Mendoj se jo. Ju, çfarë mendimi keni?

- Po, besoj se akoma s’ka humbur ajo lidhja familjare që kemi, nuk të shikon familja për interes. Sigurisht që ekziston dashuria e vërtetë mes motrës e vëllait, se për nënën as që nuk e diskutoj fare. Ndërsa për miqtë apo shokët nuk mund të them të njëtën gjë, jeta është bërë e vështirë që të jenë të ndërgjegjshëm dhe me dashuri të pastër ndaj njëri-tjetrit. Koli

- Si mendoni ju, a pendohet një kriminel vërtet apo i ka filma ato çfarë thotë? Nisem nga rasti i atij djalit që është në burgim të përjetshëm dhe që tani është penduar. Arditi.

- I dashur Ardit, edhe njeriu më i mirë mund të bëjë krim. Kur vjen në atë gradë dhe bën një gjë të tillë, s’do të thotë që nuk pendohesh për atë që ke bëre. Unë besoj që një person që ka bërë një krim mund të pendohet për gjestin që ka bërë, por një kriminel jo, ai që bën vetëm një krim s’mund të quhet kriminel. Kriminelët janë ata që bëjnë vrasje radhazi dhe ata sigurisht që i kanë filma pendimet e tyre. Sofia.

- Burrat e cilës krahine shqiptare i trajtojnë më mirë gratë? Nevi.

- Kam një frikë që do të gjykohem për këtë të dytën, prit sa të martohet dhe fejohu me të tretën e mendo për të dytën, ndahu nga e treta, lëre të martohet, fejohu me të katërtën e me radhë, vazhdo të njëjtën gjë, çoju dhurata, paguaj llogaritë e shpenzimet dhe puno një jetë të tërë si hamall për ish-të fejuarat. Ti mendo edhe paguaj, se qejfin e bëjnë të tjerët.

Idriz Aliu: - Mire e ke, vazhdo kështu se ia vlen.

Bruni Vlorë: - Kot e ke me dhurata, provo hapi një llogari bankare hahah.

Djali Sy kafe kingu: - Unë kam menduar t’i bëj magji të fejuarës së parë, ta ndaj nga i shoqi, por neve na ndau mamaja ime, sepse çfarë i blija të fejuares së parë e kërkonte dhe mami. Me të fejuaren e dytë nuk shkoja mirë se e kapa me një tjetër duke u puthur. Nuk mund ta harroj të fejuarën e parë unë qaj për këtë vajzë.

Ledri Vula: - Mundohu ta harrosh sa më shpejt, kjo gjë do ishte më mirë për ty sepse në rast se tenton të lidhesh përsëri me atë vajzë kam përshtypjen se ajo vajzë mund të të shkaktojë shumë më shumë dhimbje seç po ndien tani.

Kamila Kamila: - Atëherë mos e merr në qafë të fejuaren e dytë, qenke injorant, kur nuk u deshet kur ishit bashkë çfarë kërkon nga e fejuara e parë kur ajo qenka bërë me fëmijë? Je totalisht gabim, mblidh trutë se do të të lërë edhe e fejuara e dytë, apo edhe me këtë kështu do veprosh?! Je totalisht gabim, hiq dorë dhe përkushtoju të fejuares së dytë. Kjo tregon që ti nuk ke karakter si burrë!

Genti Durrës: - Harroje o daku. Një gjë që të iken nga duart, nuk kthehet më. këtë që do them, por meshkujt vlonjatë i trajtojnë shumë mirë gratë e tyre. Tashmë nuk jam i sigurt që kjo ndodh nga dashuria apo nga frika ndaj grave, se kam parë goxha meshkuj që përpara gruas janë si pula të lagura dhe i shikojnë gratë e tyre në dritë të syrit. Duken si të fortë përpara të tjerëve, por kur bie fjala për gruan... Po si bëjnë ashtu, jam çuditur fare?! Gena.

- Më thoni a jeni dakord që të ndërtohet këndi i lojërave te liqeni, apo kemi probleme të tjera më të mëdha se ky? Merita.

- Liqenin duhet ta lëmë ashtu siç është dhe të mos e mbysim me mbeturina, sepse duke u ndërtuar këndi i lojërave aty, mendoni ju sa mbeturina do lënë njerëzit anembanë, kështu që sigurisht, nuk jam fare dakord të ndërtohet një gjë e tillë dhe vërtet kemi shumë probleme më të mëdha se të ndërtojmë dhe të prishim më shumë klimën dhe mjedisin e pastër e gjelbërimin e liqenit. Studentja.

- Si ju duket reagimi i parlamentarëve tonë? Uh se harrova, po fjalori i kryeministrit? E lodhura.

- Të them të drejtën, kohët e fundit kam ndjekur shpesh lajmet dhe ajo që më ka bërë përshtypje është gjuha që përdorin deputetët dhe vetë Kryeministri. Nuk flasin si njerëz me kulturë, por sikur janë gangsterë rrugësh. Hapni sytë o njerëz dhe mos votoni këta tipa që vetëm po shkatërrojnë vendin tonë. Goni.

- Një pyetje qesharake kam: A bëni thashetheme dhe për çfarë konkretisht? Grifsha.

- Besoj se jemi më të prapambeturit në të gjithë botën. Jetoj jashtë dhe kur erdha të vizitoj vendin tim, pashë që njerëzit këtu kanë lindur të qajnë hallet e të tjerëve dhe nuk merren fare me jetët e tyre personale. Më ka bërë shumë shumë përshtypje kjo gjë, që të gjithë flasin dhe bëjnë thashetheme për të gjithë, duke lënë pas jetën dhe familjet e tyre. Vetëm këtu e kam parë këtë gjë dhe nuk ndihem fare krenar për vendin tim. Emigranti.

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- Paske qenë shumë me fat, e dashur, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, unë them t’i mbash të dy dhe të mos martohesh fare. Shijoje jetën deri aty ku nuk shkon më, se jeta është e shkurtër që t’i vësh kushte ti apo çdonjëri nga ne, kështu që mbaji dhe argëtohu sa ke mundësi, dhe ç’është e shkruar do bëhet mos e vrit fare fare trurin. Vagabondja.

- A besoni në shoqatat jo fitimprurëse? Mua më duket sikur pas tyre ka pisllëqet më të mëdha që ekzistojnë. Kush nga ju ka patur ndonjë të mirë prej tyre? S’e kuptoj një herë çfarë të mire kanë? Ada.

- Deri tani s’kam dëgjuar të flasin mirë për këto shoqata dhe nuk kemi parë të kenë ndihmuar gjëkundi, kështu që është ajo që thua ti, që krijojnë këto lloj shoqatash vetëm për të mbuluar pisllëqet e tyre biznesmenët dhe për t’u bërë të pasur në kurriz të popullit. Fajin s’e kanë ata, por shteti që nuk bën asnjë lloj kontrolli dhe i lë të lëvizin të lirë kudo. Letushja.

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Vetëm kriminelët gangsterët dhe rrugaçët mund të jenë dakord për armë, besoj askush që është njeri normal s’do ketë dëshirë të ketë armë me vete. Mendja e njeriut sa është në rregull dhe për sekonda mund t’i kthehet dhe të bëjë krim. Pra, armët do të doja të mos ekzistonin fare, se vetëm keq kemi parë. Donika.

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

- Po sigurisht që ata bëjnë shumë më përpara se thjesht emigrantët që shkojnë dhe kërkojnë punë. Artistët përgatisin rrethana para se të shkojnë, ndërsa një student që të shkojë jashtë të studiojë, do të thotë që nga ana ekonomike s’ka problem dhe shikon jetën e tij më avash dhe më shtruar. Prandaj edhe janë më me fat ata dhe ecin më shumë se ne emigranëtë, që një ditë punojmë dhe pesë ditë s’kemi punë. Emigranti.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Përse ta ndash mi goce? Në fund të fundit, s’e mban pa dëshirën e tij pranë teje, mbaje sa të mundesh dhe kur të shikosh që nuk shkon më, atëherë ndahu dhe vazhdo jetën tënde. Pastaj, është e vështirë në ditët e sotme të gjesh person të hajrit, kështu që mbase është fati yt i jetës. Sa herë kemi parë që meshkujt janë martuar se ua kanë sjellë prindërit në majë të hundës dhe pastaj ndahen se gjejnë dashurinë e vërtetë të jetës. Denisa.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Epo, e dashur, ai nuk është as shok, as vëlla për ty, kështu që mendimi im është të shmangesh fare nga persona të tillë që vetëm të keqen tënde duan. Këta lloj personash unë i konsideroj tamam të sëmurë dhe të paaftë për jetën e tyre, duan gjithmonë t’u japin mendimin e tyre të tjerëve se kanë frikë të marrin jetën e tyre në duar dhe të jetojnë. Besi.

- Janë shtuar shumë “artistët”, po kush quhet i tillë, ato që nuk dinë të lidhin dy fjalë ama nxjerrin bythë e gjoks apo ato që janë vërtet artistë, por që janë zhdukur nga ekranet tona?! S’e kuptoj këtë gjë, është çështje marketingu apo këtë kategori do populli të shohë? Emigranti Gjermani.

- Kudo të lëvizësh pultin dhe të kërkosh në televizor, gjithandej shikon femra të zhveshura dhe politikanë duke u sharë. Po s’janë artistë këta që vetëm trupin dinë të shesin dhe jo punën e tyre! Për mua, artistë siç kanë qenë dikur s’ka më, janë zhdukur tamam nga ekranet tona dhe më vjen shumë keq që kjo rinia jonë ka arritur në këtë pikë të qelbët. Studenti.

- Si do ta përcaktonit apo silleshit me motrën tuaj nëse ajo bëhet xheloze për lumturinë tuaj? E trishtuara.

- Në radhë të parë do mendoja që ajo mbase nuk është motra ime, por e kanë marrë prindërit që t’i shpëtojnë jetën. S’ka kurrë mundësi që një motër të bëhet xheloze për lumturinë e motrës, përkundrazi, lumturohet që e shikon motrën të lumtur. Këtu motra që është motër, i jep fëmijë motrës që s’ka mundësi të lindë, si do bëhet xheloze o njerëz?! Keni luajtur mendsh, patjetër. Sonila Berat.

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? Lida.

- Përse, përse, përse? Kush e ka gjetur gjer më sot përsenë? Kështu janë meshkujt, duan ato që ua sjellin në majë të hundës dhe gocat e mira dhe të urta i mbajnë rezervë sa për të kaluar kohën e tyre dhe në fund i hedhin si lecka të përdorura. Prandaj pastaj i shikon që ndahen, sepse sado të pranojnë sjelljen e së egrës, dikur lodhen dhe vjen momenti që kërkojnë vajza të urta, por ikën vapa me gushtin. Elona.

- Im shoq më ka tradhtuar sistematikisht me të njëjtën femër dhe unë e mora vesh vetëm tani, pas dhjetë vjetësh. Ju, do të ndaheshit apo do ta falnit? Ndihem shumë e lënduar. Dalida.

- Mashkulli është një lloj kafshe që sado t’i flasësh, nuk merr vesh kurrë, thonë që janë si qentë, por në asnjë mënyrë nuk e besoj këtë, qenit i bën komandë, por mashkullit jo, ngelet një fëmijë që kurrë nuk rritet. Kështu edhe ti që ke pësuar një gjë të tillë, e vetmja gjë që mund të bësh është të vazhdosh jetën ashtu si më parë. Ai edhe po të ndahet me të, do gjejë tjetër, kështu që bëj sikur s’di asgjë dhe shijo jetën tënde. Studentja.

- A do ta shisnit dinjitetin tuaj për një vend pune? Nëna pa përkrahje.

- Po çfarë thu, e dashur nënë, siç ka ardhur koha, edhe ty të shes që të kem një vend pune, mos të të vijë keq se është shtrënguar shumë jeta jonë që të kemi një punë të cilën edhe po e gjetëm, s’dihet sa mund ta kemi. Mos u mërzit fare për këtë, shpresojmë të jetë periudhë e shkurtër dhe do kalojë. Beni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.