Zoti dhe parajsa

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Varka, dallgët

dhe dielli

- Kam parë në ëndërr sikur isha me burrin në një varkë dhe pashë që na erdhi një dallgë e madhe e cila na kaloi sipër. Varkën nuk e përmbysi, por as xhamat e saj nuk i theu. Mbas pak, pashë diellin. Ç’do të thotë kjo? - Varka tregon situatën tuaj private, që duket e trazuar kohët e fundit. Pra, marrëdhënia mes jush dhe bashkëshortit është pak e komplikuar dhe dallga tregon vështirësi emotive dhe gjendje psikologjike pak të rënë. Gjendeni para një situate jo të lehtë dhe do t’ju duhet shumë forcë për ta kapërcyer. Megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, sepse dallga ka kaluar sipër jush dhe nuk e ka përmbysur varkën tuaj, gjë që përfaqëson, veç të tjerash, marrëdhënien tuaj në çift. Pastaj dielli në fund, tregon shpresën dhe daljen nga vështirësitë. Ka gjithmonë një zgjidhje pozitive për çdo problem, sidomos kur del dielli në fund, ndaj mos u shqetësoni. - Pashë në ëndërr sikur

isha në fshat te shtë- pia e gjyshes dhe pashë djemtë e lagjes që kishin lidhur një qenie të çuditshme. Ajo u thoshte ta lëshonin sepse nuk e dinin se me kë kishin të bënin. Unë u kërkova ta lironin dhe ata mu bindën. Unë e mendova këtë qenie si Zotin dhe ai e pranoi që ishte Zoti. Unë e pyeta: “A ekziston parajsa?”. “Po”, mu përgjigj ai. “Mund të ma tregosh?” i thashë dhe ai më tregoi një vend shumë të bukur me gjelbërim, me pemë dhe një lisharëse në të cilën tundej gjyshja bashkë me gjyshin, të cilët kanë vdekur. Pastaj pashë hallën që nuk jeton gjithashtu dhe nga malli, fillova të qaja. Më pas pashë veten në qytet dhe e pyeta: “Cila është e ardhmja ime, o Zot?”. Ai nuk m’u përgjigj dhe ashtu më doli gjumi. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? - Kjo është një ëndërr shumë e bukur. Zoti në ëndërr përfaqëson anën tuaj shpirtërore dhe lidhjen që keni me Zotin tonë. Ju jeni e pastër, keni shumë besim, por në të njëjtën kohë ndiheni shpesh e dobët para jetës e të papriturave dhe jeni shumë kurioze të dini të ardhmen tuaj. Zoti është me ju dhe këtë e tregon ëndrra juaj. Nuk keni pse të keni frikë. Një ëndërr e tillë tregon që e keni shumë pranë Zotin dhe jeni gati të mposhtni çdo të keqe apo frikë që ju pushton herë pas here. Vetëm mos mendoni shumë për të ardhmen, punoni drejt në të tashmen dhe e ardhmja është e sigurt që do të jetë pozitive. Në qoftë se do ta kishit parë Zotin duke i përngjarë dikujt në realitet, atëherë ëndrra juaj do të merrte kuptim tjetër, jo të mirë, ndërsa në rastin konkret, do të thotë që bota juaj shpirtërore është shumë e lidhur pas besimit tuaj dhe jeni në rrugë të drejtë. Është e vërtetë se të afërmit tuaj ndodhem në parajsë. Sigurisht, ju ka marrë edhe malli, ndaj kjo është edhe një arsye tjetër pse i keni parë, por duhet të gëzoheni që parajsa ekziston vërtet dhe ata thjesht kanë shkuar në një botë më të mirë, në atë të përjetshmen.

Dhoma dhe merimangat

- Në ëndërr pashë sikur isha në dhomën e gjumit. Përballë kre-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.