Si ta heqim dhjamin e barkut me ushqime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam lexuese e rregullt e kësaj rubrike. Problemi që kam unë është dhjami që kam në bark. Jam e dobët përgjithësisht sepse bëj aktivitet fizik jashtë në natyrë, vrapoj, i jap biçikletës etj., por barku më ka ngelur. Si ta heq dhjamin me ushqime apo ndonjë ushtrim në veçanti? Ju falënderoj dhe jam në pritje të përgjigjes tuaj.

Mario, instruktor: - Së pari, do t’ju sugjeroja të mos hiqni dorë nga ushtrimet që i përmendni edhe vetë ju, siç është vrapi dhe biçikleta. Të dyja këto, që hyjnë tek ushtrimet kardio, ndihmojnë shumë në heqjen e dhjamit në bark. Por, duke qenë se ju nuk jeni ende e kënaqur me fizikun tuaj, kombinojini ushtrimet edhe me një regjim ushqimor. Unë do t’ju ilustroj disa përbërës të cilët ndihmojnë shumë në heqjen e dhjamit, sidomos te pjesa e barkut.

- Në mëngjes është mirë të konsumoni 2 lugë tërshërë të tretur në kos pa yndyrë dhe një lugë çaji fara liri. Farat e lirit mund t’i gjeni edhe në formen e vajit dhe të pini çdo ditë esëll 1 orë para ngrënies, 2 lugë të vogla kafeje me vaj. Kjo përbërje, përveçse është shumë ushqyese dhe përmban shumë fibra, ndihmon në shkrirjen e dhjamit në bark dhe për më tepër, ju jep energji për pjesën tjetër të ditës. Do t’ju sugjeroja gjithashtu boronicat, të cilat janë të pasura me antioksidues dhe janë kundër çdo lloj inflamacioni. Studimet e fundit kanë arri- vatit kisha derën e banjës dhe pashë që drita brenda ishte e ndezur. Pashë te drita e banjos disa merimanga që po kalonin, iknin e vinin. Ndërkoha, u frikësova dhe doja të ngrihesha nga gjumi e t’i mbysja, doja të zgjohesha dhe nuk më dilte gjumi, edhe pse i shikoja. Nxirrja dorën nga mbulesa, por më zhdukej. Bëja të rrotullohesha që të tur në rezultatin se boronicat si në formën e çajit, ashtu edhe të konsumuara drejtpërdrejt, ndihmojnë në reduktimin e dhjamit të barkut dhe sulmojnë shumë sëmundje të zemrës, diabetin etj. Konsumoni kosin, siç e përmendëm edhe më lart, por mundësisht, pa yndyrë. Sipas studimeve të fundit, ky përbërës është shumë efikas dhe lufton dhjamin trupor, sidomos atë që mblidhet në bark dhe kjo për shkak të kalciumit dhe të aminoacideve që përmban.

- Së fundmi, do t’ju këshilloja të përdorni spinaqin sa më shpesh të jetë e mundur. Mund ta përdorni të zier, të kombinuar me fileton e pulës, apo në formë sallate. Në çdo lloj forme ta përdorni, spinaqi është shumë i mirë sepse është burim i vitaminës C dhe i hekurit. Spinaqi lufton hormonet e stresit, i cili dihet se ndikon shumë në krijimin e dhjamit në trup edhe te femrat, më shumë te pjesa e barkut. Pra, spinaqi redukton stresin veç efekteve të tjera pozitive që ka mbi shëndetin dhe fizikun tonë.

- Për ta mbyllur, do t’ju këshillja të bëni sa më shumë ushtrime në tapet, përveç ushtrimeve kardio. Ushtrimet e barkut janë shumë të rëndësishme dhe pas çdo seance ushtrimesh, ato duhet të mbyllin orën e stërvitjes. Ushtrimet e barkut nuk duhet të lihen kurrë pas dore, duhet t’i bëni çdo ditë, mundësisht. Duke ndjekur këtë regjim ushqimor dhe ushtrimet përkatëse, do të shikoni rezultate pozitive shumë shpejt. zgjohesha dhe përsëri nuk ngrihesha dot. Kështu, u zgjova. - Si dhoma e gjumit, ashtu edhe merimangat, tregojnë gjendjen tuaj. Ju ndiheni sikur po ju zihet fryma nga disa situata familjare të cilat ndikojnë në lirinë dhe në pavarësinë tuaj. Merimangat përfaqësojnë pikërisht këto probleme që keni brenda familjes dhe që dëshironi t’i kapërceni, por ndiheni të pafuqishëm para këtyre situatave. Edhe gjendja që dëshironi të zg- joheni, por nuk mundeni, zgjatja e dorës etj. tregojnë pikërisht plogështinë dhe pesimizmin që ju ka pushtuar kohët e fundit. Pra, po kaloni një periudhë pak a shumë sfilitëse e të lodhshme të cilën nevojitet që ta përballoni dhe të dilni sa më parë nga kjo gjendje. Duhet t’i jepni forca vetes dhe të mendoni më parë për qetësinë tuaj e më pas të të tjerëve. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.