Ju pyesni mjeku përgjigjet A e dëmton soda e bukës stomakun?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Valdete, jam një zotëri 50 vjeç. Babai im ka vuajtur nga ulçera dhe tani nuk jeton më. Tani më ka kapur mua kjo sëmundje, me sa shikoj. Ka raste që dhimbjet janë aq të forta sa nuk e drejtoj dot trupin. Përdor para buke kokrra kundra dhimbjes dhe kur kam dhimbje, ha një luge sode buke e më pushon. A e dëmton soda e bukës stomakun, edhe pse ma pushon? Çfarë diete më sugjeroni, sepse dhimbjet nuk më ikin, sa kam frikë të ulem të ha vaktin? Nuk ngrihem dot, më duket sikur kam diçka të fortë në stomak dhe dhimbja më shkon edhe në kurriz. Ndonjëherë më ndodh që më vjen edhe të vjell. Si të veproj, çfarë më sugjeroni? Çfarë ushqimesh duhet të konsumoj? Dr. Valdete Malaj, gastro - hepatologe: -I nderuar zotëri, përshëndetje! Nuk e di nëse jeni diagnos- tikuar te specialistët, pra, nëse keni bërë ndonjë ekzaminim për stomakun, pasi ju nuk shkruani gjë për këtë. Në qoftë se jo, ju duhet së pari të bëni një eko barku për të parë nëse keni ndonjë problem me tëmthin, pasi ndonjëherë pacientët kanë gur në tëmth dhe mjekohen për stomak.

- Në këto raste, pacientët kanë dhimbje të forta dhe të vjella, temperaturë dhe ethe. Gjithashtu, duhet bërë gastroskopia, për të parë gjendjen e stomakut. Përsa i përket sodës së bukës, ajo nuk duhet përdorur! Po kështu, duhet të shmangni sa të mundeni ushqimet pikante, të skuqurat, pijet alkoolike, si dhe duhanin. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është që duhet të keni kujdes në marrjen e preparateve të tilla siç janë aspirina apo ilaçet për reumatizëm. Këto të fundit e irritojnë shumë stomakun, ndaj takimi me mjekun gastro-hepatolog dhe vendosja e një diagnoze e marrja e mjekimit të duhur do të përmirësonte gjendjen tuaj shëndetësore. në uljen e sekretimit të testosteronit, një hormon ky i rëndësishëm për zhvillimin e djalit.

- Për mua, si mjek, ky është një problem serioz dhe do t’ju kisha udhëzuar të më takonit urgjentisht për të parë nëse është vërtet volum i vogël dhe çfarë pasojash na ka sjellë. Kjo, pasi nëse është e mundur, të parandalojmë pasojat e mëtejshme, të parandalojmë pamundësinë për të realizuar një shtatzani në të ardhmen. Jeni i mirëpritur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.