Si të kujdeseni për veten sipas shenjës së horoskopit?

Intervista - - HOROSKOPI -

Këtë javë do të jeni joshës dhe eksitues. Afërdita gjithashtu i shton romantizëm jetës suaj dhe për këtë, do të bëni përpjekje të dy, jo vetëm ju. Mesazhet që ju jeni përpjekur t’i dërgoni partnerit/es, po japin më në fund efektet e tyre. Edhe në dashuri duhen bërë përpjekje. Në punë, një projekt i madh që po e punoni në grup ju dhuron kënaqësi. Ju pëlqejnë këto përpjekje kolektive me humor të mirë. Kujdes në rrugë nëse i jepni makinës.

Marsi e ka lënë shenjën tuaj, ju do të jeni më të qetë, më të përqendruar te vetja dhe më pak të irrituar. Flini, vërjani veshin asaj që ju kërkon trupi, mos e sforconi veten të bëni atë që s’keni dëshirë. Doni të ndryshoni mobilimin e pamjen e shtëpisë dhe keni plot ide jo të shtrenjta, si të blini një pikturë, jastëkë, etj. Gjithashtu, do të hiqni qafe gjërat që ju rrinë nëpër këmbë prej shumë kohësh, megjithëse kanë një vlerë sentimentale për ju. Lidhja sentimentale është në një situatë të mirë dhe ju do të ndiheni të mbështetur nga partneri/ja.

Marsi hyn në shenjën tuaj dhe shton nivelin e aktiviteteve fizike. Ju do të keni guxim të ngriheni nga gjumi më herët, të bëni ndonjë ushtrim fizik, ose të shkoni në punë më këmbë. Në punë do të keni plot ide interesante dhe risitë ju eksitojnë më shumë se rutina. Disa do të udhëtojnë për arsye pune dhe do të ndihen mirë larg zyrës e rutinës. Kujdes me kurrizin, bëni shtriqje e tërheqje dhe mos hani gjëra me shumë aciditet.

Plutoni dhe Jupiteri ju shtyjnë të jepni më të mirën nga vetja. Kështu, do të ndiheni të sigurt ne vetvete për mundësitë që keni për të arritur suksesin. Mos prisni, por vërini në jetë projektet tuaja. Jeni më në formë Pengojeni veprimin plakës të kohës, rinovohuni dhe ndihuni të freskët, duke pasur si udhërrëfyes planetin e shenjës suaj. Disa hapa të thjeshtë, duke u bazuar te shenja juaj, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim...

(Vijon nga numri i kaluar)

Bricjapi

Mëso të ecësh me trupin drejt, gjë që do të nxjerrë në pah gjoksin. Qëndrimi i mirë i trupit do të të japë menjëherë shkëlqim dhe siguri në vetvete! Këpucët dhe aksesorët janë të domosdoshëm për të të treguar sa më bukur; kjo është karakteristikë e grave Bricjap. Shenja jote ka lidhje gjithashtu me kyçet. Mos ushtro shumë presion te gjunjët e kyçet e këmbës dhe do të dukesh shumë më e çlodhur. Mëso të rrezikosh! Është e njohur thënia: Sa më shumë të rrezikosh, aq më shumë do të fitosh! Mëso të ndjekësh instinktin tënd dhe, jo vetëm që nuk do të humbasësh pothuajse kurrë, por edhe do të shkëlqesh nga vetëbesimi. Mëso paralelisht edhe si të kursesh. Vër disa para mënjanë, sepse burrat i preferojnë gratë që i shtrijnë këmbët sa kanë jorganin dhe që nuk janë dorëshpuara.

Ujori

Bëhu më komunikuese. Mëso t’u tregosh të gjithëve se sa i simpatizon, por edhe të kesh marrëdhënie të mira publike. Fillo me një festë të madhe dhe kujdesu për detajet. Zakonisht, nga nxitimi për t’i bërë të gjitha, lë pas dore disa detaje të vogla, por të rëndësishme... Mëso të kalosh më shumë kohë para pas- qyrës dhe të jesh më vrojtuese. Bëje veshjen tënde pak më të përshtatshme, sipas rasteve. Është mirë të ndjekësh modën, por kujdes se si e aplikon atë në funksion të trupit tënd.

Dikur kyçi i këmbës konsiderohej si një nga pjesët më erotike të trupit të femrës. Kështu, pra, zbukuroje kyçin e këmbës me ndonjë aksesor shik. Ti je shenja më filantropike e zodiakut. Nxirre në pah këtë dhunti që ke. Tregoju të gjithëve se sa i do dhe do të të duan edhe ata njësoj.

Peshqit

Organizoje si duhet jetën tënde. Mos e kalo më jetën duke ndjekur nga pas detyrimet që ke dhe mos i bëj gjithmonë gjërat në minutën e fundit. Nga stresi dukesh gjithmonë e nervozuar dhe aspak në formë. Bazoje pamjen tënde të jashtme te këpucët. Mbushi dollapët me këpucë të bukura dhe të shtrenjta, pavarësisht se rrobat mund të jenë të lira. Këpucët janë gjithçka për ty!

Bëhu pak më përzgjedhëse. Në punë, mëso t’u besosh profesionistëve, jo atyre që hiqen sikur i dinë të gjitha. Rregullo aureolën tënde. Krijo një aureolë të ngrohtë e të dashur rreth vetes dhe do të shohësh se si vështrimet e të tjerëve do të bien drejt e te ti. Mëso edhe t’i besosh një qenieje më të lartë. Si Peshk që je, ke nevojë të kesh një komunikim shpirtëror me Zotin. Pavarësisht se në çfarë feje beson, mësohu ta kesh gjithmonë pranë, me çdo mënyrë. Kështu, do të ndihesh gjithmonë e plotësuar dhe e aftë të arrish edhe gjërat më të pamundura. mendërisht sesa fizikisht, bile mund t’i bëni bisht edhe fizkulturës, duke nxjerrë si pretekst të ftohtin. Joga është e mirë dhe nuk të lodh. Gjithashtu, do të kujdeseni për pamjen e jashtme, sepse keni dëshirë t’i pëlqeni partnerit/es. Është momenti të ndryshoni diçka në të; mbase modelin e flokëve.

Mërkuri hyn në sektorin tuaj të financave, ndaj bëjini mirë llogaritë përpara se të shpenzoni para duke u bazuar tek impulset. Keni vërtet nevojë të blini një divan të shtrenjtë? Eksploroni pra mundësitë e ndryshme pasi do të gjeni zgjedhje të mira dhe jo të shtrenjta, mjafton vetëm të tregoheni të duruar. Një shok/shoqe ka nevojë për ju, por ju do t’i caktoni kufij nëse ai/ajo abuzon me kohën tuaj. Megjithëse ju vazhdoni ta doni, nganjëherë ndiheni të lodhur prej tij/saj.

Mërkuri hyn në shenjën tuaj dhe ju do të ndieni nevojën për t’u afruar më shumë me kolegët e punës. Do të ketë më shumë komunikim dhe do t’i dëgjoni më shumë gjithashtu. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në lidhje. Ju doni që tjetri të shprehet, ju ka ardhur në majë të hundës duke u përpjekur t’i merrni gjërat me mend, doni të dini se çfarë mendon ai/ajo me fjalë e shprehje të plota dhe do ta lini intuitën të çlodhet. Gjithashtu, do të ndiheni shumë krijues këtë javë. Një shok/ shoqe do të afrohet shumë me ju, gjë që nuk e prisnit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.