Erion Isai: Kur nuk ka humor, por horror!

Intervista - - AKTUALITET -

Këtë javë ju ftoj të lexoni një ndër aktorët më të hershëm në “Portokalli”... Jo shumë i madh në moshë, por me një talent edhe përkushtim të admirueshëm, aktor që bën të mundur që çdo fundjavë humori të mos mungojë në familjet tona. Erion Isai është një ndër personazhet më të pëlqyera në “Portokalli”. Përpos rolit si aktor, së fundmi do e shikojmë edhe si skenaristit me kolegun e tij, Bes Kallakun. Këtë sezon ata vijnë me “Biseda shpirtrash”, ku do të mbrojnë një ide të caktuar me të mirat e të këqijat e saj. Në këtë intervistë, Erioni flet më shumë rreth punës, përgatitjeve për sezonin e ri edhe gjithashtu rreth kohës së lirë me familjen. Shprehet se ende ka shumë për të dhënë dhe se ndjekësit e tij nga ai do të kenë gjithmonë humor e jo vulgaritet... Rita Rrjolli: - Përshëndetje Erion, si i kalove ditët pa “Portokalli”? Erion Isai: - Përshëndetje. Ditët para fillimit të “Portokallisë”? Duke punuar për Portokallinë! (Qesh) Dhe, sigurisht me përkushtim familjar që është më se i domosdoshëm para fillimit të sezonit. - Si është një ditë e zakonshme e jotja? - Fillon në Top Channel, me përgatitjen e ideve e materialeve të javës. Pasditja kur është e lirë, me familjen, ose në rast angazhimi, duke punuar për projektet e radhës. - Një ditë ideale për ty... - S’e kam një të tillë, as në mendje, as si utopi. Mundohem t’ia krijoj vetes ditën ideale në çdo ditë, sipas dëshirave të ditës, apo të njerëzve që më rrethojnë. - Këto ishin më shumë ditë pushimi apo pune? - Pune, pa dyshim, por ishte një pauzë e shkurtër për të pasur më shumë pushim sesa punë. - Si e prite fillimin e sezonit të ri? - Me përgjegjshmëri. Jemi një staf në të cilin kërkohet dhe krijohet shumë, nesër është shumë vonë... “E djeshmja është e vjetër”, mendoj që ky slogan i pashkruar, na bën të punojmë fort e të jemi më të suksesshmit në treg prej 13 vjetësh. - Është i lodhshëm rifillimi i sezonit? - Patjetër që është i lodhshëm. E di që perceptimi për punën tonë është se ka vetëm humor dhe alegri, por nuk është dhe aq e tillë, ka një përkushtim dhe lodhje të madhe. - Po emocione, vazhdon të kesh? - Nuk ka artist pa emocione... Nëse do të shuhen ato, s‘ka art. Këtë herë unë rikthehem në një bashkëpunim të vjetër me kolegun dhe mikun tim më të mirë Bes Kallakun, por në një shtrat të ri të asaj çfarë po servirim. Do të sjellim “Biseda shqiptarësh” ku secili do të mbrojë “një llogore” të caktuar, duke numëruar të mirat e idesë së vet e duke sulmuar idenë e tjetrit. Uroj të shijohet nga publiku çdo javë. (Qesh) - Erion, a e ka humori një kufi? - Patjetër, si çdo gjë në këtë botë, ka një kufi. Mendoj se humori nuk duhet të ketë kufij në imagjinatë, në gjetje e në batuatë. Kufirin e ka te vulgariteti, është një limit shumë i hollë ai që e ndan vulgun nga humori. Nuk po flas këtu për një “humor puritanësh” në falsitet, por për kufirin vulgar të rrethanave, situatave, imitimeve apo qëndrimeve ndaj situatave të caktuara. Asnjëherë nuk kam përdorur fuqinë që më ka dhënë skena dhe humori për të cënuar në personalitet, familje, integritet apo për të fyer dikë. Nëse ndodh kjo, nuk është humor, është horror! (Qesh) - Domethënë se ti, mundohesh t’i respektosh këta kufij? - Parimet zbatohen, nuk diskutohen. Këto që sapo ju thashë për mua janë parime dhe mundohem me mish e me shpirt t’i zbatoj në çdo detaj. A i kam shkelur ndonjëherë? Me siguri që po, por asnjëherë si qëllim në vetvete. - Ka pasur momente kur e ke ndryshuar batutën në moment të fundit për të mos ofenduar dikë? - Jo, sepse asnjëherë nuk kam pasur një batutë e cila mund të fyejë dikë. Batutat në skenën e “Portokallisë” nuk i lihen rastësisë, ato kalojnë një sërë filtrash derisa përcillet në skenë, duke filluar që nga skenaristët Vangjel Kozma, Jani Duri, të cilët në bashkëpunim me shkrimet tona e përsosin atë punë. Tek Ilir Muhametaj asistent regjisor, i cili është një bashkëpunëtor i shkëlqyer në këtë filtër e në prodhim dhe në finale, tek Altin Basha, regjisori i “Portokalli”-së, për të marrë dorën finale si produksion. Besoj e kuptoni që gjithë ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë që të ketë një batutë të pamenduar në “Portokalli”. - Humori, ironia edhe e vërteta, a janë deri diku të lidhura me njëratjetrën? - Janë përjetësisht të lidhura.

(vijon ne faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.