Flori, sherr në avion për… Elvanën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Faqja “Vipat e Bllokut” e kthyer në makthin e pjesës dërrmuese të VIP- ave shqiptarë, vazhdon të çudisë. Kuriozë të paduruar se kush fshihej pas faqes që kishte hapur “kutinë e Pandorës”, personazhet e shou-bizzit u sulën për të zbuluar “administratorin”, por nuk qe e nevojshme, pasi ai u vetëdeklarua. Bëhej fjalë për Arben Kasemin, dikur banor në reality shoun “Kafazi i Artë”, i cili që atëherë komentohej për shoqërinë me disa VIP-a të cilët nëse deri dje ishin miq të tij, sot me siguri janë armiq për kokë. Tipi shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë i Arbenit gjatë punës me faqen, i kushtoi edhe kërcënime për jetën dhe duhet të ketë qenë kjo arsyeja që edhe faqja u mbyll. Por duket se Arbeni ecën me shprehjen “është më e fortë se unë”, ndaj edhe të dielën e kaluar, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me emisionin “E Diell”, ai ka zbuluar sherrin e radhës në përpjekje për të bërë “detyrën”. I ndodhur në të njëjtin avion me dy këngëtarë, ai tregoi se ishte konfrontuar fizikisht në avion me këngëtarin, për të dashurën e tij. Pas insistimit të Albanit për të mësuar më shumë për emrat e personazheve në fjalë, ai i ka zbuluar dhe ata janë as më pak dhe as më shumë sesa Flori dhe Elvana. Sipas tij, përpjekja për t’i bërë një foto Elvanës së pagrimuar nuk i ka pëlqyer Florit i cili është kthyer menjëherë në mbrojtësin agresiv të këngëtares. Flori, ashtu si çdo vajzë tjetër edhe Elvana nuk ka lindur e grimuar ndaj një foto pa grim e saj nuk mund të jetë temë sherri. Pastaj, Elvana është e bukur edhe pa grim. Ku qëndron problemi këtu?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.