Rita, ti je?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Po të mos na e sqaronte revista që i ka publikuar këto foto, do të gjenim njëqind justifikime për të thënë që kjo në foto nuk është Rita. Por ja që fakti është fakt! Do të gënjenim po të thonim që nuk u mërzitëm kur e pamë Ritën në këto foto teksa duket qartë që është shumë e dehur duke kërcyer me lëvizje tepër provokuese. Fotot flasin vetë, nuk kanë nevojë për koment, por ajo që do thonim ne është se nuk do të donim të ishte ky mesazhi që ajo përcjell te fansat, veçanërisht tek ata shqiptarë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj që i kanë bërë krenarë këta të fundit. Megjithatë, të gjithë jemi njerëz dhe kemi momentet tona kur lodhjen dhe stresin e akumuluar tentojmë ta largojmë në një mënyrë apo tjetrën. Ndryshimi është se ndryshe nga ne, VIP-at janë ata që janë thuajse 24 orë nën vëzhgim nga një publik i gjerë, në këtë rast mbarëbotëror dhe janë po ata që të kthyer në ikona, merren shpesh si shembuj nga të rinjtë. Ja pse, të zgjedhësh alkoolin dhe sjelljen e shfrenuar, për t’iu larguar mbingarkesës apo trysnisë së karrierës, nuk është mënyra e duhur. “Ajo nuk më befason. Rita i adhuron mbrëmjet private dhe është gjithmonë e para që këndon e vallëzon dhe nëse dikush meriton pushim është ajo, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë duke punuar në projektet e saj muzikore, humanitare dhe emisionet televizive”, ka thënë një mik i saji. Ndërsa ne mendojmë që sjellja e mirë dhe e pranueshme, sidomos në ambientet publike, duhet të jetë kusht në kontratat e tyre të punës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.