Endri Prifti, surpriza e vërtetë në “Your face sounds familiar”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ka qenë një mbrëmje plot surpriza ajo e të martës në siparin e programit “Your face sounds familiar”, në Tv Klan. Personazhe simpatikë, interpretime të veçanta dhe batuta me kripë deri në momentin kur Endri Prifti, një nga pjesëmarrësit, ka humbur kontrollin në përpjekjen për të komplimentuar moderatoren për paraqitjen që sipas tij ishte krejt ndryshe nga një natë më parë. “Dje gjatë provave, me tuta dhe më shkatërrove fare” i është drejtuar ai Alketës, e cila e gjendur përballë këtij reagimi të papritur, ka ndryshuar krejt kursin e bisedës duke mbajtur qëndrim. Tensioni është bërë më i ndjeshëm kur ajo i ka thënë se po fliste përçart dhe nuk ka pranuar t’i japë mikrofonin që të vazhdojë replikën. “Pi më shumë ujë dhe më pak alkool”, kanë qenë fjalët përmbyllëse të Alketës që duket se nuk e pritur aspak mirë këtë dalje nga skenari të këngëtarit. “E megjithatë, ti mbetesh një nga këngëtarët më të mirë”, ka vijuar ajo për ta zhdramatizuar paksa situatën, që në fakt, nuk kishte pse të devijonte në këtë pikë dhe, për këtë, sigurisht, përgjegjësia mbetet jo mbi të dehurin, por mbi atë që është esëll... apo jo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.