Rindizet sherri Noizy-Getoari. Noizy e quan Getoarin Konçita

Intervista - - FACEBOOK VIP -

U duk sikur ishin qetësuar gjakrat mes dy grupeve rivale “Baba Stars” dhe “OTR”. 2 liderët e grupeve, respektivisht, Getoari dhe Noizy, kanë patur edhe konfrontim fizik mes tyre dhe djemve të tjerë; janë sharë, janë ofenduar, i kanë kushtuar diss-a njëri-tjetrit, madje edhe janë rrahur, por pati një periudhë që të dy ngritën flamujt e paqes dhe ranë në qetësi deri të premten e kaluar, kur Noizy, i ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, me dashje ose padashje, e ka ofenduar Getoarin. Teksa Turi e ka pyetur nëse do të ishte e mundur që ai dhe Getoari të takoheshin ndonjë ditë, përgjigjja e Noizyt ka qenë: “Larg qoftë” dhe ka lëvizur nga vendi. Por Turi nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vazhduar me ngacmimet, ndërsa komentet vijuese të Noizyt kanë qenë përkeqësuese me nota ironie. “Kush është ky? Ai me mjekërr? Ai që fitoi Eurovizionin?” është shprehur ai, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për Konçitën. Deri më tani, Getoari ka qëndruar indiferent, duke mos bërë asnjë reagim ndaj ofendimit të hapur të Noizyt. Do të ketë një replikë apo një diss si pasojë e kësaj? Presim…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.