Ja, kush do ta shoqërojë Eneda Tarifën në Eurovizion…

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kur bëhet fjalë për Eurovizionin, ne shqiptarët i kemi të humbura shpresat për kualifikim në tre vendet e para. Që pas përfaqësimit dinjitoz të Anjeza Shahinit dhe pastaj të Rona Nishliut, nuk kemi patur akoma shancin ta shohim vendin tonë të klasifikuar lart. Megjithatë, vazhdojmë ta besojmë atë shprehjen “shpresa vdes e fundit”, duke uruar më të mirën edhe në përfaqësimin e fundit nga këngëtarja Eneda Tarifa. Sapo është publikuar klipi i saj në versionin anglisht, “Fairytale”, por përveç kësaj, kemi zbuluar edhe një detaj tjetër nga përfaqësimi i këngëtares atje. Eneda Tarifa do të shoqërohet në Festivalin Evropian të Këngës nga back vocal-e dhe zëri i dytë i saj do të jetë Venera Lumani. Lajmin e ka konfirmuar pak më parë vetë këngëtarja nga Struga. “Jam shumë e lumtur dhe kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se këtë vit do të udhëtoj drejt Stokholmit, në Suedi për në Eurosong bashkë me super Eneda Tarifën dhe ekipin e këngës “Fairytale”, si zë i dytë”, ka shkruar ajo pasi u ka thënë fansave që ka një lajm të madh për të gjithë. Venera ka ftuar të gjithë dëgjuesit të mbështesin këngën konkurrente të Shqipërisë në Eurosong dhe ftesës së saj i bashkohemi edhe ne, sigurisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.