Erion Isai: Kur nuk ka humor, por horror!

Intervista - - MUZIKE -

Pa të vërtetat s‘mund të ketë ironi dhe pa ironi, s‘mund të ketë humor. Pa humor nuk ka ironi, pa ironi nuk ka të vërteta. - Si e ndan humorin nga banaliteti? - Me profesionalizëm, për t’u ngritur mbi çdo palë, anë e këndvështrim, duke i servirur syrit dhe veshëve të publikut atë që mendja e zemra ua thotë dhe ua do. Megjithëse shumë frazë populiste kjo e fundit, ë? (Qesh) - A bën kompromise për skenën? - Jo... Nuk dua të bëhem “heroi skenës”, por deri tani jo dhe uroj të mos e bëj. Kompromisi me skenën është ta fyesh këtë të fundit. Nëse flasim për kompromis profesional, ku më duhet të luaj diçka që nuk e mendoj, apo nuk është e imja, patjetër. Ky është bashkëpunimi skenik, goja jote do të thotë fjalë të menduara nga skenaristi e trupi yt e mendja jote do të veprojë në bazë të kornizave që kërkon regjia. Ky është produkti. - Kur je 100 % serioz? - Në çdo gjë që bëj, në kuptimin e një pune, apo detyre. - A ka diçka që të bën pafund nervoz? - Moskorrektesa më bën jashtë mase nervoz. Vetë jam dhe mundohem të jem shumë korrekt, megjithëse... në rastin e kësaj interviste s’mund ta them sepse për shkak të punës jua kam shtyrë disa herë. (Qesh) - Absurditeti që ke hasur kohët e fundit? - Politika shqiptare, në çdo hap, në të gjitha krahët e në çdo gjë është absurde. - Përpos “Portokallisë”, me çfarë merresh tjetër? - Aktualisht, po punoj si bashkëskenarist në një one man shovv, të cilin do ta luajë kolegu im Besart Kallaku. Do ta sjellim së shpejti dhe do të jetë, shpresojmë, një produkt shumë i mirë në skenat dhe sallat shqiptare. - Po në teatër, je angazhuar këto kohë? - Përpos projektit të sipërpërmendur, pas tij, shpresoj të sjell në skenë një vepër teatrale si regjisor, por duke mos qenë e konkretizuar, nuk dua të flas për momentin as për vendin, as për veprën, deri në konkretizimin e një marrëveshjeje. - A ka diçka që do ta ndryshoje pas kaq eksperience televizive? - Ka gjithmonë gjëra për të ndryshuar dhe ne mundohemi ta bëjmë këtë gjë çdo javë. Televizioni në çdo sekondë ka nevojë për të reja, për gjëra ndryshe dhe ne këtë mundohemi ta realizojmë. - Cilin e konsideron fansin tënd më besnik? - Nuk i ndaj njerëzit në fansa, por në dashamirës dhe në ndjekës të punës sonë. Mendoj që jemi vend shumë i vogël për këtë ndarje. Dashamirës kam plot dhe jam i lumutr për këtë gjë. - Gjëja më e bukur që dikush ka bërë për ty? - Shumë njerëz bëjnë shumë gjëra për mua. Familja ime është në përkushtim të përditshëm për këtë gjë. Bashkëshortja ime kujdeset shumë në këtë pikë! - Ndihesh i arrirë në karrierën tënde? - Ndihem mjaft mirë, i plotësuar. Jam tepër i vogël në moshë për t’u ndier i arrirë. Planet dhe dëshirat nuk kanë fund... - Si të shkojnë gjërat në jetën personale? - Shkëlqyer. Ndryshime, plane, por çdo gjë e menaxhoj dhe më shkon për fat të mirë. - Një mesazh për të gjithë ndjekësit e tu... - Dua ta mbyll këtë intervistë me shpresën se duke lexuar këta rreshta, të mos ju kem humbur kohë kot. Shprehjen e Çarli Çaplinit “një ditë pa buzëqeshje, është një ditë e çuar dëm” ia dedikoj kujtdo, për të parë në çdo sekondë të jetës së tyre sensin më pozitiv të gjërave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.