Paloma rreh Alinën dhe ndahet nga Brunoja

Intervista - - TELENOVELA -

Alina i telefonon Brunos dhe i kërkon që të shkojë në apartamentin e saj për të biseduar në lidhje me shitjen e disa pasurive. Nga ana tjetër, ajo i telefonon edhe Palomës, me pretekstin se e ka të birin sëmurë dhe se ka nevojë për ndihmën e saj. Alina e pret Brunon e veshur me pizhama dhe duke biseduar, derdh gjoja aksidentalisht kafen mbi të. Alina i kërkon të falur dhe i kërkon që ta heqë bluzën për t’ia larë. Brunoja futet në banjë për t’u pastruar. Në atë moment, duke dëgjuar zërin e Palomës Alina shtrihet në shtrat dhe bën sikur po fle, duke thirrur emrin e Brunos. Kur Paloma futet brenda dhe shikon atë skenë, nuk mund të mendojë gjë tjetër veçse që Alina ka krijuar një lidhje me Brunon. Dyshimi i saj “vërtetohet” kur Brunoja del nga banja gjysëm i zhveshur. E tërbuar, Paloma i bërtet Brunos dhe nis ta rrahë Alinën. Atë natë, pa kërkuar shpjegime për atë që ka parë, Paloma ndahet nga Brunoja. Feliksi mëson pse i ati nuk e ka dashur kurrë Feliksi shkon tek e ëma dhe i thotë se tashmë ka marrë vesh gjithçka mbi vëllain e tij të vdekur, Kristianin. Ajo e përshkruan si një fëmijë shumë të gjallë, që nuk i ka hapur kurrë probleme, ndryshe nga Feliksi, i cili që në shtatzani e ka torturuar shumë dhe që ka lindur me kordonin në qafë. Ajo i rrëfen se ka kaluar vite të tëra në depresion pas vdekjes së Kristianit, derisa vendosi se gjëja më e mirë ishte ta harronte dhe të mos e përmendte kurë atë. Më vonë, Feliksi flet me të atin, të cilit i bën të njëjtën pyetje. Sezari i thotë se Kristiani ka vdekur për faj të tij, pasi po të mos kishte qarë Feliksi, Marsia nuk do ta kishte lënë vetëm Kristianin. Atëhere Feliksi e kupton se prandaj i ati nuk i ka shfaqur kurrë asnjë shenjë dashurie, pasi ai e ka fajësuar gjithmonë për vdekjen e fëmijës së tij më të madh. Sezari ia thotë hapur se, nëse do të kishte patur mundësi të zgjidhte, pa asnjë dyshim do të kishte dashur që Kristiani të jetonte dhe Feliksi të kishte vdekur. Sezari nuk i beson Palomës Kur kthehet në shtëpi, Sezari e gjen Alinën të gjakosur dhe e pyet se çfarë ka ndodhur. Ajo i thotë se Brunoja e ka ngacmuar disa herë, por ajo ka bërë sikur nuk e kuptonte derisa ai ka ardhur ta detyrojë për të bërë dashuri dhe ngaqë ajo nuk pranoi, e ka rrahur. Më vonë, Paloma bisedon me Sezarin dhe i tregon se çfarë ka ndodhur. Ajo përpiqet t’i hapë sytë të atit që të kuptojë më në fund se çfarë gruaje ka, por më kot. Sezari vazhdon të jetë i verbër e të besojë vetëm ato që i thotë Alina, duke menduar se Paloma po përpiqet ta mbrojë Brunon nga burgu. Pilari fton për darkë Xhaksin për t’ua prezatuar së ëmës dhe Luteros. Ky i fundit i kërkon të bëjë shumë kujdes pasi mjeku i ri është shumë ambicioz dhe mund ta dojë vetëm për paratë e saj. Personat përgjegjës për adoptimin e Zhaimitos shkojnë më herët në shtëpinë e Nikos, sipas kërkesës së Amarilisit. Ajo u thotë se Eroni e Nikoja janë ndarë prej kohësh dhe se kanë gënjyer sikur janë bashkë, vetëm e vetëm për të adoptuar Zhaimiton. Kur Nikoja vjen në shtëpi, psikologia i thotë se ai nuk mund ta adoptojë fëmijën. Feliksi paraqitet në një intervistë pune në një ndërmarrje të njohur. Pronari i saj mahnitet kur shikon kurrikulumin e tij, por nuk arrin ta kuptojë se pse ai hoqi dorë nga spitali i familjes. Duke dashur të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje, pronari shkon të takojë Sezarin, i cili i tregon se i biri jo vetëm që është gej, por edhe ka manipuluar disa kontrata të spitalit, duke i hequr çdo mundësi Feliksit për ta fituar vendin e punes. Alina lidhet me Nidon Amarilisi bën sikur i vjen keq para punonjëseve sociale, që nuk duan t’ia japin për birësim Zhaimiton Nikos, por është e kotë sepse Nikoja e kupton se për këtë, fajin e ka ajo. Sezari i thotë Alinës se tani që ajo u zu me Palomën, ai nuk ka ndërmend të duket më në spital. Alina i thotë se nuk ka më kohë për të pritur, por duhet të nisen për në shtëpinë e tyre të re. Persefoni debaton me Danielin, të cilit i thotë se tani e ka mësuar që ai nuk e do ashtu siç është, e shëndoshë. Ajo i kërkon atij që të ikë nga shtëpia. Danieli përpiqet ta bindë se ai nuk dëshiron që ata të ndahen... Nikolasi fajëson Amarilisin se për faj të saj e humbi kujdestarinë e Zhaimitos dhe i thotë Eronit se ka qenë ajo që ka rrëfyer se ata të dy nuk janë më së bashku. Eroni vendos t’i besojë Amarilisit dhe jo Nikos, i cili mbetet shumë i zhgënjyer, por ia bën të qartë se një ditë Amarilisi do ta tregojë edhe para tij fytyrën e saj të vërtetë. Ditë pas dite Alina vazhdon ta helmojë Sezarin me një ilaç që do të bëjë që ai të humbasë pak nga pak shikimin. Nga ana tjetër, ajo nis të takohet fshehurazi me Nidon, me të cilin tashmë ka krijuar një lidhje dashurie. Alina vendos të verbojë Sezarin Brunoja tërbohet kur shikon se Feliksi ka nisur punë në lokalin e të atit. Ai i tregon Denizarit se ka qenë ai që e ka hedhur Paulinën në një kazan plehrash dhe kështu, Feliksi mbetet sërish pa punë. Alina i premton Nidos se nëse do ta ndihmojë për t’i marrë pasurinë Sezarit, do të marrë edhe ai pjesën e tij. Ajo i tregon për prokurën që ia lë të gjithë pasurinë asaj, por problemi është se ajo ndodhet në një kasafortë që ajo nuk mund ta hapë. Në këtë mënyrë, Alina vendos ta çojë Sezarin në atë gjendje sa ai të jetë krejtësisht i varur nga ajo, ndaj vendos që të gjejë mënyrën për ta verbuar. Alina i propozon tezes së saj që të vijë të jetojë me të, pasi në atë kohë Sezari do të ketë humbur shikimin dhe nuk do ta njohë dot. Mamaja e Palomës shkon tek ajo për të folur në lidhje me ndarjen e saj nga Feliksi fillon të shesë hot-dogë me Marsian Pilari kalon një mbrëmje të bukur me Xhaksin, i cili ndërsa e përcjell në shtëpi, e puth. Mazieli i shikon të dy dhe i thotë pronares së tij se ai burrë po e gënjen dhe se është e qartë që po mundohet të përfitojë prej saj. Marsia përpiqet të ngushëllojë Feliksin e dëshpëruar që nuk po gjen dot një punë. Ajo i thotë se jeta e tij nuk mund të ndryshojë brenda një nate dhe se duhet të jetë mirënjohës që nuk kështë në burg, pas asaj që i bëri mbesës së tij. të nesërmen, Feliksi fillon punë duke shitur hot-dogë me Marsian. Një mëngjes, Sezari kupton se nuk arrin të shikojë mirë dhe nuk mund t’i dallojë ngjyrat. Ai nis të vishet, por një dhimbje e madhe koke e rrëzon përtokë. Duke e parë se po humbet shikimin, ai thërret një mjek për të bërë analiza. Pilari e pyet Mazielin se për çfarë e kishte fjalën kur tha se në të shkruarën kishte bërë shumë gabime për të cilat është penduar. Ai i rrëfen se ka qenë ai që e ka provokuar aksidentin e Atilios me Vegën dhe se ka vjedhur Marsian e Atilion... Nr. tel. 0695447502 Adresa: Rr. Haxhi H. Dalliu,

ndërtesa nr 52, përballë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.