Tamana e Ragni, një plan kundër Sakshit

“Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërsa Koshalia dhe Prakashi e përgëzojnë Vinetin për pozicionin e ri në punë, ky i fundit ndihet fajtor për çfarë ka ndodhur. Sakshi vjen në dhomën e Alekut dhe shtrihet në shtratin e tij, ndërkohë që ai është duke fjetur. Aleku zgjohet dhe kur e sheh atë në krahë të tij, nis t’i bërtasë dhe merr ta nxjerrë nga dhoma. Nga zhurma, para dhomës së tij mblidhet e gjithë familja, që e shohin me sa egërsi sillet Aleku ndaj Sakshit e cila vazhdon të shtiret si një engjëll para Vasundrës. Kushi dhe Kavi janë në provim dhe ky i fundit i kërkon kushërirës së tij që ta ndihmojë. Mësuesja, që e sheh skenën, e keqkupton atë dhe duke menduar se është Kushi ajo që po përpiqet të kopjojë, e merr këtë të fundit dhe e çon në drejtori. Ragni e ndjek Alekun fshehurazi deri në dyqanin e akulloreve, ku ai tashmë ka filluar punë... Ragni lumturohet kur shikon se si Aleku e bind menaxherin e lokalit që ta marrë sërish në punë, duke i dhënë një mundësi të dytë. Ajo vendos me veten e saj që të mos i tregojë askujt se ku ka nisur punë Aleku, deri kur ky i fundit të vendosë të tregojë vetë për këtë. Aleku dëgjon bisedën e Ragnit dhe Sakshit në lidhje me çfarë ka ndodhur me Kushin në shkollë dhe që të tre vendosin të shkojnë të flasin me drejtoreshën. Aleku zemërohet kur Kushi, duke u përpjekur të mbrojë Kavin, pranon se ka qenë duke kopjuar. Aleku dhe Sakshi e çojnë Kushin në shtëpi, ndërsa Ragni shkon në familjen Sharma dhe së bashku me të tjerët, përpiqet të mësojë nga Kavi të vërtetën e kësaj që ka ndodhur. Nga ana tjetër, Aleku nuk e mbështet Kushin kur ajo i kërkon ndihmë atij dhe e lejon Sakshin ta dënojë Kushin duke e mbyllur me çelës në depo. Kavi tregon të vërtetën, se ka qenë ai që është përpjekur të kopjojë në provim dhe jo Kushi. Ragni kthehet në shtëpi, por e gjen Kushin të mbyllur në dhomë në errësirë e duke qarë. E tërbuar me këtë sjellje, ajo i bërtet Sakshit dhe Alekut që e ndëshkuan Kushin. Ragni u tregon të vërtetën Alekut, Vasundrës dhe Sakshit. Vasundra e qorton Sakshin për ndëshkimin e Kushit. Aleku, duke u ndier fajtor që nuk i besoi Kushit, nis të qajë dhe mbyllet në dhomën e tij, me qëllimin për të vrarë veten. Ndërsa Aleku përpiqet të vrasë veten dhe askush nuk mund të bëjë gjë për ta ndaluar, Anmoli hyn në dhomën e Alekut nga dritarja e banjës dhe nuk e lejon atë që të bëjë çfarë kishte planifikuar, megjithëse plagoset edhe vetë në përpjekje për të bindur Alekun. Anmoli e bën Alekun të kuptojë rëndësinë e jetës dhe ata të dy pajtohen me njëri-tjetrin. Vasundra ia ndalon Sakshit të shkojë në dhomën e Alekut. Ragni e këshillon Alekun që të bëjë atë që i thotë zemra dhe të mos ndikohet nga të tjerët. Ragni dhe Sakshi nisin të debatojnë për Kushin, por duke parë se sa e vendosur është Ragni për të mbrojtur vajzën e vogël, vendos ta përdorë këtë të fundit për t’u hakmarrë ndaj saj. Ajo e kërcënon Kushin se do të sillet shumë keq me të nëse nuk i bindet asaj për gjithçka. Kavi tregon të vërtetën e Kushit para të gjithë nxënësve në shkollë.

Kushi mbron Alekun para të gjithëve

Kushi së bashku me shoqet e klasës shkojnë për të ngrënë akullore dhe, për habinë e saj, gjen në lokal si kamerier të atin. Aleku është i detyruar t’u shërbejë akullore Kushit dhe shoqeve të saj. Njëra nga shoqet e Kushit nis të tallet me Alekun dhe e fyen atë, por Kushi i del në mbrojtje dhe thotë se është shumë krenare për të atin dhe për punën e tij. Aleku lumturohet kur menaxheri i lokalit, i kënaqur me sjelljen e Kushit, e përgëzon Alekun për vajzën që ka. Kushi dhe Aleku kthehen në shtëpi së bashku dhe të gjithë janë të lumtur kur i shohin ashtu. Kjo skenë nuk i pëlqen aspak Sakshit. Ragni dhe Anmoli janë afruar akoma më shumë së bashku. Koshalia dhe Prakashi ndihen krenarë për Ragnin dhe të lumtur për marrëdhënien e mirë që është ririkrijuar mes Alekut dhe Kushit. Ragni lexon gabimisht një letër dashurie që Anmoli e ka shkruar për të dhe shkon në kopsht, siç shkruante ai në letër. Anmoli nis të ëndërrojë sikur po kërcen me Ragnin në shi. Sakshi shkon përsëri në dhomën e Alekut dhe përpiqet të afrohet me të. Kur ky i fundit i kërkon të dalë jashtë, ajo këmbëngul se e ka grua dhe se vendi i saj është në krah të tij. Atëhere Aleku e nxjerr nga dhoma e tij dhe e mbyll jashtë në ballkon, ku Sakshi e kalon natën në mes të shiut.

Sakshi thotë se shtatzënë është Malti

Vasundrës i derdhet gota e ujit mbi zarfin ku ndodhet ekografia e Sakshit. Ajo e hap për të parë se çfarë kishte brenda zarfi dhe tronditet kur mëson se Sakshi është shtatzënë. Sakshi sëmuret pasi e ka kaluar gjithë natën në shi, por tensionohet kur Vasundra i kërkon Ragnit t’i telefonojë një mjeku. Vasundra i tregon Sakshit raportin e shtatzanisë dhe i kërkon llogari asaj se si Ragni mëson se Malti nuk është shtatzënë Pasi mëson nga e bija se si sillet Sakshi me Kushin, Ragni bën një plan për t’i treguar Vasundrës fytyrën e vërtetë të Sakshit. Ajo i tregon për këtë plan Tamanës, e cila është e gatshme të bashkëpunojë për realizimin e tij. Sakshit ka përgatitur dy gota qumësht me kakao dhe brenda gotës së Alekut ka hedhur ilaç gjumi, me qëllim që të bëjë sikur ka fjetur me të shoqin dhe t’i japë mbiemrin Raxhvanxh fëmijës së saj. Tamana vjen në dhomë dhe e huton Sakshin e cila më pas nuk mban mend se cilën gotë kishte përgatitur për Alekun dhe gabimisht, e pi vetë atë. Kështu, atë e zë gjumi duke u lexuar përralla Kushit dhe Tamanës. Aleku ikën nga shtëpia në mëngjes herët për në punë. Sakshi përfiton nga fakti që ai nuk është aty dhe del nga dhoma e Alekut kur aty po kalon Vasundra, me qëllimin që kjo e fundit të mendojë se tashmë, Aleku e ka pranuar Sakshin. Ragni shkon te mjekja për t’u interesuar për shtatzaninë e Maltit dhe tronditet kur mjekja i thotë se Malti nuk është shtatzënë. Ajo njofton për këtë gjë Anmolin dhe Vinetin, të cilët mbeten pa fjalë. Sakshi vazhdon ta shantazhojë Maltin Sumitra nis t’i shërbejë Maltit, duke menduar se ajo është shtatzënë dhe i kërkon asaj që të tregojë më tepër kujdes për veten. Vineti, i cili tashmë e ka mësuar nga Ragni se Malti nuk është shtatzënë, vendos ta shoqërojë vetë atë në një vizitë te një mjeke tjetër. Malti vizitohet dhe mjekja konfirmon se Malti është shtatzënë. Vineti është i lumtur, ndërsa Malti habitet dhe nuk arrin dot ta besojë atë që po thotë mjekja. Kur shkon në shtëpi, Sakshi i telefonon dhe i thotë se mjekja është paguar nga ajo për ta bërë Vinetin të besojë se ajo është shtatzënë dhe për të larguar dyshimet nga vetja. Malti nis të ndihet akoma më keq nga kjo që po bën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.