Këto 4 sjellje paralajmërojnë divorcin

Intervista - - INTIMITET -

Studimi që ndryshoi konceptin mbi lumturinë e çiftit

Keni qenë ndonjëherë në mes të një debati të nxehtë dhe papritur, personi tjetër nxjerr telefonin e fillon të dërgojë sms? Nëse përgjigjja është “po” dhe kjo ju ndodh vazhdimisht, ne shpresojmë që personi tjetër të mos jetë partneri/ja juaj. Kjo sjellje, një mënyrë e njohur për t’i dredhuar përgjigjes, është një nga katër reagimet që Xhon Gotmani, psikolog i universitetit të Uashingtonit, ka identifikuar si një shenjë e pagabueshme se diçka nuk shkon mirë në lidhjen e një çifti të martuar... jetëvjeçar kërkimesh për martesën dhe divorcin ka theksuar edhe më shumë idenë se divorci është i shoqëruar me sjellje të caktuara negative. Për shembull, në një studim të kohëve të fundit, të bërë me 373 çifte, shkencëtarët kanë zbuluar se partnerët që i bërtisnin njëri-tjetrit, që tregonin përbuzje kundrejt tjetrit, apo u bënin bisht bisedave në lidhje me një problem brenda vitit të parë të martesës, kishin më shumë gjasë të divorcoheshin brenda 16 vjetëve të ardhshëm. Atëherë, cilat janë këto sjellje “apokaliptike” dhe si shfaqen ato në një lidhje?

Përbuzja, një përzierje zemërimi dhe neverie, është më e keqe për lidhjen sesa thjesht zhgënjimi apo negativiteti. Kjo do të thotë ta shohësh partnerin/ en jo si të barabartë, por në një shkallë më të ulët se veten. Vetëm kjo sjellje, shkroi Gotmani në revistën “Business Insider”, është “puthja e vdekjes” për një lidhje. Le të marrim një zënkë të zakonshme që ndodh në çift si, për shembull, blerja e ushqimeve. Kur partneri vjen në shtëpi dhe ju kuptoni se ai ka blerë qepë të njoma në vend të qepëve të thata, e dëgjoni kur ai shpjegon se jeni ju që nuk i keni thënë se ç’lloj qepësh donit? Pasi e mendoni këtë dhe, kur e kuptoni se mbase ai ka të drejtë, kërkoni falje, apo jo? Apo merrni një qëndrim dhe mendoni me vete “Cili idiot nuk e kupton se kur i thua të blejë një kilogramë qepë, duhen blerë të thata?”.

Përbuzja, në këtë rast, tregon se ju e bëni veshin të shurdhër ndaj nevojave dhe emocioneve të partnerit. Nëse ju e ndieni vazhdimisht veten më të zgjuar, më të mirë, ose më të ndjeshëm sesa tjetri, jo vetëm nuk i shihni si të vlefshme mendimet e tij/saj, por, ç‘është më e rëndësishmja, nuk doni ta vini veten në vend të tij për ta parë situatën nga pikëvështrimi i tij/saj.

Ashtu si përbuzja, kriticizmi përfshin faktin që një veprim të tjetrit (diçka që ai/ ajo ka bërë) ta përgjithësosh si një tipar të karakterit të tij/ saj. Le të themi, për shembull, se partneri ka një zakon të keq që ta lërë tasin ku ka ngrënë drithërat gjithkund nëpër shtëpi. Në këtë rast: ju prisni sa ai/ajo të vijë në shtëpi dhe me mirësjellje i sugjeroni që ai/ajo të vërë tasin ku ka ngrënë drithërat në lavaman, apo mendoni me vete “Pse jam lidhur me

Nëse ju vazhdimisht luani rolin e viktimës në zënkat me partnerin/en, mund të jeni fajtor se merrni pozita mbrojtëse. Për shembull, keni vajtur vonë në dasmën e një kushëriri. Jeni ju i pari/ e para që thoni “Nuk ishte faji im!”, kur arrini atje? Apo e mendoni pak para se të akuzoni personin tjetër, duke e kuptuar se mbase ju nuk duhet të kishit bërë dush një orë rresht, kur kishit vetëm një orë për t’u bërë gati?

Të pranosh përgjegjësinë për rolin që ke në një situatë të vështirë mund të jetë pak e bezdisshme, por kjo shpesh pengon shkallëzimin e një situate të keqe, thotë Gotmani. Ai ka zbuluar këtë për çiftet që divorcohen brenda viteve të para të martesës ( kur edhe nivelet e divorcit janë më të larta). “Hyrja në një periudhë negativiteti është si të shkelësh në tokë thithëse. Është e lehtë të hysh, por e vështirë të dalësh”, thotë ai.

Ju e kuptoni kur një zënkë ka gjasë të fillojë. Mund të ndjeni zemrën që ju rreh më shpejt dhe zërin që ngrihet paksa. Por, në momentin që gjakrat nxehen, ju nxirrni telefonin, largoheni, apo thjesht e injoroni partnerin? Bllokimi i një bisede, apo zënke mund të jetë diçka po aq negative për një lidhje, sa edhe përbuzja, sepse kjo pengon rregullimin e një problemi të fshehur. Ne e dimë, të grindesh me partnerin është e kundërta e asaj që t’ia kalosh mirë me të. Megjithatë, këto situata të përkohshme dhe të siklet-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.