Varësia nga Facebook-u, rezultat i evolucionit të trurit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Mijëra vjet të evolucionit të trurit i kanë bërë njerëzit të jenë të varur nga Facebook dhe Twitter. Ky është mendimi i një psikologu. Që prej fillimit të racës njerëzore, truri ynë është zmadhuar gradualisht, por gjërat filluan të ndryshonin 20 mijë vjet më parë. Profesori Brus Hud mendon se kjo ka ndodhur ngaqë ne jemi bërë qenie më shtëpiake. Ai thotë se paraardhësit tanë ishin programuar për një luftë të vazhdueshme mbijetese, por tani ne jemi kthyer në “thashethemexhinj natyralë”, truri i të cilëve ka nevojë të ndërveprojë vazhdimisht me atë të njerëzve të tjerë. Mediat shoqërore na lejojnë ta plotësojmë këtë nevojë në një shkallë më të madhe, thotë akademiku amerikan. “Fakti që shumë njerëz ndjejnë nevojën të ndërveprojnë me shumë njerëz nëpërmjet mediave shoqërore, nuk është kaq befasues, ka thënë ai. Truri ynë ka evoluar që ne të bëhemi kafshë shoqërore. Ç’është më interesantja, ju mund të mendoni se një ekspozim më i gjerë ndaj pikëpamjeve të ndryshme, gjë që e ofrojnë këto media, na bën neve më mendjehapur, por në fakt ndodh e kundërta. Njerëzit janë më të prirur të futen në grupe të vogla në internet, sesa në jetën reale. Ai thotë se njerëzit që futen në grupe fikse, e relaksojnë më shumë trurin e tyre, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë të zgjuarin me të tjerët rreth e rrotull.”, tha ai. Kjo ka shënuar edhe fillimin e “inteligjencës së grupit”, në të cilin njohuritë trashëgohen brez pas brezi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.