Oktapod çomlek me ullinj

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit - 1 oktapod afro 1 kg - 13 qepë mesatare, ose 20 qepujka - 6 thelpinj hudhra - 2-3 lugë uthull balsamike - 3 lugë vaj ulliri - 350 gramë ullinj pa bërthama - 2 gjethe dafine, piper, spec djegës

PËRGATITJA Në fillim qërojmë qepët dhe i ndarjmë në 4-6 pjesë. I vëmë në një tenxhere me 3 lugë vaj dhe i kavërdisim derisa qepa të bëhet e tejdukshme (afro 15 minuta). Më pas shtojmë hudhrat dhe pasi i kavërdisim pak, hedhim oktapodin e larë dhe të prerë në copa të vogla (23 cm). Nuk ka nevojë të hedhim ujë, sepse oktapodi do të lëshojë ujin e vet. Nuk ka nevojë as ta përziejmë shumë. Shtojmë ullinjtë, gjethet e dafinës, uthullën, piperin dhe specin djegës. Mos i hidhni kripë sepse oktapodi ka kripë vetë. E lëmë të ziejë afro 1 orë më zjarr mesatar, derisa oktapodi të zbutet dhe të pijë lëngjet e veta. Nëse nuk zbutet, i hedhim pak ujë. Kjo gjellë mund të shoqërohet me fava (koçkulla), ose me pilaf.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.