Polici dhe kulaku

Intervista - - MËKATE -

Kur zbrisje malin e Trebeshinës për të shkuar në Memaliaj, duhet të kaloje patjetër lumin e Vjosës që ishte i rrëmbyeshëm, por aty ishte një lundër që i kalonte njerëzit nga njëra anë në tjetrën. Kur shkova aty afër, pashë se ishte edhe një polic i cili sapo kishte filluar punën. Donte të kalonte lumin, por s’po ia mbante ta bënte vetë, ndaj iu drejtua njërit që po qëndronte pranë lundrës: Polici: - Ti punon te kjo lundra? Kulaku: - Po. Polici: - Më ço në anën tjetër. Kulaku: - Nuk punon lundra... Polici: - Nuk e sheh që jam polic?! Të më çosh tani menjëherë se të futa hekurat! Kulaku: - Dakord, po të marr në krahë atëhere...

Përshëndetje redaksi e gazetës dhe ju lexues! Unë që po ju shkruaj jam një dyzet e katër vjeçar i vrarë nga jeta në maksimumin e mundshëm. Kam lindur në Burrel, fëmijërinë e kam kaluar në Fushë-Krujë e më pas kam jetuar në Elbasan sepse babai im ka qenë oficer. Kam patur një fatkeqësi qysh në lindje, kam lindur me një problem fizik dhe për këtë arsye s’më ka dashur askush, përfshirë këtu edhe prindërit e mi. Edhe sot më kujtohet ftohtësia dhe indiferenca e mamasë sime kur fëmijët jashtë më shanin sepse u dukesha si përbindësh e ajo nuk reagonte, por qeshte nën zë me një ironi që mezi e mbante që të mos i shpërthente. E thashë më lart që jam njeri i vrarë nga jeta, sepse jetën ta dhuron nëna dhe kur nuk të do ajo që të jep jetën, mendoj se është fundi për një fëmijë.

Megjithëse im atë ishte oficer, mamaja ime ka qenë pa shkollë, siç ishte koha para pesëdhjetë vitesh, kur janë martuar ata. Për një femër mjaftonte që të ishte vajzë e ndershme e për shtëpi. Im atë e mori nga fshati nusen që, sapo ra në qytet, na u bë zonjë e madhe. Unë jam i pari nga fëmijët. Tre vite pas meje mamaja ime lindi një motër e pas shtatë vitesh të tjera, edhe një vëlla. Këta dy të tjerët i lindi sagllam, pa defekte fizike siç isha unë. Unë mbarova shkollën e mesme bujqësore, sepse një si puna ime s’mund të mbaronte shkollë tjetër, motra ime mbaroi shkollën e mesme, ndërsa vëllai i vogël ka mbaruar të Polici hipi në një gur dhe i hipi kaliqafë kulakut. Kështu, ky i fundit, me policin në qafë, u fut në ujë duke ecur ngadalë. “Si e ke emrin? Nga je? Çfarë pune ke bërë?”, nisi ta pyeste polici kulakun gjatë rrugës. Kulaku: - Nuk kam punuar se jam kulak e nuk më fusin në punë. Polici: - Ti je kulak?! Kulaku: - Po... Policit iu kujtua që s’duhet të rrinte me armiqtë e klasës dhe nga frika se mos e hiqnin nga puna, i kërkoi ta lëshonte menjëherë. Kulaku: - Prit, se edhe pak e të nxora në anën tjetër! - Lëshomë more kulaku i m...t! - ia priti polici dhe filloi të rrotullohej sa majtas-djathtas aq fort, sa kulaku s’mundi ta mbante më ekuilibrin, sidomos në një lumë të rrëmbyeshëm e me gurë që kur i shkelje, rrëshqisje, kështu që ra në lumë bashkë me policin. Në atë kohë, unë isha zhveshur dhe e kalova lumin me këpucët në dorë. Në anën tjetër, takova policin dhe e pyeta se pse u rrëzuan. - Nuk u rrëzuam more... - më tha, - po unë sa e mora vesh që ishte kulak, u hodha vetë! Më vonë, polici, nga frika se mos e merrte vesh kryetari i degës Tepelenë, shkoi dhe ia tregoi vetë atë që i ndodhi, por kryetari e hoqi menjëherë nga puna. Megjithatë, lutje mbas lutjesh, policin e rimorën në punë. Mbas nja një muaji, kur po kaloja në Martalloz të Tepelenës, më doli përpara kulaku dhe e pyeta nëse kishte ndonjë mensë ku të haja bukë. Kulaku më tha: - Këtu s’ka, po urdhëro në shtëpi! Ashtu bëra. Kulaku më skuqi një pulë, një tas me kos, gjizë e hudhra të njoma e një dopio raki dhe, të them të drejtën, ajo drekë më shijoi, ndaj e falënderova kulakun e ika. Pas ca ditësh më doli polici përpara e me gishtin ngritur lart, më urdhëroi: - Ti, hajde këtu! Me t’u afruar, më pyeti: - Ke ngrënë bukë te shtëpia e këtij kulakut këtu? - Bukë kam ngrënë, - iu përgjigja, - po nuk e di se është kulak. - Ore, unë të them pse ke ngrënë e ti më thua nuk e dija! - Epo mirë, e paskam dëmtuar ekonomikisht... - i thashë, por polici nuk hiqte dorë nga sjellja e tij prej kapadaiu, duke më pyetur pse kështu e pse ashtu... - Mirë pra, - i thashë - po e nxjerr çfarë kam ngrënë! - dhe bëra sikur po fusja gishtat për të vjellë. - Ik ore, - më tha ai i vështirosur, - ti me nder e ke dhjerë 100 herë e tani dashke ta nxjerrësh! Kështu, u ndava me policin. mirë se sa ndenja, por kur pashë disa komshinj që po vinin, u çova, i përshëndeta e ika. Atë natë mora një furgon e ika te halla. Pas darke asaj i tregova gjysmat e atyre që më kishin thënë, se më vinte turp të thosha që s’më donte mamaja ime. I kërkova të më jepte ndonjë lek borxh.

- Nëse do kesh të më japësh... Nuk të premtoj dot asgjë se kur do të t’i kthej, por do përpiqem sa më shpejt, - i thashë.

Ajo me siguri e pa që kishte ndodhur më e keqja dhe më dha aq para sa të mund të vija në Tiranë e të jetoja për nja dy muaj sa të gjeja ndonjë punë. Por në Tiranë gjithkush e kishte të vështirë të më besonte. Nuk kisha askënd që të thoshte një fjalë të mirë për mua. Kam ndenjur në Tiranë duke ngrënë sa më pak të ishte e mundur, që të ruaja paratë, kam fjetur në cepa pallatesh e në këmbët e urës së Lanës sepse nuk gjeja të merrja shtëpi me qira me aq para sa kisha. Si përfundim, paratë që më dha halla, u mbaruan. Endesha sa nga njëra lagje në tjetrën e nuk gjeja asnjë zgjidhje. Dikur u ndala i lodhur nga uria e nga lodhja. Ndenja tri ditë rresht para një lavazhi. Natën flija në strehën e lavazhit e thoja: “Nëse vdes, të paktën do të më gjejnë të nesërmen në mëngjes”, por ja që s’vdiqa. Në një nga këto ditët e qëndrimit pranë lavazhit, njërit iu prish goma e makinës e unë shkova ta ndihmoja për ta ndërruar që ai të mos bëhej pis. E ndihmuam unë dhe djali i lavazhit...

(vijon në numrin e ardhshëm)

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.