Prindërit nuk më deshën kurrë

Intervista - - MËKATE -

mesmen mekanike. Pra, të tre i ngjamë fshatares mama, asnjëri nuk i ngjau babait që të bëhej me shkollë. Në njëfarë mënyre mendoj se Zoti i dënoi prindërit e mi për mënyrën se si më trajtuan.

Ndoshta juve që po e lexoni historinë e mjerimit tim ju duket sikur unë i kam urryer prindërit e mi, por nuk është ashtu. Unë e di që nuk linda kështu për fajin e tyre, por kaq më kishte shkruar Zoti. I fajësoj ata pse më përbuzën gjithmonë.

Në kopësht kam qenë gjithmonë fëmija që kam shkuar i pari në grup e më kanë marrë prindërit të fundit sepse nuk më donin në shtëpi. Në shkollë më kanë shtyrë e sharë gjithnjë, por asnjëherë prindërit s’e morën mundimin të vinin e të më shoqëronin e të më jepnin zemër të përballesha me të tjerët. Përpjekja e tyre e vetme ishte të më zhysnin në mjerimin tim me indiferencën e tyre.

Kur kam qenë në shkollë të mesme, kisha në klasë çuna që vinin nga fshatrat dhe sigurisht nuk ishin shumë të hedhur si djemtë e qytetit dhe nuk më shanin shumë. Kam edhe një hallë që më ka dashur kështu siç jam. Fëmijët e saj janë të vetmit që më flasin, më ftojnë në dasma e në gëzime. Halla, vajzën e vogël e kishte tre vite pas meje. E mbaj mend që ajo ndalej bashkë me shoqen e saj e më flisnin në rrugë apo në shkollë. Kur kishin orë pushimi, pranonin të rrinin me mua në oborrin e shkollës. Kështu, edhe djemtë e vajzat e tjerë të klasës së tyre filluan të më shihnin ndryshe. Kur kushërira ime ishte në gjimnaz ka qenë e vetmja periudhë që më është ngrohur zemra nga dashuria e njerëzve dhe që më kanë parë si njeri normal.

Siç ju thashë, motra ime ishte tre vite pas meje. Ajo, pasi mbaroi shkollën e mesme, konkurroi për shkollë të lartë, por sigurisht që nuk fitoi se nuk kishte as mesatare e as nuk mësonte dot për konkurs. Nuk di se si, por kur shkoi në Tiranë për të konkurruar, njohu një djalë. Kishin folur aq sa mund të flasin dy njerëz të panjohur, por ai kishte arritur t’i merrte emrin dhe qytetin ku kishte shtëpinë.

Kur ajo u kthye nga konkursi, e dëgjova që tregoi se kishte takuar një djalë që shoqëronte të motrën për të konkurruar edhe ajo. Tha që kishte qenë djalë shumë i mirë, i bukur e vazhdonte studimet për Mjekësi.

- Po ku e more vesh që ishte djalë i mirë? Ti gjysëm ore ke folur me të në oborr të fakultetit, apo, harrova je e zgjuara e mamit?! - i thashë unë.

- Epo, jo të gjithë njerëzit janë gjysmakë si puna jote, - ma ktheu flakë për flakë ajo. Sigurisht, i mësuar me fyerje, nuk më bëri përshtypje. Plaga ime kishte zënë kore qysh në fëmijëri.

Por, doli që ky djali studenti i Mjekësisë na erdhi në qytetin tonë. Ai kishte patur një shok në shkollë të cilin e kish pyetur më parë për time motër e më pas kishte ardhur për ta takuar. Ai erdhi e takoi disa herë motrën time derisa ata vendosën të fejoheshin, edhe pse motra nuk fitoi asnjë konkurs për të vazhduar studimet. Kur në shtëpi mora vesh se do të vinin miqtë e rinj për t’i kërkuar dorën motrës, plasi edhe bomba tjetër.

- Po ti, ku do shkosh? Ti nuk mund të rrish në shtëpi e të të shohin prindërit e djalit - më tha ime motër.

- Si të iki moj? Ku të iki? Po në mos këtë radhë, dikur ata do të më shohin! Pastaj, ti i ke treguar atij që ke një vëlla më të madh, është akoma më shumë turp të thuash që iku e s’deshi të takonte krushqinë e re.

- Posi more! Unë nuk i kam treguar fare për ty! - tha ajo, si pa gjë të keqe.

- Mirë e ka vajza, ik nga halla jote, ajo të do shumë ty, - e ndihmoi ime më.

- Moj, ju të dyja s’më dukeni në terezi... Po në mos më takojnë sot, do të më takojnë mot e në mos më takofshin asnjëherë, dikush do t’u thotë që unë ekzistoj. Nuk mund të më fshihni kështu, kaq turp ju vjen nga unë? Unë nuk kam bërë asnjë turp, kështu më ka falur Zoti e nuk iki asgjëkundi, - u thashë dhe u ula që të mos më dridheshin më këmbët.

- Epo, zot shtëpie jam unë, - tha babai. - Më mirë ik nga halla e rri dy apo tri ditë e ne po themi që je nisur për në Greqi. Ka sa të duash djem të rinj që ikin e s’vijnë më.

- Aha, domethënë të iki të zë ndonjë greminë rrugës për në Greqi? - iu përgjigja.

- Si të duash... në daç zër greminën, në daç shko te halla, po këtu s’të dua kur të vijnë prindërit e të fejuarit tim, - tha ime motër duke më treguar derën me dorë. Nuk më mbajtën më nervat dhe u çova e ia ngjesha një shpullë sa më hëngri krahu, gjë që s’e kisha bërë as me fëmijët jashtë që më shanin gjithë kohën. Në atë kohë, im atë u ngrit menjëherë, më kapi nga krahu e më shtyu për nga dera.

- Atëherë më dëgjo mirë, do dalësh jashtë sot dhe nuk do të kthehesh më këtu, meqenëse të duket vetja i fortë. Boll na e ke nxirë jetën deri më sot, nuk do t’i prishësh fatin edhe vajzës. Ti, - iu drejtua mamasë time, - jepja rrobat e tij për pesë minuta dhe, jashtë! - Dhe kjo fjala “jashtë” ishte tamam me ton ushtarak. Prita në korridor pesë minuta time më që më mblodhi ku kishte dy apo tri kanotiere e mbathje të grisura, dy palë pantallona, një këmishë të larë e një të palarë që e mori në banjë.

- Kaq, s’ke rroba të tjera, - tha dhe hapi derën e jashtme.

Me qesen që e shtrëngoja para gjoksit, unë dola nga shtëpia. Kur zbrita shkallët në katin e parë, u ula një herë që të merrja veten. Nuk e di

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.