Sa zgjat shqyrtimi i dokumenteve shtesë të Lotarisë DV-2016?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje përsa i përket atyre personave që janë përzgjedhur në Lotarinë DV 2016. Procesi administrativ, sipas informacioneve që kam marrë, zgjat 60 ditë, por kam dëgjuar që shpesh refuzohet viza sepse kërkohen dokumente shtesë. Sa ditë zgjat shqyrtimi i dokumenteve shtesë, apo përsëri 60 ditë?

- Në lidhje me pyetjen tuaj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ju bën me dije se aplikantët që kalojnë në proces të mëtejshëm administrativ, njoftohen në ditën e intervistës nga Oficeri Konsullor. Aplikantët do të këshillohen për këtë kërkesë nëse aplikohet në rastin e tyre. Shumica e proçeseve administrative zgjidhen brenda 60 ditëve nga data e intervistës për vizë. Kur kërkohet proces administrativ, koha mund të ndryshojë bazuar në rrethanat individuale të rastit. Përpara se të kontaktoni për të pyetur për statusin e procesit administrativ, ju duhet të prisni të paktën 60 ditë nga data e intervistës apo e dërgimit të dokumenteve shtesë, cilado që është në datën më të vonë.

- Ndërsa përsa u përket aplikantëve të refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit ose për Proces Administrativ, mund t’u kërkohen: 1. dokumentea shtesë ose 2. proces të mëtejshëm administrativ. Për këtë, do t’ju japim një informacion shtesë në lidhje me pikat e lartpërmendura:

1. Kur ju janë kërkuar dokumente shtesë, Oficeri Konsullor do t’ju japë një letër refuzimi ku shpjegohen dokumentet që mungojnë. Vetëm pikat e shënuara me kryq aplikohen në rastin tuaj. Vini re që Oficeri Konsullor mund të përdorë gjuhën shqipe për të shpjeguar dokumentet e kërkuara nga aplikanti dhe gjuhën angleze për të shpjeguar dokumentet e kërkuara nga peticioneri apo sponsori. Ndaj, mund të duhet që ju t’i dërgoni peticionerit një kopje të fletës së refuzimit me faks apo email. Rekomandohet që ju t’i mblidhni të gjitha dokumentet dhe t’i dërgoni njëherazi në Seksionin Konsullor me anë të DHL-së, përndryshe rasti juaj mund të marrë më shumë kohë për t’u shqyrtuar. Pasi dokumentet të kenë mbërritur, rasti juaj do të shqyrtohet nga Oficeri Konsullor dhe ju do të njoftoheni për hapat e mëtejshëm. Nëse rasti juaj është i plotë nga ana dokumentare, ju do të njoftoheni të dërgoni pasaportën tuaj me anë të DHL- së. Nëse ka akoma dokumente që mungojnë, do t’ju dërgohet një letër e re refuzimi dhe rasti juaj do të mbetet i refuzuar derisa ju të sillni të gjitha dokumentet e kërkuara. Vini re që pas një afati të caktuar kohor pa përgjigje nga ana juaj (një vit për vizat emigruese), kërkesa juaj për vizë emigrimi mund të anullohet.

2. Nëse kërkohet proces i mëtejshëm administrativ për rastin tuaj, ju do të njoftoheni në ditën e intervistës nga Oficeri Konsullor. Aplikantët do të këshillohen për këtë kërkesë nëse aplikohet në rastin e tyre. Shumica e proceseve administrative zgjidhen brenda 60 ditëve nga data e intervistës për vizë. Kur kërkohet proces administrativ, koha mund të ndryshojë bazuar në rrethanat individuale të rastit. Përpara se të kontaktoni për të pyetur për statusin e procesit administrativ, ju duhet të prisni të paktën 60 ditë nga data e intervistës apo e dërgimit të dokumenteve shtesë, cilado datë më e vona që mund të jetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.