Vërtet shkaktojnë tumor rrezet për tharjen e xhelit të thonjve?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë që i bëj thonjtë shpesh me pedikyr, xhel apo tipsa. Dua të di, a janë të dëmshme rrezet që përdoren për të tharë tipsat apo xhelin? Diku kam dëgjuar se ato mund të shkaktojnë edhe tumor... E vërtetë është? - Kemi folur edhe më parë mbi këtë temë, por duke qenë se ju e shtroni një pyetje të tillë, po ju themi se sipas një kërkimi shkencor nga dermatologë specialistë, është arritur në përfundimin se në fakt, rrezet që përdoren për të tharë xhelin ose furrat e vogla me rreze ultravjollcë, janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi. Llampat me rreze të tilla shkatërrojnë qelizat e lëkurës ashtu siç bën edhe solariumi dhe nuk rekomandohet të teprohet aplikimi i kësaj metode. Ajo mund të përdoren gjer në 4 herë në vit. Më shumë do të ishte goxha e rrezikshme. Ka raste që kanë pësuar tumor në duar për shkak të manikyrit me rreze UV. Megjithatë nëse nuk i rezistoni dot bërjes së thonjve të paktën përdorni masa mbrojtëse: duhet të keni patjetër krem kundër diellit, këshillojnë doktorët, të cilët shtojnë se këto furra nuk mund të gradohen, si pasojë, gratë nuk e dinë sa rreze marrin prej tyre. Kjo i bën këto furra jashtëzakonisht të rrezikshme. Veç të tjerash thonjtë me këtë lloj manikyri, bëhen akoma më të brishta dhe rripen më lehtë. Gjithsesi, kur të shkoni për t’i bërë, përdorni krem mbrojtës mundësisht me faktor mbrojtës sa më të lartë. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.